headerphoto

PROBLEMET QË DALIN KUR TË VENDOSIN NË PIEDESTAL

MANNA E SË HËNËS
30 Maj, 2011
Shalom Media, Tiranë
.   

 

Nga Robert J. Tamasy

Kush janë heronjtë tanë – ata njerëz të cilët ti i admiron pa masë, ata individë të cilëve do të deshe t’u ngjasoje?

Të gjithë kemi njerëz që i respektojmë, burra dhe gra që,  për nga niveli i tyre i lartë moral dhe profesional, janë të denjë  për t’u imituar. Por me heronjtë ka një problem: ashtu si ne, ata janë njerëz dhe, si të tillë, nganjëherë bëjnë gabime, të cilat fillojnë që nga mos vlerësimi i duhur i situatave e shkojnë deri në sjellje brutale. Kur ndodhin të tilla gjëra, ne ndjehemi të zhgënjyer e madje të tradhtuar prej tyre,  për shkak se ata (heronjtë) nuk e kanë plotësuar deri në fund pritshmërinë tonë.

ASORTIMENTE PËR NJË FORMULË FITUESE

MANNA E SË HËNËS
23 Maj, 2011
Shalom Media

 

Nga Jim Lange

Një e vërtetë e padiskutueshme jetësore – sidomos në biznes dhe në botën profesionale – është fakti se “disa gjëra ndodhin vetvetiu”, pa ndonjë arsye të dukshme dhe në mënyrë krejt të pashpjegueshme. Për shembull:

‘KAPE DITËN’ – FILLO QË SOT!

MANNA E SË HËNËS
16 Maj, 2011
Shalom Media
Nga: Robert D. Foster
Në filmin “Shoqëria e Poetëve të Vdekur,” aktori Robin Williams luan rolin e një profesori të letërsisë në kolegj, një tip disi ekscentrik. Ngjarjet zhvillohen në shkollën prestigjioze të Welton-it. Ditën e parë të shkollës, profesor Williams-i i çon nxënësit në godinën e administratës së shkollës dhe i ndal para një stende xhami ku ishin vendosur fotografitë e heronjve të dalë prej kësaj shkolle në të kaluarën

 
Williams-i  i pyet nxënësit: "Çfarë dëgjoni t’ju pëshpëritin këta?"
 
Gjithë të rinjtë, shumica nxënës të vitit të parë, ia ngulin sytë stendës prej xhami, por nuk iu vjen asgjë në mend që të mund t’i përgjigjen pyetjes.
 
Kur e kupton se nxënësit janë hutuar nga pyetja e tij, Williams-i e jep vetë përgjigjen: “Secilit prej jush, ata i thonë:  ‘CARPE DIEM.’"(në shqip lexohet: KARPE DIEM, me theksin te germa “I”. Shën. Përkth.)
 
Pastaj  ai vazhdon: "Kape ditën! Udhëheqësit e djeshëm nuk janë më. Ata nuk kanë mundësi të ndikojnë në ndryshimin e realitetit tonë. Ju duhet ta kapni ditën. Është koha e duhur, nevojat janë të mëdha dhe mundësitë janë të jashtëzakonshme."
Profesor Williams-i e mbyll fjalën e tij me këtë frazë tronditëse:” Unë nuk dëgjoj një pëshpërimë, unë dëgjoj një gjëmim trumbete: ‘CARPE DIEM!’”
          
Me përjashtime të vogla, në botën e sotme të biznesit mungojnë përgjithësisht njerëzit që kanë të tilla nxitje të fuqishme drejt një qëllimi të caktuar. Carpe diem, këto fjalë në latinisht që sfidojnë këdo që i dëgjon, janë një thirrje - për njerëzit e aftë për të sjellë ndryshimin -  për të shumëfishuar mundësitë që u jepen, janë kufij të rinj për të testuar guximin e tyre. Në botën e sotme të biznesit ato përbëjnë hallkën që i mungon zinxhirit që siguron një atmosferë të qëndrueshme dhe te frytshme pune.  
 
Unë sot do të hedh një sfidë. Kjo sfidë është  për ju, që brenda javës, të shikoni se ku janë mundësitë e reja, ku janë kufijtë e rinj që duhet t’i vini vetes. Por kjo sfidë nuk përballohet pa luftuar disa beteja. Mos u sprapsni! Në shekullin e 8 para Krishtit, Perëndia Krijues i Izraelit i tha kështu popullit të tij: "Carpe Diem. Unë ju nxora nga Egjipti dhe e munda ushtrinë egjiptiane. Tani unë dua të bëj një gjë akoma më të madhe. Po mendoj për një ‘eksod’ të ri'"!
 
Në Testamentin e Vjetër të Biblës thuhet, "Mos kujtoni më gjërat e kaluara – ato s’janë asgjë në krahasim me ç’ka do të bëj! Unë do të bëj diçka krejt të re. Nuk e shikoni që kam filluar ta bëj? A nuk e shikoni? Do të hap një rrugë përmes natyrës së virgjër të botës" (Isaia 43:18-19).
 
Më lejoni t’ju them se nga mund t’ia filloni qysh sot: Rreshtohuni krah Perëndisë! Vështroni se si Ai ia ka hyrë punës për të mirën tuaj. Ashtu siç tha në film aktori Robin Williams – por me shumë më tepër autoritet – Perëndia po ju thotë, “CARPE DIEM!”
 
Marrë dhe adaptuar nga “Take Two on Monday Morning”, shkruar nga Robert D. Foster.  Materiali mund të riprodhohet falas, por duke përmenduar autorësinë. Për pyetje dhe komente shkruani në: 29555 Goose Creek Rd, Sedalia, CO  80135, U.S.A., ose dërgoni faks në: (303) 647-2315. Kohët e fundit Z. Foster festoi 91 vjetorin. Besnik ndaj thirrjes së tij, ai vazhdon ta “kapë ditën” çdo ditë.  
 
CBMC INTERNATIONAL:  President Robert Milligan, 065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A. TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org   Për kërkesa ose ndryshim të adresës tuaj drejtohuni te: www.cbmcint.org
 
Reflektim/Diskutime Pyetje
  1. Para se të lexonit këtë Manna të së Hënës, a e kishit dëgjuar frazën latine “Carpe diem” – “Kape ditën”? Ç’kuptim kanë këto fjalë për ty?
  2. Mendo një ditë tënden të zakonshme. A ke ndaj saj një qasje të tipit “carpe diem” në lidhje me mundësitë që ajo të ofron, apo zbaton një qasje të tipit “ le të bëhet ç’të bëhet” sipas vargjeve të njohura “que será, será” – “whatever will be, will be”?
  3. Cili mund të jetë ndryshimi në jetën tënde në rast se ndjek parimin “carpe diem” si burim frymëzimi për të qenë, ti vetë, promotor i ndryshimeve në shtëpi, në punë, në komunitet, madje edhe në botë?
  4. Z. Foster e mbyll këshillën e tij duke thënë se ti duhet të rreshtohesh krah Perëndisë duke qenë i ndërgjegjshëm se Perëndia është tepër i interesuar dhe tepër i përfshirë në atë çka ti bën dhe se ai do të t’i japë  mundësitë dhe aftësinë që ti ta kryesh misionin tënd. A e beson këtë? Pse e beson, ose, pse nuk e beson?
SHËNIM: Për pasazhe të tjerë mbi këtë temë mund të shikoni te:
Predikuesit 1:3-17, 9:10; Veprat e Apostujve 1:7-8; Efesianëve 5:15-16; Kolosjanëve 3:17,23-24

TË NDRYSHOSH – TË RINOVOSH MENDIMIN

MANNA E SË HËNËS
9 Maj, 2011
Shalom Media

Nga Dr. Rick Warren

Në mardhëniet e punës, të familjes, në veprimet e përditshme etj, secili prej nesh ka diçka në veten e vet që do të donte ta ndryshonte.  Për të mundur të ndryshosh jetën, së pari, duhet të ndryshosh mënyrën e të menduarit. Çdo sjellje motivohet nga një besim i caktuar dhe çdo veprim nxitet nga një mendim.

RRËNJË TË THELLA PËR TË PËRBALLUAR STUHITË E JETËS

MANNA E SË HËNËS
2 Maj, 2011
Shalom Media

Nga: Robert J. Tamasy

Kohët e fundit nëpër zonën tonë kaluan një seri tornadosh të vogla. Nuk pati viktima, por një numër shtëpish u dëmtuan rëndë sidomos nga goditja e pemëve që u shkulën nga rrënjët.  Kjo ngjarje më kujtoi fjalët e një biznesmeni japonez mbasi kishte kaluar një uragan.