headerphoto

SIKUR T’JA FILLOJA EDHE NJE HERË NGA FILLIMI

MANNA E SË HËNËS
17 Shtator, 2012

Nga Ken Korkow

Nganjëherë më lind dëshira që të kisha mundësinë që ca gjëra në jetë t’i kisha bërë ndryshe.

Po të mundja vërtet, të parën gjë që do nuk do bëja si më pare, do ishte investimi në kohë dhe para për të marrë diplomën e Masterit në biznes. Nuk diskutohet fakti që Masteri në Biznes dhe Administrim ishte edhe kushti që unë fillova punë për herë të pare, ku unë krijova rrjetin tim të marëdhënieve sociale. Pra Masteri më dha mbështetje e siguri, por ai ka ngjashmëri me diplomën që mori dordoleci në filmin e njohur “Magjistari i Oz-it”. Atij nuk i duhej diploma, por i qe mbushur mendja se i duhej vërtet.

SI E FILLON NJË DITË TË RE?

MANNA E SË HËNËS
10 Shtator, 2012

Nga Robert J. Tamasy

Kur zgjohesh nga gjumi e përgatitesh të shkosh në punë, sidomos të hënave, çfarë të shkon në mëndje? A ndihesh plot entusiazëm dhe dëshirë që të përballesh me sfidat që do të të ofrojë dita? Apo je krejt bezdi e, madje, i frikësuar prej tyre dhe do të deshe më mirë të vazhdoje gjumin se sa të shkoje në punë?

NEVOJA PËR PIKËPAMJE TË QËNDRUESHME E TË PA NDRYSHUESHME

MANNA E SË HËNËS
3 Shtator, 2012

Nga: Rick Boxx

Në shumë universitete dhe kurse me kuadro, pedagogët japin lëndën e etikës në biznes sipas një këndvështrimi që përkufizohet si “relativizëm moral”. Thënë ndryshe, ata nuk besojnë në të vërtetën objektive (pra të pavarur nga gjykimi i individit); për ata e vërteta varet nga syri që e shikon atë. Si rezultat i këtij konceptimi, gjithçka që individit i duket e drejtë ka vlerë si e tillë.