headerphoto

TË UDHËHEQËSH ME URTËSI

MANNA E SË HËNËS
Për përsosjen e moralit
Janar 31, 2011
SHALOM MEDIA

Nga Rick Boxx

Shumica e drejtuesve kryesorë të bizneseve kanë rreth vetes këshilltarë të cilët iu paraqesin idetë dhe trendët më të fundit të të bërit biznes. Por trendët vijnë dhe shkojnë duke zëvendësuar njëri tjetrin me shpejtësi, gjë që tregon pikërisht mos qëndrueshmërinë e tyre. Të qëndrueshëm mbeten vetëm konfuzioni dhe praktikat e dyshimta të të bërit biznes, të cilat nuk e kanë kaluar sprovën e urtësisë shekullore të mendimit njerëzor.

Wes Cantrell (Ues Kentrëll), ish drejtuesi më i lartë ekzekutiv i një kompanie me buxhet prej 14 miliardë dollarësh, e cila prodhon makina fotokopjuese që shiten në të gjithë botën, ka pasur mundësi të pakufizuara për të venë në jetë të tilla ide dhe trende novatore.  Por ai ndoqi një rrugë krejt tjetër. Duke folur në një takim biznesmenësh, Cantrell bëri një pohim të cilin disa prej dëgjuesve mund ta kenë perceptuar si të çuditshëm. Ai tha se parimet e biznesit dhe stili i tij menaxhues buronin nga Dhjetë Urdhërimet.

Në vend që të bazohej në praktika biznesi që ndryshojnë sipas erërave të kohës, ai pati aftësinë që ta drejtonte kompaninë në mënyrë të qëndrueshme duke vënë në jetë “urdhërime” të cilët i kanë rezistuar sfidave të panumërta të mijëvjeçarëve. Në Psalmin 119:98-99 mësojmë kështu, "Urdhërimet e tua më bëjnë më të mençur se armiqtë e mi, sepse ato janë gjithnjë me mua. Kam më tepër zgjuarsi se pleqtë sepse respektoj urdhërimet e tua."

Dhjetë Urdhërimet shfaqen në dy vende në Testamentin e Vjetër të Biblës, te Eksodi 20:1-17 dhe te Ligji i Përtërirë 5:6-21. Tre urdhërimet e parë kanë të bëjnë me marrëdhëniet e njeriut me Perëndinë; shtatë të tjerët përmbajnë parime që mund të zbatohen shumë mirë në çdo mjedis biznesi. Urdhërimi i katërt, p.sh. na udhëzon që të respektojmë ditën e Shabatit. Me fjalë të tjera, ai na kujton se po të punojmë natë e ditë pa pushim, pa bërë asnjë çlodhje, ne do të sfilitemi si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Askush prej nesh nuk ka problem me shumicën e urdhërimeve. Më të vështirët janë ata urdhërime që kërkojnë në mënyrë ekskluzive vetëm adhurim dhe bindje ndaj Perëndisë. Për ateistët dhe agnosticistët këto urdhërime përbëjnë pengesa të pakapërcyeshme. Por Shkrimet  e Shenjta na japin edhe motivimin për t’iu bindur rregullave të Perëndisë: “Kini kujdes të zbatoni në praktikë të gjitha urdhërimet që po ju jap sot, me qëllim që të jetoni, të shumoheni dhe të pushtoni vendin që Zoti u betua t’ua japë etërve tuaj” (Ligji i Përtërirë 8:1).

Çfarë do të ndodhte në rast se një konsulent si ata që u përmendën më sipër do të vinte në zyrën tënde dhe, me bindje të plotë, do të të thoshte, “Në rast se zbaton ato që të them unë, biznesi yt do të fuqizohet dhe begatohet dhe ti do të përjetosh një sukses të paparë.” A nuk do të uleshe të paktën e t’i merrje në shqyrtim rekomandimet e tij dhe të shikoje nëse ato përputheshin me misionin dhe traditën e kompanisë tënde?

Por këtu del edhe problemi. Javën tjetër, muajin tjetër ose vitin tjetër, dikush tjetër do të të trokasë në derë me premtime të ngjashme duke pretenduar se rekomandimet e tij janë më të mirat në botë. Ashtu është. Trendët dhe teknikat vinë e shkojnë si në botën e biznesit ashtu edhe në fusha të tjera të jetës. Por ndryshe nga ato, Dhjetë Urdhërimet kanë qenë prezentë prej mijëra vjetësh dhe mbetën të patundura si udhëheqje për veprim në punë e në jetë.  

Të drejtosh një organizatë biznesi kërkon urtësi mendimi. Në qoftë se do të kesh avantazh ndaj konkurrentëve, duhet të kesh mençurinë që ta kuptosh këshillën e Wes Cantrell-it, e cila parakupton studimin dhe zbatimin e Fjalës së Perëndisë, Biblës, në biznes dhe në jetën personale. Në këtë drejtim Dhjetë Urdhërimet janë një fillim shumë i mirë.

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e "Integrity Moments with Rick Boxx," komente mbi çështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i Krishterë. Për të ditur më tepër mbi Integrity Resource Center (IRC), ose për të përcaktuar se në çfarë mase ti vetë i ndjek parimet e Perëndisë në biznesin tënd, provo pa pagesë testin FIRE  në vebsajtin  www.integrityresource.org.

CBMC INTERNATIONAL:  President: Robert Milligan
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
  Për cdo pyetje drejtohuni tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. Sa prej Dhjetë Urdhërimeve mund të mbash mend përmendësh? Në qoftë se ke një Bibël, shfletoje dhe shiko se cili të duket i padëgjuar më parë prej teje.
  2. Çfarë mendon për konceptin e ndërtimit të parimeve të biznesit mbi bazën e Dhjetë Urdhërimeve? Shpjegoje përgjigjen.
  3. Disa ekspertë janë të mendimit se nuk është e thënë që njeriu të jetë besimtar që të gjejë vlera te Dhjetë Urdhërimet. Shikoji të gjitha me radhë dhe përpiqu t’i perifrazosh në atë mënyrë që t’i përshtaten mjedisit të biznesit tënd. Për shembull, Urdhërimi i Pestë, “Nderoje babanë dhe nënën…” mund të riformulohet kështu: “Ki respekt për autoritetin…” Si do t’i perifrazoje urdhëresat e tjera në mënyrë që t’i përshtatesh traditës dhe misionit të biznesit tënd?
  4. Cili do të ishte ndryshimi në vendin tënd të punës në rast se të gjithë do të binin dakord që t’i vendosnin Dhjetë Urdhërimet në bazën e parimeve të veprimtarisë? Pse mendon se njerëzit nuk do të ishin dakord për ta bërë këtë?  Po ti vetë, si mendon?

SHËNIM: Në rast se e ke Biblën dhe do të deshe të lexoje më shumë në lidhje me këtë temë, drejtoju pasazheve si më poshtë:

Ligji i përtërirë 6:1-9; Mateu 22:36-40; Gjoni 13:34-35; 1 Gjoni 2:7-8, 3:11-24

TË MOS TUNDOHEMI

MANNA E SË HËNËS
Për përsosjen e moralit
Janar 24, 2011

 

Nga: Robert J. Tamasy

Është e pamundur të mbyllim sytë para asaj që po ndodh mjaft shpesh këto kohë: liderë të njohur, politikanë, drejtues të biznesit, figura të sportit madje edhe klerikë që kryejnë akte në kundërshtim me etikën ose që përfshihen në skandale të mëdha. Dridhemi kur  dëgjojmë të tilla gjëra dhe me ankth pyesim veten se deri ku mund të shkohet kështu.

SHTATË SEKRETET E SUKSESIT

MANNA E SË HËNËS
Për përsosjen e moralit
në punë e në jetë
Janar 17, 2011
SHALOM MEDIA

Nga Rick Warren

Ka shumë tregues për ta përcaktuar atë që quhet sukses: pozitë shoqërore, pozitë administrative, gradime, para etj. Por një nga treguesit më të rëndësishëm të suksesit është aftësia influencuese d.m.th. ndikimi që individë të caktuar ushtrojnë mbi njerëzit rreth tyre në punë, në komunitet ose në familje. Çfarë ndryshimi sjellin ata në jetën e të tjerëve?
Në këndvështrimin historik dhe shpirtëror vihet re se të paktë kanë qenë ata si apostulli Pal që kanë pasur ndikim tek të tjerët nëpërmjet mënyrës se si e kanë jetuar jetën e tyre. Jeta e Palit përshkruhet në Testamentin e Ri të Biblës ku tregohet se, nga fund i saj, Pali, megjithëse shumicën e udhëtimeve i bëri më këmbë, ishte shumë efektiv në përhapjen e besimit të krishterë nëpër të gjithë Perandorinë Romake. Mendoni se sa shumë volum pune do të kishte kryer ai në rast se do të ishte i pajisur me telefon celular ose me faks! 

LLOJET DHE NIVELET E PËRKUSHTIMIT

MANNA E SË HËNËS
Për përsosjen e moralit
në jetë dhe në punë
Shalom Media
Janar 10, 2011

 

Nga: Jim Mathis

Përkushtimi matet me nivele dhe ata ndryshojnë midis tyre. Analogjia ime e preferuar për të ilustruar ndryshimet bëhet me vezët dhe proshutën që përgatis në mëngjes. Për pulat që kanë bërë vezët mund të thuhet se ato janë “të përfshira” në këtë proces, por për derrin, prej mishit të të cilit është prodhuar proshuta, nuk mjafton të thuhet se “është përfshirë”. Ai i është “përkushtuar” me gjithsej përgatitjes së mëngjesit tim!

TË NDËRTOSH NJË BIZNES ME BESUESHMËRI TË LARTË

MANNA E SË HËNËS
Për përsosjen e moralit
në punë e në jetë
Janar 03, 2011

Nga: Rick Boxx

Agjensia Edelman, e cila ka bërë kërkime shkencore për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me tregun global, kohët e fundit përfundoi një studim  ku  një numër njerëzish ftohen të japin mendim mbi nivelin e besimit që ata kanë te drejtuesit dhe kompanitë e tyre.