headerphoto

PASOJAT NEGATIVE TE “SHPERBLIMIT TE MENJEHERSHEM”

Nga: Robert J. Tamasy
MANNA E SE HENES
Sherbim per komunitetin e krishtere
Qershor 29, 2009
SHALOM MEDIA


Jetojme ne nje bote qe ka per moto “e dua (filan gje) dhe e dua tani”. Me kujtohet kur, vite me pare, me duhej te prisja me dite te tera per te marre me poste nga shtypshkronja bocat e nje reviste qe botoja. Tani, ne menyre dixhitale, bocat te vijne brenda castit dhe, megjithate, perseri gjejme vend per ankesa kur p.sh. e-maili punon disi ngadale.

Sot informacioni kerkohet te jete sa me i menjehershem. Dhe ashtu eshte. S’ka me pritje sa te dale gazeta. Cdo informacion qe na duhet e gjejme ne internet. Tashme jemi mesuar qe, pergjithesisht, kerkesat te na plotesohen shpejt, madje ne restorante nervozohemi kur nganjehere na duhet te presim. Kemi bindjen se e dime mire se cfare duam - dhe e duam tani!.

Sportiste te rinj dhe te talentuar, te etur per te fituar sa me shume para nga talenti i tyre , i shmangen detyrimeve shkollore dhe bejne cmos per te kaluar direkt ne sportin profesionist. Drejtues te larte biznesi nuk investojne me kohen e tyre per ngritje profesionale e morale, por i bien gjerave sa me shkurt duke kaluar keshtu permes kompromiseve etike e morale te paprincipta . Ata duan te kenaqin nevojat dhe deshirat e tyre dhe keta duan ta bejne sa me shpejt.

Kjo eshte nje menyre te menduari e te vepruari me pasoja te renda sepse, per shkak te saj, po tradhetohen hapur vlerat njerezore dhe ato etiko morale te biznesit . Ligjet shkelen gjithnje e me shpesh, por mund te kete edhe kosto te tjera “te fshehura” qe shume prej nesh nuk i vene re.

Njerezit e fiksuar mbas deshires per sukses te menjehereshem nuk e imagjinojne dot se kushdo qe “shperthen” ne biznes, ne art, ne sport e kudo, nuk shperthen ashtu, rastesisht. Sejcili e ka pas ushqyer ne heshtje pasionin e vet, per vite me radhe. Dhe, per shumicen e tyre, keto vite kane pasur me shume deshtime se sa suksese. Celesi i “shperthimit” te tyre ka qene zgjedhja e mos terheqjes dhe vazhdimi me qendrueshmeri ne rrugen e deshiruar.

Qendrueshmeri do te thote refuzim ndaj terheqjes, vendosmeri per t’i qendruar besnik nje endrre te realizueshme, nje misioni apo nje vizioni edhe kur has ne veshtiresi te pakapercyeshme ne dukje. Kjo ka qene karakteristike e perbashket e ekploratoreve , shkencetareve dhe shpikesve te medhenj. Qendrueshmeria, pervec se shoqerohet me kembenguljen, disiplinen, durimin dhe guximin per te triumfuar mbi veshtiresite, prodhon edhe disa produkte anesore, sikunder jane percaktuar ne Bibel:

Qendrueshmeria te kalit karakterin. Ashtu sikunder ushtrimet fizike ndikojne tek muskujt, vendosmeria ndikon tek vetite pozitive te njeriut duke ia forcuar karakterin deri ne pathyeshmeri “Dhe jo vetem kaq, por gjejme kenaqesi edhe ne vuajtje duke ditur qe vuajtja prodhon vendosmerine, vendosmeria pervojen dhe pervoja shpresen" (komentuar prej Romakeve 5:3-4).

Qendrueshmeria forcohet nepermjet besimit. Besimi tek vetja, besimi tek qellimet qe ke dhe - perfundimisht, besimi te Zoti - te japin energjine qe nevojitet per te pasur dhe ruajtur nje qendrueshmeri afatgjate. “…ju e dini se sprova e besimit tuaj sjell qendrueshmeri. Dhe qendrueshmeria te kryeje ne ju nje veper te persosur, pa asnje te mete” (Jakobit 1:3-4).

Qendrueshmeria te ndihmon per te forcuar shpresen. Cfare iu ndodh njerezve kur shohin se nuk iu realizohen gjerat qe prisnin t’u realizoheshin? Shpesh ata i dorezohen terheqjes, braktisin ca plane e fillojne te tjera. Por ndodh edhe qe ata te kapen edhe me fort pas endrave te tyre, te shtyre nga forca e shpreses se, nje dite, ato endra do t’u realizohen patjeter. Dhe kjo e fundit shprehet qarte ne Bibel, tek Hebrejve (11:39-40): “E pra, te gjithe keta, ndonese moren deshmim te mire per besimin e tyre, nuk moren ate qe iu ishte premtuar, sepse Perendia kishte parapare dicka me te mire per ne; qe ata te arrinin ne persosje sebashku me ne.”


Reflektim/Diskutim Pyetje
  1. Si do ta klasifikoje veten ne lidhje me tundimin per “shperblim te menjehershem”? A je nga ata qe shkojne sipas motos “ e dua (filan gje) dhe e dua tani”? Ne qofte se jo, a njeh ndokend qe eshte i tille? Trego se si manifestohet ky lloj qendrimi.
  2. Si e perkufizon ti “qendrueshmerine” ? Ne boten e sotme, te dominuar nga teknologjia, a te duket se “qendrueshmeria” eshte nje koncept i vjeteruar? Pse ose pse jo?
  3. Si e mendon ti faktin se qendrueshmeria ndihmon per te forcuar karakterin e njeriut?
  4. A mendon se qendrueshmeria te ndihmon ne zgjidhjen e problemeve te punes, te familjes dhe te fushave te tjera?

SHENIM: Nese e ke Biblen dhe ke deshire te thellohesh me teper ne kete teme, shiko vargjet si me poshte:
­­­­­­­­­­­­Isaia 26:3, 50:4-7; 2 Korintasve 11:23-30; Filipianeve 1:12-30; 3:12-14

PSE NJEREZVE TE MIRE IU NDODHIN FATKEQESIRA

Nga: Ken Korkow

MANNA E SE HENES
Sherbim per komunitetin e Krishtere
Qershor 22, 2009
Shalom Media


A je perpjekur ndonjehere te shpjegosh – ose te kuptosh – pse njerezve qe duken te mire u ndodhin gjera te keqia? Biznesi u deshton; humbasin punen; kriza te papritura financiare i pllakosin; njerezve te tyre te dashur iu ndodhin semundje, nganjehere edhe vdesin. Dhe pyesim veten: “Pse ky fat i keq te tille njerezve?”

Shumica jone e shikon jeten nen kendveshtrimin e fenomenit “shkak – pasoje”. Po bere keq atehere e peson. Por, kur nuk ben keq dhe e peson? Pervoja me ka mesuar se eshte e pamundur qe te perkoheshmit (te vdekshmit) te kuptojne dhe te shpjegojne pafundesine, por duke kembengulur ne kete pyetje te kahereshme, besoj se Zoti na ka dhene nje analogji qe eshte burim shprese per ta kupuar disi kete bote mbushur me tragjedi, fatkeqesi dhe kaos.

A te kujtohet kur ishe femije dhe nena te conte tek mjeku per kontroll dhe per te bere ndonje vaksine kunder semundjeve te ndyshme? Ndersa infermjerja afrohej me shiringen ne dore, ti hidhje veshtrimin nga prindi me tmerr, mosbesim dhe me ndjenjen se ai te kishte tradhetuar. Mami (ose Babi), pse e lejon ate te me torturoje? Une mendoja se ti me doje shume! Ashtu eshte, prindi yt te do shume, por ti ne ate moshe e kishe te pamundur te kuptoje se ai po vepronte ne te miren tende. Ty te dukej se atij nuk iu behej vone fare per ty.

Ndjenjat jane te natyreshme. Zoti na ka bere te gjitheve me ndenja, por une nuk mund te marr asnje vendim mbi bazen e ndjenjave. Vendimet e mija duhet te bazohen ne te verteten – ne te verteten absolute. Per kete me duhet te keshillohem perdite me fjalen e Zotit, me Biblen, ku gjej frymezim dhe pergjigje per pyetjet e mija, perfshire edhe ate se perse njerezve te mire iu ndodhin gjera te keqia. Me poshte po permend disa mesime nga Shkrimet e Shenjta ne lidhje me kete teme:

Disa nga gjerat e keqia qe ngjasin jane produkt i botes se kalbur ku jetojme. “Dhe dije kete: ne ditet e fundit do te vijne kohe te veshtira, sepse njerezit do te jene egoiste, lakmues parash, mburravece, kokeforte, blasfemues, te pabindur ndaj prinderve, mosmirenjohes, te paudhe, te padhembshur, te papajtueshem, shpifesa, te papermbajur, mizore qe s’e duan te miren ,tradhetare, kokeshkrete, fodulle, defrimdashes me shume se perendidashes, te perendishem ne dukje, por mohues te fuqise se Tij. Nga keta largohu.” (2 Timoteut 3:1-5).

Edhe gjerat e keqia mund te perdoren per mire ne planin hyjnor te Zotit. “Dhe ne e dime se te gjitha gjerat bashkeveprojne per te mire per ata qe e duan Perendine, per ata qe jane thirrur sipas qellimit te Tij” (Romakeve 8:28).

Shkrimet e Shenjta jane burime te pashtershme per te mesuar se si t’i perballojme rrethanat negative ose pozitive. "…qe nga femijeria i njeh Shkrimet e Shenjta, te cilat mund te japin dije per shpetimin me ane te besimit tek Krishti Jezus. I gjithe Shkrimi eshte i frymezuar nga Perendia dhe i dobishem per mesim, bindje, ndreqje dhe per edukimin me drejtesi, qe njeriu i Perendise te jete i perkryer, teresisht i pajisur per (te kryer) cdo veper te mire.”(2 Timoteut 2:15-17).

Je i inatosur? Je i trembur? Dyshues ndaj Perendise? Thuaja Atij. Kete njerezit e quajne “lutje”. Pastaj degjo pergjigjen e Perendise. Ai do te te flase ty nepermjet “buletinit te tij te dashurise” qe eshte Bibla.

Ti mund te jesh nga ata qe thone, “E kam provuar fene, besimin, dhe nuk me ben pune.” Po, po. Ti mund te kesh provuar te besosh, gje qe ne thelb do te thote te jesh perpjekur te besh mire per te kenaqur Perendine, por ne se e ke lene me aq, ti nuk ke arritur te krijosh mardhenie personale me Zotin – nepermjet Birit te Tij, Jezu Krisht. Pikerisht ne kete maredhenie mund t’i kishe gjetur pergjigjet qe kerkon.


Reflektim / Diskutim Pyetje
  1. A e ke bere ndonjehere pyetjen, “Pse njerezve te mire iu ndodhin fatekeqesira?” Nese po, cila ka qene pergjigja tipike qe ke marre?
  2. A te ndihmon analogjia me femijen qe cohet tek mjeku per kontroll e vaksinim per te kuptuar se pse gjerat, ne dukje te keqia, mund te jene per mire? Pse ose pse jo?
  3. Ne pervojen tende, a ke perjetuar gjera te keqia ne dukje qe, ne fund te fundit, te kane dale per mire? Shpjegoje sa me gjeresisht pergjigjen..
  4. Ne jeten e perditeshme shume gjera i kemi jashte kontrollit tone. Si ta gjejme shpresen, paqen dhe sigurine kur nuk nuk e dime se kur mund te na ndodhe “ e keqja” e radhes?

SHENIM: Ne se e ke Biblen dhe kerkon te thellohesh ne kete teme, shiko si me poshte:

Isaia 26:1-4, 40:31, 41:10: Jeremia 29:11-14, 33:2-3; Romakeve 8:35-39

VLERAT E BASHKEVEPRIMIT ME TE TJERET

Nga: Rick Boxx

MANNA E SE HENES
Sherbim per komunitetin e Krishtere
Qershor 15, 2009
Shalom Media


A ju ka ndodhur te luani ne nje ndeshje futbolli apo basketbolli ku dikush prej shokeve te skuadres e ka “monopolizuar” topin duke mos u a pasuar ate te tjereve ne kohen e duhur? Ne keto raste, pavaresisht se lojtari ne fjale mund te jete shume i afte, shoket e skuadres reagojne duke mos i dhene me top. Keshtu ai mbetet relativisht i izoluar dhe pak i jepet mundesia te shfaqe talentin e tij. Ne fund te fundit, jo me kot jemi pjese e nje skuadre! Fitorja nuk arrihet i vetem!

Ne menyre te ngjashme me ate qe thame me siper, kultura e punes e disa kompanive i ve aq shume rendesi rolit te individit sa, per hir te tij, shpesh sakrifikohen objektivat e nje grupi te tere. Kjo con ne deshtim. Ne vend qe te punojne se bashku me koleget, keta “yje” kane tendencen qe ta fokusojne vemendjen vetem tek vetja e tyre. Ata perpiqen te shtojne perfitimet e tyre individuale ne kurriz te “shendetit” te pergjithshem ekonomik dhe moral te kompanise

Bizneset e sukseseshme dine te gjejne drejtpeshimin e duhur midis rolit te individit dhe bashkevepimit te tij me te tjeret. Ato vene ne plan te pare vlerat e grupit dhe nxisin individed qe te kontribuojne maksimalisht brenda grupit. Megjithese i japin vendin e duhur talentit dhe aftesive te cdo individi, biznese te tilla nuk lejojne kurre qe individi te vere interesat e tij mbi interesat e grupit sepse nje gje e tille con patjeter ne deshtimin e ketij te fundit.

Idete mbi punen ne grup dhe mbi bashkeveprimin ne pergjithesi nuk jane fort te reja. Aspekte te tyre i hasim pothuase ne cdo epoke te shoqerise njerezore. Edhe Bibla, si nje permbledhje shkrimesh te perpunuara gjate disa mijra vjeteve, shpesh i afirmon qarte vlerat e punes ne grup. Ja se cfare thuhet ne disa parime biblike te nxjerra nga Libri i Predikuesve ne Testamentin e Vjeter:

Edhe njeriu me i fuqishem ka nevoje per mbeshtetjen e te tjereve. Drejtuesi e nje kompanie merr shumicen e lavderimeve kur biznesi ka sukses, ashtu sikunder merr mbi vete edhe shumicen fajeve kur biznesi deshton. Por edhe drejtuesi me i zot nuk mund ta beje punen i vetem. Ai nuk mund t’i kete kurre te gjitha aftesite per te permbushur te gjitha detyrat qe duhen plotesuar. “Dy vlejne me shume se nje i vetem, sepse kane nje shperblim te mire per mundin e tyre" (Predikuesit 4:9).

Puna ne grup iu mundeson njerezve qe te rimarrin veten nga deshtimi. Askush nuk eshte tere kohes i suksesshem. Ne fakt, shumica prej nesh me shpesh deshton se sa ka sukses. Por, kur deshtojme, kur rrezohemi dhe prane kemi grupin, atehere dikush te jep doren e te ngre, te shkund pluhrin dhe, duke te ndihmuar qe te kuptosh se ku te ka caluar puna, te inkurajon qe t’i futesh serisht sproves. "Ne se rrezohet, njeri ngre tjetrin; por mjere ai qe eshte vetem dhe rrezohet, sepse nuk ka njeri qe te ngreje!" (Predikuesit 4:10).

Puna ne vetmi ka rendiment te ulet. Puna e izoluar ta ul shume efektivitetin sidomos ne zgjidhjen e detyrave qe kerkojne krijimtari ku nje bashkesi mendjesh mund te gjejne zgjidhje te atilla qe nje individi te vetem nuk mund t’i shkojne kure ndermend. “Diskutimi krijues”, qofte edhe i ashper, nxit per produktivitet maksimal mendjen e gjithesjcilit qe merr pjese ne kete diskutim. “Keshtu gjithashtu ne se dy veta flene bashke, ata kane mundesi te ngrohen; por ai qe eshte vetem, si do t’ja beje te ngrohet?” (Predikuesit 4:11).

Bashkeveprimi prodhon nje force krijuese qe kurrsesi nuk mund ta ushtrojme individualisht. Nje kale i vetem eshte ne gjendje te terheqe nje ngarkese te caktuar, por dy a me shume te tille mund te terheqin se bashku shume me teper. Kjo vlen edhe ne boten e biznesit ku shume prej sfidave qe kemi perpara nuk perballohen ne vetmi. “Ne rast se dikush mund te mposhte ate qe eshte vetem, dy veta mund t’i rezistojne; nje litar tresh nuk keputet aq shpejt” (Predikuesit 4:12).


Reflektim/Diskutim Pyetje

1. Ne mjedisin ku ti punon, preferon te punosh ne menyre te pavarur apo te pelqen te marresh pergjegjesi ne kuadrin e nje grupi? Shpjegohu ne pergjigjen tende.

2. Perpara se te lexoje kete “Manna te se Henes”, a ia kishe idene koncepteve te ndervartesise dhe bashkeveprimit? Sipas teje, cilat jane perfitimet me kryesore nga puna ne grup?

3. Duke e pare kete ceshtje nga nje kendveshtrim tjeter, cilat jane avantazhet e te punuarit ne menyre individuale – te pakten per nje pjese te kohes?

4. A mund te sjellesh ndonje rast kur e ke ndjere personalisht se puna ne grup ka pasur vlere te madhe? Mundohu te shpjegosh rrethanat konkrete ne te cilat je gjendur ne ate rast.



SHENIM: Nese e ke Biblen dhe deshiron te thellohesh ne kete teme, lexo pasazhe si me poshte:

Fjale te Urta 27:17; 1 Korintasve 12:12-31; Efesianeve 4:1-5,11-16; Filipianeve 2:1-4

KU KA HUMBUR NDJENJA E PERGJEGJESISE?

Nga: Robert J. Tamasy

MANNA E SE HENES
Sherbim per Komunitetin e Krishtere
Qershor 7, 2009
Shalom Media

Jo shume kohe me pare ne blogun tim (www.bobtamasy.blogspot.com) kam shkruar mbi temen e “ndjenjes se pergjegjesise ne pune”. Ne kete Manna te se Henes desha t’i rikthehem kesaj teme sepse me duket teper e rendesishme. Ne bisede e siper me disa biznesmene te rinj ne lidhje me rendesine e ndjenjes se pergjegjesise, nje kolegut tim iu be pyetja se si do ta klasifikonte ai pergjegjesine ne raport me veti te tjera qe kerkohen ne pune. Kjo pyetje doli per shkak se pergjegjesia eshte nje koncept thuajse i panjohur per brezin e biznesmeneve te rinj. Ajo eshte hequr nga programet e tyre shkollore.

Si rezultat i boshllekut social ne fushen e ndjenjes se pergjegjesise personale dhe profesionale, boshllek qe sa vjen e rritet, nuk te habit me moria e skandaleve qe ndodhin ne korporata te ndryshme. Jemi deshmitare te shkeljes se paskrupullt te marredhenive etike; shohim se si disa drejtues te larte i japin vetes shperblime te majme ne nje kohe qe ndermarrjet e tyre perpeliten ne vorbullen e humbjeve financiare, kurse disa te tjere bien pre e deshtimeve morale qe, per nga mesazhi skandaloz qe japin, jane te denja per kryetituj gazetash. Ne nje kohe kur ndjenja e pergjegjesise se larte nuk ka me terren dhe kur dilemat e jetes behen serioze, situata ngjason me ate qe pershkruhet ne Bibel: “Ne ate kohe nuk kishte asnje mbret ne Izrael; sejcili bente ate qe i dukej e drejte ne syte e tij” (Gjyqtaret 21:25)

Kjo thenie e Bibles vlen jo vetem per ndjenjen e larte te pergjegjesise, sjelljet dhe qendrimet korrekte ne pune, por edhe ne ambjentin familjar; ajo vlen per ceshtje te rendesishme ne lidhje me financat personale ose edhe per ceshtje fare te thjeshta si p.sh. menyra e kalimit te kohes se lire. Poeti anglez John Donne (Xhon Don) ka shkruar: “Askush nuk eshte ishull i vetmuar; cdo njeri eshte pjese e nje kontinenti”. Nuk mund t’i konsiderojme si te pavarura vendimet tona morale dhe etike, qofshin keto pozitive ose negative. Ato ndikojne dukshem tek familjet tona, tek miqe, koleget e punes dhe tek vete ndermarrja ku punojme.

Ne te vertete, ne mundemi te jemi te pergjegjshem per aq sa duam te jemi te tille. Disa njerez jane te gatshem te “japin llogari” per aspekte te caktuara, por nuk pranojne te “hetohen” per disa aspekte te tjera. Si rezultat i kesaj amullie morale ne vazhdojme te pezmatohemi tek shohim e degjojme se si drejtues te larte biznesesh bien ne katastrofa etike dhe morale pavaresisht se ne punen e tyre te perditeshme kane pasur nam te mire per ndershmeri dhe korrektese. Kjo ndodh pikerisht sepse njerezit jane te hapur vetem pjeserisht dhe, ne nje fare menyre, i vene pa reference ndaj mesimeve Perendise, kufijte e asaj qe duan te zbulojne nga vetja dhe asaj qe duan ta mbajne te fshehte.

Por, pse u dashka qe ne te lejojme nderhyrjen e te tjereve ne jeten tone? Pse u dashka te japim llogari per mendimet dhe veprimet tona krejt personale? Aresyet jane te shumta dhe qellimi nuk eshte vetem qe te ruhemi nga gabimet. Ndjenja e shendoshe e pergjegjesise na ndihmon ne realizimin e deshires sone (si bij te Perendise qe jemi) per te bere gjithmone e me mire ate c’ka eshte me e mire. Ja se cfare na meson Bibla ne lidhje me ndjenjen e larte te pergjegjesise:

Ajo na ndihmon qe te realizojme qellime dhe plane me vlera. Nuk mjafton vetem te kesh qellime te mira. Njeriut i duhen miq e shoke, sidomos partnere biznesi me ndjenje te larte pergjegjesie. Ata, jo vetem te perkrahin, por edhe te vene para pergjegjesise kur krijon shmangje nga rruga e realizimit te planeve per te cilat keni diskutuar dhe keni rene dakord se bashku. Tek Hebrenjve 10:24 thuhet, “Dhe te kujdesemi per njeri tjetrin, per t’u nxitur per dashuri dhe vepra te mira”.

Ajo na udheheq ne procesin e marrjes se vendimeve te rendesishme. Shpesh vendimmarrja eshte nje proces i thjeshte dhe drejperdrejte, por nganjehere ky proces komplikohet, sidomos kur duhet zgjedhur midis disa alternativave te mundshme. Ne te tilla raste jane partneret me ndjenje te larte pergjegjesie qe na ndihmojne jo vetem per te percaktuar alternativen e duhur, por edhe per te marre ne konsiderate motive te rendesishme e shpirterore e morale. “Planet deshtojne kur nuk ka keshillim, por ato realizohen kur ka nje mori keshilltaresh” (Fjale te Urta 15:22).

Ajo na ruan nga gabimet. Jakobi 5:16 thote: “ Rrefejani fajet njeri tjetrit dhe lutuni per njeri tjetrin”. Por, nuk eshte ceshtja te lejojme te tjeret “te na bejne kontroll”! Ceshtja eshte te dime te shprehim vullnetin tone per te qene te hapur ndaj keshillave qe na ndihmojne per te ruajtur e forcuar integritetin tone moral si ambasadore te Perendise qe jemi. Ne fund te fundit, qellimi nuk eshte te vetkufizohemi me kot, por t’i krijojme vetes mundesi te reja per suksese ne rrugen ku na prin Zoti.


Reflektim/Diskutim Pyetje

1. Kur degjon fjalet “ndjenje pergjegjesie”, cfare mendimesh te lindin, pozitive apo negative?

2. A ke pasur ndonje partner realisht te pergjegjshem, njeri i cili t’i ka dhene keshillat apo mendimet me pergjegjshmeri te plote morale dhe shpirterore? Si e ke perjetuar kete fakt dhe, a do deshe te perseritej? Pse ose pse jo?

3. Ne cilat aspekte do te kishe perfitim ne jete dhe ne pune nga ushtrimi prej teje i nje ndjenje te larte pergjegjesie?

4. Cfare cilesish do te kerkoje qe nje partner ta quaje te pergjegjshem?


SHENIM: Nese e ke Biblen dhe deshiron te lexosh te tjera pasazhe ne lidhje me kete teme, shiko vargjet si me poshte:

Fjale te Urta 11:14, 12:15, 19:20, 19:27, 20:18, 24:5-6, 27:17; Predikuesi 4:9-12

KURRE MOS U DOREZO!

Nga: Robert D. Foster

MANNA E SE HENES
Sherbim per Komunitetin e Krishtere
Qershor 01, 2009
Shalom Media


Shkrimtari Oscar Wilde (Oskar Uajlld) ka thene, “Eksperience eshte emri qe njerezit iu vene gabimeve te tyre.” Megjithese Oskar Uajlldi e ka fjalen tek fakti se njerezit gjithmone gjejne nje justifikim per ate c’ka bejne, thenia e tij ka edhe nje te vertete nga jeta e perditeshme: “Te deshtosh eshte nje mundesi per te nxjerre mesim.”

Eshte e veshtire te pranohet deshtimi aq me teper qe shpesh ky pranim te con ne dekurajim. Kur deshtojme ndodhemi perballe tundimit per t’ju dorezuar ose jo deshperimit. Por deshtimi eshte pjese e jetes sikunder eshte edhe frymemarrja. Me deshtimin duhet te perballemi, te kthehemi aty ku e nisem dhe te fillojme perseri me shpresen se kesaj radhe do te kemi sukses. E, ne mos kesaj radhe, radhen tjeter…

Po ta marresh holle holle, te gjithe kemi perjetuar procesin e” te nisurit nga e para” pas nje deshtimi. Per shembull:

  • Te gjithe jemi rrezuar kur jemi perpjekur te ecim ne femijerine e hereshme.
  • Te gjithe gati jemi mbytur kur mesuam te notojme.
  • Te gjithe kemi pasur veshtiresi kur mesonim alfabetin dhe germezonim fjalet e para.
  • Ne loje te gjithe e kemi humbur njehere topin kur jemi perpjekur ta godasim ate.

Rowland Hussey Macy (Rouland Hasej Mejsi), themeluesi i dyqaneve te para te shumices ne SHBA, deshtoi shtate here para se dyqanet e tij te beheshin te sukseseshme ne New York. Shkrimtarit anglez John Creasey (Xhon Krizi) iu refuzuan 743 here novelat kur ishte i panjohur si shkrimtar, derisa, me pas, arriti te botoje rreth 600 romane.

Cfare qendrimi mban ndaj deshtimit? Terhiqesh i frikesuar se mos peson nje deshtim te dyte apo, me vendosmerine per te riprovuar serisht, mpreh shpaten e kurajos per te care mes veshtiresive duke qene i bindur per arritjen e suksesit?

Degjo kete keshille te cmuar nga shkrimtari Paul S. Rees (Pol. S. Ris): “Perendia i merr deshtimet tona dhe i shnderron ato ne suksese. Ai mund te na e shnderroje friken ne guxim. Ai i tret paragjykimet tona ne dashurine e tij. Ai na shtrin doren e shpetimit edhe kur jemi larg Tij. Ai eshte ne gjendje te na ktheje nga rruga e terheqjes e te na beje te perballojme serisht nga e para ate c’ka na kishte trembur ne fillim dhe te fitojme mbi armikun qe na kishte pergjunjur.”

Nuk jemi vetem. Gjithmone ki parasysh se ne betejat tona te jetes nuk jemi te vetmuar. Shiko se se cfare thone keto fjale te Perendise: “Mos ki frike, sepse une jam me ty, mos e humb, sepse une jam Perendia yt. Une te forcoj dhe njekohesisht te ndihmoj dhe te mbaj me doren e djathte te drejtesise sime” (Isaia 41:10).

Deshtimet mund te na permiresojne si njerez. Te dish te reagosh ne menyren e duhur ndaj deshtimeve eshte dicka me shume se sa thjesht te fitosh guximin qe duhet per te arritur suksesin. Gjate ketij procesi permiresohesh si njeri dhe forcohesh ne karakter. Bibla thote: “Ta konsideroni gezim te madh, o vellezer, kur ndodheni perballe sprovash nga me te ndryshmet, duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qendrueshmeri Dhe qendrueshmeria te kryeje ne ju nje veper te persosur dhe te plote, pa asnje te mete” (Jakobit 1:2-4).

Besimi eshte udherrefyesi yne. Besimi – jo vetem ne veten dhe aftesite tona, por ajo qe eshte me e rendesishme , ne Zotin qe vigjelon mbi ne – eshte vendimtar per suksesin tone ne kete bote te mbrapshte qe duket e prirur vetem per te na gjunjezuar. Ja cfare thote Zoti ne Jeremia 29:11, “Sepse une i njoh mendimet qe kam per ju…mendime paqeje dhe jo te se keqes, per t’ju dhene nje te ardhme dhe nje shprese.”



Reflektim/Diskutim Pyetje

1. A mund te sjellesh ndermend dike si puna e biznesmenit Macy dhe shkrimtarit Creasey, i cili te kete deshtuar disa here me rradhe perpara se te arrinte suksesin? Cfare mund te mesojme nga njerez si keta?


2. Si reagon ti kur ndodhesh perballe nje deshtimi? Tundohesh per t’ja dorezuar veten ndrojtjes dhe deshperimit apo motivohesh per t’ja filluar me guxim nga e para. Shpjegoje pergjigjen.

3. Eshte thene se deshtimi eshte mesues me i mire se suksesi. A je dakord me kete thenie? Nese po, a mendon se keshtu eshte me te vertete?

4. Sipas pervojes tende, cfare roli (nese ka ndonje rol) luan besimi ne aftesine per te perballuar deshtimin?


SHENIM: Nese e ke Biblen dhe deshiron te shohesh edhe pasazhe te tjera ne lidhje me kete teme, referoju vargjeve si me poshte:

Jozueu 1:8; Isaia 40:31; Luka 18:1-8; Romakeve 5:3-5; 1 Korintasve 15:58; Galatianeve 6:9; Filipianeve 3:12-14