headerphoto

NJE GPS (Sistem Global Pozicionimi) PER KARRIEREN?

Nga: Robert J. Tamasy
MANNA E SE HENES
Sherbim per Komunitetin e Krishtere
Gusht 31, 2009
Shalom Media
Megjithese kam lindur ne Gjermani, vetem ne vitin 1997 jam kthyer ne Europe per here te pare. Tezja dhe xhaxhai, te cilet kishin qene me pare aty, na sherbyen si udherrefyes gjate udhetimit tone qe kalonte neper Hungari, Austri, Ceki dhe Gjermani ku ishte edhe destinacioni yne final - qyteti piktoresk Rothenburg ob der Tauber. Aty do te merrnim pjese ne takimin e CBMC.
Gjate ketij udhetimi shpesh gabuam drejtim dhe na u desh te pershkonim dhjetra kilometra per tu kthyer perseri ne rrugen e duhur. Nje harte qe kishim me vete sigurisht qe na ndihmoi, por do te kishte qene me mire qe dikush ose dicka te na tregonte se ku duhej t’i merrnim kthesat e duhura.
Sot shume automjete jane te pajisura me kompjuter dhe GPS (Sistem Global Pozicionimi). Ka edhe telefona celuare qe e ofrojne kete sherbim. Nga sa di une, sinjalet shkojne nga kompjuteri i makines tek nje satelit qe rrotullohet rreth tokes dhe pastaj informacioni i duhur i vjen personit nga sateliti. Pra, kemi te bejme me nje lloj “udherrefimi nga lart”. Disa jane mesuar aq shume me GPS-ne e tyre, sa habiten se si kane bere me pare, kur ajo ende nuk ishte shpikur.
Po sikur dikush te shpikte nje lloj GPS-je qe te sherbente si udherrefyese per karieren profesionale apo per te na udhezuar ne rast marrjeje vendimesh te rendesishme per punen dhe jeten? Ne kushtet e veshtira te ekonomise se sotme globale, nje GPS per biznesin dhe boten profesionale sigurisht qe do te ishte teper e vlefshme, sidomos per te shmangur “kthesat e gabuara” qe kane ndermarre drejtuesit e disa korporatave.
E pra, nje GPS e tille egziston, por ate nuk mund ta blesh ne dyqanet e elektronikes dhe as ta instalosh ne makinen tende. Nje varg i Bibles nga Testamenti i Vjeter thote, “ Une jam nje i huaj mbi dhe; udheheqja prej urdherimeve te tua me nevojitet; mos m’i fshih ato! (Psalmet 119:19, New Living Translation).
Miku im, Karman Uolf, thote, “Sot ndodhemi ne territor te huaj e te panjohur. Njerezit e marrin informacionin me GPS, nga lart, por, shume kohe para sateliteve dhe GPS-ve, shkruesi i ketij psalmi e kishte te qarte se edhe atij i duhej ‘udherrefimi nga lart’ dhe se burimi i ketij udherrefimi eshte Zoti. 24 ore ne dite e shtate dite ne jave, Zoti eshte GPS –ja me e shkelqyer per gjithshka qe ka nevoje njeriu dhe, per me teper, nje GPS qe s’ka nevoje te ushqehet me rryme elektrike.
Edhe pasazhe te tjere e Bibles pohojne sa me siper duke na dhene siguri se udhehqja e Zotit eshte aty per ata qe e lypin ate, por duke: …
…besuar ne te verteten e konfirmuar te Zotit. Kur ngasim makinen ne erresire, ne ia besojme fenereve te saj ndricimin e rruges neper te cilen kalojme. Ne menyre te ngjashme Zoti ka premtuar te na e ndricoje udhen pergjate jetes sone te perditshme. “Me ane te urdherimeve te tua une perfitoj zgjuarsine; prandaj urrej cdo shteg falsiteti. Fjala jote eshte nje llambe ne kemben time dhe nje drite ne shtegun tim” (Psalmet 119:104-105).
… besuar ne drejtimin qe na tregon Zoti. Ashtu sikunder tashme i besojme nje GPS-je, ne duhet te besojme pa hezitim ne drejtimin qe na tregon Zoti, pavaresisht se mund te mos e kuptojme ate.“Ki besim tek Zoti me gjithe zemer dhe mos u mbeshtet ne gjykimin tend; pranoje ne te gjitha rruget e tua, dhe Ai do te drejtoje shtigjet e tua” (Fjale te Urta 3:5-6).
… mbeshtetur ne drejtimin qe na jep Zoti. Ne duhet te jemi te ndergjegjshem se vendimet qe marrim mund te mos jene kurdohere te drejta dhe ne perputhje me vullnetin e Zotit, i cili mund ta quaje te nevojshme qe te na ndale krejt papritur ne udhen e nisur e, madje, te na e nderroje drejtimin e saj me 180 grade. “Zemra e njeriut programon rrugen e tij, por Zoti drejton hapat e tij” (Fjale te Urta16:9).
Reflektim / Diskutim Pyetje
  1. A do deshe qe, perballe pergjegjesive dhe shqetesimeve qe shkakton puna e perditeshme, te kishe nje tip GPS-je (virtuale natyrisht) qe te te udhezonte hap pas hapi.
  2. A ke pasur ndonjehere ndjesine se, ne ndonje vendim te rendesishem qe ke marre ne jete, ke pasur “ndricim nga lart”? Shpjegoje pergjigjen tende.
  3. Nese Zoti vertet na jep mencuri dhe na ndricon rrugen e karieres tone, cilat mund te ishin menyrat me te mira per te marre informacion prej Tij?
SHENIM: Po ta kesh Biblen dhe deshiron te dish me shume prej saj ne lidhje me kete teme, lexo vargjet si me poshte:
Psalmet 23:1-4; Fjale te Urta 16:1-3, 21:2; Isaia 58:11; Lluka 1:78-79; Gjoni 16:13

TE SHFRYTEZOJME NE MAKSIMUM TALENTET DHE AFTESITE TONA

Nga: Jim Mathis (Xhim Methis)
MANNA E SE HENES
Sherbim per Komunitetin e Krishtere
Gusht 24, 2009
Shalom Media


Po lexoja biografine e William Henry Fox Talbot (Uilliam Henri Foks Talbot), nje nga njerezit qe kane kontribuar ne shpikjen e fotografise. Jeta e ketij anglezi (1800-1870) eshte vertet interesante. Pronar tokash dhe anetar i parlamentit anglez, ai njihet si shpikesi i procesit te stampimit ne leter te fotografive dhe si botuesi i librit te pare te ilustruar me fotografi. Ai ishte edhe matematicien.

Autori i biografise se Talbot-it thekson se ne ate kohe ishin te shumte ata qe arrinin te benin gjera me vlere megjithese iu mungonin shume mjete qe ne shoqerine e sotme konsiderohen si absolutisht te domosdoshme.

Si kane mundur njerez te asaj kohe te arrinin kaq shume? Ndoshta nje pjese e pergjigjes se kesaj pyetjeje qendron ne faktin se ne shoqerine moderne eshte ulur ndjeshem niveli i aftesise se njeriut per tu perqendruar per nje kohe te gjate mbi dicka. Vitet e fundit kam vene re se une vete nuk ndjehem i qete pas disa minutash perqendrimi. Kohe e pa kohe kontrolloj posten elektronike, cohem disa here te pi kafe dhe, shpesh e me shpesh, mendja me fluturon ne gjera krejt te tjera. Eshte bere vertet shume e veshtire te arrish te perqendrohesh per ore te tera mbi nje gje te vetme.

Talbot-i nuk kishte as e-mail dhe as telefon qe t’ja nderprisnin mendimin kohe pas kohe. Ai nuk i kalonte mbremjet duke pare televizor. Nuk i duhej te harxhonte as kohe dhe as energji me faqe interneti e te tjera si keto. Koha rridhte ngadale dhe pa shume kerkesa. Kjo i jepte atij mundesi te kalonte ore e, madje, dite te tera i perqendruar mbi gjetjen e zgjidhjeve per probleme shume komplekse.

Sot, te arrish te kryesh disa detyra njeheresh, konsiderohet nje aftesi teper e vecante. Ne te vertete, te kryesh shume detyra njeheresh do te thote te mos i kushtosh asnjeres njeqind per qind te kohes. Shumica e jone kete gje ben, vrapon mbas shume gjerash duke mos u perqendruar plotesisht ne asnjeren prej tyre.

Disa vjet me pare vendosa ta percaktoja perfundimisht veten si fotograf, muzikant dhe shkrimtar. Kjo donte te thoshte se nuk mund t’i kushtoja me kohe kopeshtarise, lojes se golfit ose gdhendjes se drurit. Duke i kufizuar fushat e veprimtarise besoj se mund te arrij shume me teper ne nje fushe te caktuar.

Ne Kolosianeve 3:23 thuhet, “Dhe cdo gje qe beni, ta beni me gjithperkushtim, si per Zotin dhe jo si per njerezit.” Per mua “me gjithperkushtim ” do te thote te perqendrosh ne ate qe ben gjithshka tenden, pa u hallakatur.

Japonezet kane nje fjale, “muda”, qe do te thote pa dobi ose, thjesht, humbje kohe. Nganjehere eshte e veshtire ta dish nese je apo nuk je duke e cuar kohen dem. Te merresh me sport nje mbadite, valle e ke cuar kohen dem? Po nese sportin e luan me dike me te cilin mund te bisedosh edhe per interesa pune apo biznesi? Po ne rast se ne sportin qe praktikon je ne nivel te larte dhe vetem ca stervitje me shume mund te coje drejt nje medaljeje?

Me tej akoma: per mendimin e disave, te merresh p.sh. me muzike eshte humbje kohe, por une do te thosha se, perderisa Zoti me ka pajisur me pasion per muziken, te mos merrem me te do te thote te tregoj mosbindje ndaj Tij dhe ndoshta Zoti mund ta konsideroje kete si shperdorim nga ana ime te nje dhurate qe Ai me ka bere.

Prandaj, vetem duke pasur parasysh se kush jemi, si dhe pse na ka krijuar Zoti dhe se cili eshte qellimi i jetes tone, mund te percaktojme drejt se ku duhet t’i perqendrojme energjite dhe si ta shfrytezojme sa me mire kohen.


Shenim: Jim Mathis ka nje studio te fotografise artistike ne Overland Park, Kansas.Me pare ai ka qene drejtor ekzekutiv i CBMC ne Kansas City, Kansas dhe Kansas City, Missouri.

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. A je njemendje me idene se pavaresisht nga moria e mjeteve qe ka ne dispozicion, njeriu i sotem nuk eshte ne gjendje te beje ato qe qe jane bere ne te kaluaren nga individi? Pse,ose pse jo?
  2. A je nga ata qe kryejne shume pune njeheresh? Ndjen kenaqesi dhe madje krenari per kete? Shpjegoje pergjigjen tende.
  3. A e ke vene re, ashtu sikunder Jim Mathis, se nganjehere e ke te veshtire te perqendrohesh per nje kohe te gjate ne je gje te vetme? Cilat mund te jene disa menyra per ta mposhtur shperqendrimin dhe per t’u fokusuar me mire ne kryerjen perfekte te nje detyre te caktuar.
  4. Ne rast se do ta mbaje parasysh me mire idene qe shprehet tek Kolosianeve 3:23 – “te punosh si per Zotin dhe jo si per njerezit” – a mendon se mund te kishte ndonje ndryshim pozitiv ne qendrimin tend ndaj punes, ndaj familjes dhe miqve, madje edhe ne menyren e kalimit te kohes se lire?

SHENIM: Nese do te deshiroje thjesht te lexoje ose edhe te hyje ne diskutim per pjese te tjera te Bibles lidhur me kete ceshtje, drejtoju pasazheve si me poshte:

Fjale te Urta 10:5, 12:11, 18:9; Predikuesit 9:10; 1Korintasve 7:20-24; Efesianeve 6:5-8; Kolosianeve 3:17

MENYRA E TE MENDUARIT SJELL NDRYSHIMIN

Nga: Rick Boxx

MANNA E SE HENES
Sherbim per Komunitetin e Krishtere
Gusht 17, 2009
Shalom Media


Situatat e sotme ekonomike ma kane perforcuar edhe me tej mendimin se te arrish te mbash qendrimin e duhur shpirteror dhe emocional ne kohen e duhur eshte shume e rendesishme. Ne turbulliren ekonomiko-sociale qe eshte krijuar, biznesmenet kane vetem dy mundesi: ose te behen pjese e krizes duke frenuar rritjen dhe duke rrudhur aktivitetin e tyre ose ta shohin katastrofen aktuale si nje shkak per sfida te reja.

E ardhmja e bizneseve mund te jete me e mire ose me e keqe ne baze te menyres se si ato do te reagojne ne raport me mundesite qe u permenden me siper. Nga vezhgimet e mija del se ata biznesmene qe i lene menjane ankthet dhe me agresivitet iu futen aktiviteteve te reja, arrijne ta perballojne shume mire furtunen e krizes. Ne shumicen e rasteve duhet te priremi nga mendimi se ajo qe humbi humbi, por ka ende shume per te fituar.

Ne Bibel, tek Filipianeve 4:6-7 thuhet, “Mos u shqetesoni per asgje, por, ne cdo gje, ia parashtroni kerkesat tuaja Perendise me ane lutjesh dhe pergjerimesh, me falenderim. Dhe paqja e Perendise, qe ia tejkalon cdo zgjuaresie, do te ruaje zemrat tuaja dhe mendjet tuaja ne Krishtin Jezus.”

Ne kushtet kur bursat bien dhe prodhimi e shitjet pakesohen, te thuash “ Mos u shqeteso” dhe nga ana tjeter te arrish vertet te mos shqetesohesh, jane dy gjera te ndryshme. Por ne pasazhin nga Bibla theksi vihet tek zevendesimi i ankthit ne pergjithesi me besimin tek Zoti, me nevojen per t’ja shprehur Atij lutjet, kerkesat dhe meraqet tona.

Ky zevendesim behet me sukses vetem ne rast se arrijme ta ndjejme e ta kuptojme se Zoti kontrollon gjithshka dhe se Ai kerkon per ne me te miren. Po nuk e besove kete, atehere eshte eshte e veshtire te perjetosh “paqen e Zotit, e cila tejkalon cdo zgjuaresi.” Te gjithe duam te kuptojme sa me mire se si i Gjithefuqishmi vepron ne te mire te popullit te Tij, sidomos ne rrethana te cilat duken te pamundura. Dhe pikerisht kjo na sjell tek esenca e besimit: Te besosh edhe atehere kur gjithshka duket e pabesueshme. Te besosh edhe atehere kur gjithshka ne te cilen ke besuar dhe je mbeshtetur te eshte permbysur. Ne shkrimet e Shenjta nje parim baze mbizoteron – Zoti eshte i qendrueshem dhe i pagabueshem. “Kurre nuk do te te le, nuk do te te braktis”, premton Ai tek letra drejtuar Hebrejve 13:5.

Pasazhi vazhdon me tej me nje pergjigje ndaj ketij premtimi “Keshtu mund te themi me plot besim: “Perendia eshte ndihmuesi im dhe une nuk do te kem frike; e c’mund te me beje njeriu!?” (Hebrejve 13:6). Pse? Sepse, sic thuhet dy vargje me poshte: “Krishti eshte i njejte dje, sot e perjete”(Hebrejve 13:8). Keto fjale te Bibles mua me kumtojne mesazhin se pavaresisht se ne cfare situatash ndodhemi, pavaresisht se sa e rende mund te behet gjendja ekonomike, Zoti eshte gjithmone aty, i gatshem te na pergjigjet e te na dale krah.

Edhe tek Filipianeve, apostulli Pal nenvizon rendesine e te menduarit ne menyre pozitive. Mbasi na keshillon te mos kemi frike, ai shkruan, “Se fundi, vellezer, te gjithe gjerat qe jane te verteta, te gjitha gjerat qe jane te ndershme, te gjitha gjerat qe jane te drejta, te gjitha gjerat qe jane te pastra, te gjitha gjerat qe jane te dashura, te gjitha gjerat qe jane me fame te mire - ku ka ndonje virtyt dhe ku ka ndonje levdim - per keto mendoni” (Filipianeve 4:8).

Nese keto kohet e fundit ke pasur shqetesime ne pune, ndalu per nje cast dhe reflekto mbi fjalet e mencura te Palit dhe premtimet qe behen ne letren drejtuar Hebrejve. Ndjesia e besimit, e shoqeruar me lutje, falenderime dhe paqetim, eshte shume me e mire se sa ndjesite e ankthit dhe shqetesimit.



Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Si do ta pershkruaje menyren tende te te menduarit ne kete periudhe veshtiresish ekonomike?
  2. Si te duket sygjerimi se kjo periudhe duhet pare si periudhe oportunitetesh te reja dhe jo si periudhe kur duhet te ndiqet rryma e pergjitheshme e pesimizmit?
  3. Rick Boxx citon keshillen biblike “mos u shqeteso per asgje.” A mendon se kjo keshille eshte realiste dhe e mundeshme per t’u zbatuar ne kushtet e pasigurise dhe madje te kaosit? Shpjegoje pergjigjen tende.
  4. Ideja e “te menduarit ne menyre pozitive”, e perdorur ne kete ese, nuk eshte thjesht nje keshille me teper per motivim ne jete nga ato qe japin sociologet, por nje thirrje per te besuar te Zoti, per te zevendesuar mentalitetin dekurajues me besimin tek kujdesi i Tij ateror. Perpiqu te hedhesh ne diskutim kete ide dhe zbulo se si ti vete reagon ndaj saj.


SHENIM: Nese e ke Biblen dhe do te dish me shume per kete teme, lexo pasazhet e meposhteme:

Romakeve 5:3-5; 2 Korintasve 4:16-18, 5:7; 1 Thesalonikasve 5:16-18; Jakobi 1:2-8

TE JETOSH NE "VIJEN NDARESE"

Nga: Robert J. Tamasy

MANNA E SE HENES

Sherbim per komunitetin e krishtere
Gusht 10, 2009
Shalom Media


Mikut tim Ricard i pelqen te flase mbi ate qe ai e quan "te jetosh pergjate vijes ndarese". "Vija ndarese" qe ai ka parasysh, eshte ajo shenja e vogel e pikesimit qe e gjejme ne pllakat e varreve, e cila ndan diten e lindjes se nje personi nga dita e vdekjes se tij. Megjithese shume e vogel, vija ndarese paraqet ne thelb gjithshka qe ka ndodhur ne jeten e njeriut midis ketyre dy datave.

Perfytyroje tani te zmadhuar vijen tende ndarese, aq sa e mund te shikosh gjithshka qe perfshihet brenda jetes tende. A mendon se do te mbetesh i kenaqur me ate qe do te shohesh?

Fatmiresisht, per sa kohe marrim fryme, kemi ende mundesine te percaktojme se cfare ngjarjesh, cfare veprimesh, cfare arritjesh dhe cfare marredheniesh njerezore do te permbaje vija jone ndarese. He per he, per sejcilin nga ne, kapitulli perfundimtar i jetes nuk eshte shkruar ende. Ne nuk mund te ndryshojme te shkuaren, por ne mund t'i japim forme te ardhmes dhe te percaktojme kursin qe do te ndjekim ne te.

Ceshtja eshte se si ta mbushim sa me mire qe te jete e mundur ate qe na ka mbetur nga gjatesia e kesaj vije, e cila, nje dite, do te perbeje simboliken e asaj c'ka ka perfaqesuar jeta jone. Si mund ta dime paraprakisht nese do te jemi te kenaqur me ate c'ka do te perfaqesoje kjo simbolike - karieren profesionale, marredheniet me familjen dhe miqte, arritjet personale, vlerat dhe prioritetet tona, madje edhe menyra se si e kemi kaluar kohen lire?

Ka shume menyra per t'ju perqasur kesaj pyetjeje, por une do te rekomandoja njeren, ate qe ka te beje drejtperdrejte me marrjen e keshillave prej Bibles, prej burimit te urtesise e mencurise prej te cilit kane perfituar ndihme miliona njerez pergjate rrjedhes se shekujve. Ja disa principe fillestare ne lidhje me ate qe e quajtem "te jetuarit pergjate vijes ndarese":

Jeto duke mbajtur parasysh perspektiven afatgjate. Shume shpesh njerezit priren nga perfitimet afashkurter si persa i takon ceshtjeve qe kane te bejne me parate ashtu edhe per ato qe kane te bejne me marrjen e vendimeve ne lidhje me biznesin apo edhe me deshirat e tyre personale. Te mbash parasysh perspektiven afatgjate do te thote te kesh gjithmone parasysh fundin, madje edhe kur ky eshte i padukshem. Kjo na ndihmon te durojme e te kalojme veshtiresite pa i kompromentuar vlerat tona morale. "Sepse ecim nepermjet besimit dhe jo nepermjet vizionit" (2 Korintasve 5:7).

Jep maksimumin ne cfaredo qe ben. A nuk do te ishte e trishtueshme te ktheje koken pas dhe te konstatoje se asnjehere gjate jetes nuk ke dhene ne maksimumin e mundesive te tua ne pune, ne maredhenie me njerezit, madje edhe ne hobite e tua? Nese perpiqesh per te dhene maksimumin, atehere do te kesh shume me pak pengje ne jete. "Tere ato qe t'i ze dora per te bere, beji me gjithe forcen tende" (Predikuesit 9:10).

Puno me shpirt per te marre shperblimin qe meriton. Te gjithe kemi nevoje per motivim aty ku punojme, qofte ky rritje page, mirenjohje kolektive, gradim etj. Kur bejme c'eshte e mundur per te permbushur standarte te larta " ato te percaktuara nga Zoti " shperblimi yne do te jete edhe me i madh. "Sherbe me dashuri, si per Krishtin dhe jo si per njerezit, duke e ditur se gjithsejcili, po te beje te miren, do te marre shperblimin nga Zoti." (Efesianeve 6:7-8).

Ndihmo te tjeret. Biznesmenet e dine mire vleren e investimit material e financiar ne pergjithesi, por investimi me i rendesishem eshte ai qe behet tek njerezit. Ky investim paraqitet si kohe, energji, te mira materiale, trajnim profesional etj., por edhe si urtesi dhe persosje shpirterore. Keshtu ata ndihmohen vertet per jeten. "Nga kjo e kemi njohur dashurine: Ai e dha jeten e vet per ne dhe ne duhet te japim jeten tone per vellezerit. Dhe nese njeri ka te mirat e kesaj bote dhe, kur sheh te vellane qe eshte ne nevoje, e mbyll zemren e tij, si mund te qendroje te ai dashuria e Perendise?" (1 Gjoni 3:16-17).


Reflektim/Diskutim Pyetje
  1. C'mendim ke per konceptin e "te jetuarit ne vijen ndarese?" Te nxit? Te dekurajon? Cfare reaksioni te krijon?
  2. Deri ne keto caste, cilat mendon se kane qene kulmet pozitive dhe ato negative ne "vijen ndarese" tenden, personale?
  3. Cili nga principet biblike ne lidhje me "te jetuarit ne vijen ndarese" te duket me i rendesishmi? Apo asnjeri prej tyre? Shpjegoje sa me gjere pergjigjen.
  4. Cilet principe nga Bibla ose nga burime te tjera, perfshi edhe eksperiencen tende, te duken me vlere ne parapercaktimin e asaj qe do te perfaqesoje perfundimisht "vija ndarese" e individit?

SHENIM: Nese e ke Biblen dhe ke deshire te shikosh edhe pasazhe te tjere ne lidhje me kete teme, referohu si me poshte:

Kolosianeve 3:17,23; Mateu 6:19-21,33, 25:40; Galatianeve 6:7-10; Jakobi 2:14-24


UDHEHEQESIT E ZOTE JANE DEGJUES TE MIRE

Nga: Dr. Rick Warren

MANNA E SE HENES
Sherbim per komunitetin e krishtere
Gusht 03, 2009
Shalom Media

Tregojne se, nje here, nje djale i ri erdhi tek filozofi i njohur grek, Sokrati, per te marre mesime oratorie. Qe nga casti i prezantimit e per nje kohe shume te gjate djaloshi foli pa pushim aq sa Sokrati nuk po gjente as edhe nje hapesire te vetme per te nderhyre. Me ne fund e beri te heshtete duke ia zene gojen me dore.

"Djalosh,"tha Sokrati, "Ti do te me paguash dyfish per mesimdhenien."

Tjetri u habit, "Dyfish! Per cfare aresye?"

Sokrati u pergjigj, "Sepse, qe ti te behesh udheheqes i zoti, do te me duhet te te mesoj dy arte: Ne fillim duhet te te mesoj artin e frenimit te gjuhes dhe pastaj ate te perdorimit te saj ashtu sic duhet!"

Udheheqesit e zote jane gjithmone degjues te mire. Keshtu ata marrin informacionin e nevojshem per te ditur se si te veprojne. Fatkeqesisht nje nga aresyet qe ne shpesh nuk kemi veshe te mprehte eshte se nuk dime t'i veme fre gojes. Dikush ka thene me humor se, perderisa Perendia na ka pajisur me dy veshe dhe vetem me nje goje, Ai ka dashur qe ne te degjojme dy here me shume nga sa flasim.

Bibla thote, "Cdo njeri te jete i shpejte ne te degjuar, i ngadalshem ne te folur dhe i ngadalshem ne zemerim" (Jakobit 1:19). Po te zbatojme ate qe thuhet ne dy pjeset e para te ketij vargu te Bibles, pjesa e trete ndodh automatikisht. Kur jemi te shpejte ne te degjuar (dmth te vemendshem per te kuptuar se cfare po thuhet) dhe te ngadalshem ne te folur (dmth te kujdesshem qe te mos flasim brockulla) edhe zemerimi nuk nxiton te na pushtoje kollaj (sepse jemi ne gjendje t'i mbajme nen kontroll emocionet).

Studimet tregojne se ka kater menyra baze te te degjuarit:

  1. DEGJUESI GJYKUES. "Ky njeri e ka ndare mendjen qe perpara dhe nuk do te hallakatet neper faktet qe i thote tjetri. Ai eshte kritik, negativ karshi folesit dhe e ka paragjykuar ate. Studimet tregojne se 17 perqind e njerezve i takojne kesaj kategorie.
  2. DEGJUESI HETUES. "Ky njeri mendon se te jesh degjues i mire do te thote t'i besh vazhdimisht pyetje atij qe flet. Vertet pyetjet jane me vlere per nje bisede, por tejkalimi i mases se tyre e pezmaton biseden. Sipas te dhenave, kesaj ketegorie i takojne 26 perqind e njerezve.
  3. DEGJUESI KESHILLUES. "Ne kete kategori hyjne me shume njerez (35 perqind). Ata degjojne aq sa iu duhet per te bere nje percaktim te shpejte dhe pastaj kalojne ne ate qe u pelqejne te bejne - te japin keshilla qe s'ja u kerkon tjetri. Ne fakt ata nuk degjojne aq sa duhet. Ata nuk perqendrohen ne gjithshka qe ti po u thua. Ata degjojne aq sa iu duhet atyre vete qe te munden te shfaqin nje reagim.
  4. DEGJUESI I PERKUSHTUAR. "Ky variant perdoret nga vetem 22 perqind e njerezve dhe eshte varianti me i mire. Ti degjon per te pervetesuar ndjesite e atij qe flet dhe jo vetem permbajtjen e fjaleve. I kushton vemendje shenjave jo-verbale si tonit te te folurit, ekspresioneve te fytyres dhe gjuhes se xhesteve"
Kete jave mundohu qe te degjosh edhe me sy, jo vetem me veshe. Do te mesosh shume gjera te reja.


Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. A te vjen ndermend ndokush qe ty te eshte dukur degjues i mire? Sipas mendimit tend, cilat jane karakteristikat e nje njeriu qe di te degjoje?
  2. A je dakord me percaktimin, "Udheheqesit e zote jane gjithmone degjues te mire?" Pse, ose pse jo?
  3. Si mund te behesh degjues i mire - çfare hapash duhet te ndermarresh per ta pervetesuar kete aftesi?
  4. Ne cilen nga kategorite baze te degjuesve e fut veten tende? A je i kenaqur me stilin tend te degjimit? Nese jo, cfare mund te besh qe te kalosh ne kategorine e "degjuesit te perkushtuar" qe, ne fakt, do te thote edhe forcim i karakteristikave te tua si udheheqes?

SHENIM: Po ta kesh Biblen, shiko edhe disa pasazhe te tjera ne lidhje me kete teme:

Fjale te Urta 10:8, 10:19, 11:12, 12:23, 15:23, 17:27-28, 20:12, 25:11-12, 15; Veprat e Apostujve 28:26-27