headerphoto

TË GODASËSH 'TOPIN E LAKUAR'

MANNA E SË HËNËS
27 Maj, 2013

Nga Robert J. Tamasy

Para vitit 1950 bejsbolli ishte eksluzivisht një sport amerikan. Shpesh për të thuhej se ishte "argëtim kombëtar". Pas Luftës së Dytë Botërore bejsbolli u bë artikull eksporti. Ushtarët amerikanë të dislokuar në Japoni e Kore e futën bejsbollin edhe në këto vende. Dalëngadalë ai u përhap në Amerikën Latine dhe në një pjesë të Europës. Sot është një lojë që luhet në shumë vende të botës.

TË KALOSH KOHËN DUKE QENË VIZIONAR

MANNA E SË HËNËS
20 Maj, 2013

Nga Jim Mathis

Një nga të vërtetat më tmerruese të jetës është fakti se sa shpejt kalon koha. Fëmijët rriten dhe prindërit plaken "në sekondë". Ndjehesh i shokuar kur papritur kujtohesh se vajza e vogël e mikut tënd paska 12 vjet që është martuar dhe se makina jote "e re" i ka mbushur të 8 vjetët. Ti e fillon punën në një kompani si djalë ose vajze e re dhe, para se ta kuptosh edhe vetë, del se na paskeshin kaluar 15 vjet dhe tashmë quhesh veteran i kompanisë.

KURAJO NË VENDIN E PUNËS

MANNA E SË HËNËS
13 Maj, 2013

Nga Robert J. Tamasy

Për shumË njerËz pasja e një vendi të sigurtë pune dhe e njË të ardhure të mjaftueshme është shqetësim kryesor. Në ekonominë e sotme botërore, që është krejt paqartësi e luhatje, të kesh një punë të sigurtë është bekim. Prandaj shmangu nga cdo gjë dhe nga çdo fjalë që mund të venë në rrezik vendin tënd të punës. Nuk ke pse i bie murit me kokë.

TË RUASH BESIMIN NË KOHË FATKEQËSIE

MANNA E SË HËNËS
6 Maj, 2013

Nga Rick Boxx

Te praktikosh besimin tënd në botën e sotme, të kapur nga biznesi, ku besohet vetëm te ajo që shikohet, është shumë e vështirë. Besimi është edhe më i vështirë për t'u "besuar" në kohë fatkeqësish ekonomike. Këtë të vërtetë ma kujtoi një rast mashtrimi me çështje pronash që ndodhi kohët e fundit.