headerphoto

SI MUND TA PËRDORËSH MË MIRË JETËN TËNDE

MANNA E SË HËNËS
25 Korrik, 2011

Nga Ken Korkow

Kur punoja si shitblerës pasurish të patundshme, një nga vlerësimet maksimale që bënim për ndonjë pronë ishte ky: “ka vlerë të mirë përdorimi”. Në qoftë se më vinte dikush dhe më pyeste: “Sa vlejnë 160 akra tokë që e kam trashëgim,” unë do ta filloja përgjigjen duke drejtuar disa pyetje: “Ku ndodhet?” “Përse po përdoret tani?” “Përse përdoret toka që është ngjitur me të?”

Në qoftë se toka ndodhet diku në qendër të shtetit Nebraska (një nga 50 shtetet që formojnë SHBA), është tokë fushore e pjellore dhe ka ujë afër, unë do ta çmoja me 1000 dollarë për akër(1 akër baras me 375,95 metra katrorë). Por, sikur këto 160 akra të ndodheshin në zonën ku banoj unë, në Dakotën e Jugut, zonë jo pjellore, kodrinore, me gurë dhe me pak reshje gjatë vitit, atëherë këtë tokë do ta çmoja shumë më pak.

Ama, në qoftë se këto 160 akra do të ndodheshin në mes të qytetit të Dallasit, në Teksas, SHBA, ato do të vlerësoheshin me një çmim marramendës .

Këto kritere të të çmuarit të gjërave aplikojini tani në jetën tuaj. Cila mund të jetë vlera më e lartë e përdorimit të jetës? Kjo pyetje mund të bëhet kollaj, por përgjigja për të nuk është gjithmonë e lehtë të përcaktohet. Për shembull, ty të pëlqen të luash golf, por, në qoftë se nuk je në gjendje të realizosh gjuajtje të vështira, atëherë harroje se mund të bëhesh profesionist në atë sport. Dikujt tjetër i pëlqen të bëjë fotografi, por, po nuk pati aftësitë teknike dhe instinktet e duhura natyrale, nuk ia vlen që të përpiqet për karrierë në atë profesion.

Duke vëzhguar jetën time, unë arrita në përfundimin se kam qenë i përshtatshëm për dy gjëra: për luftë (kam luftuar në Vietnam) dhe për shitblerje tokash e fermash bujqësore. Por asnjërën prej tyre nuk e praktikoj më sepse arrita në përfundimin se me to nuk i bëja përdorimin më të mirë të mundshëm jetës sime.

Jo shumë kohë më parë lexova një thënie të Oswald Chambers, që më vuri në mendime:

"Njerëzit mendojnë se Perëndia i çon dëm shenjtët e vet. I vendos ata në vendet më të pakuptimta. Dhe pastaj themi, ‘Perëndia më ka caktuar këtu sepse këtu unë jam i dobishëm për të.’ Por Jezusi nuk mendoi kurrë se si dhe se ku jeta e tij mund të përdorej më mirë (Ai përfundoi i kryqëzuar). Perëndia i vendos shenjtorët e Tij atje ku ata mund t’i sjellin Perëndisë më shumë lavdi dhe ne nuk jemi në gjendje të dimë se ku është ky vend.

Gjatë kohës që kaloi në këtë tokë, Jezusi çfaqi shumë aftësi e talente, por nuk e përcaktuan ato qëllimin e jetës së tij. Ky qëllim prirej vetëm drejt një gjëje, “që të njihte vullnetin e Perëndisë dhe t’i bindej atij” (Gjoni 5:30; 6:38-40; 15:10; Marku 12:28-30).

Duke i bërë vetes pyetjen se cili do të ishte përdorimi më i mirë që mund t’i bëhej jetës sime, kam arritur në përfundimin se më e mira e të mirave do të ishte që të mësoja se si ta njihja Krishtin më nga afër dhe se si të jetoja në Të në mënyrë sa më të vullnetshme. Për mendimin tim asgjë nuk është më me vlerë dhe më shpërblyese se sa kjo!

Po ti? A ke ti një vizion përjetësie që t’i jap flakë pasionit tënd tokësor? Të gjithë mbajmë mbi vete përgjegjësitë e punës e jetës së përditshme, por edhe ato duhen parë nën këndvështrimin e përjetësisë. Te Efesianëve 2:10 thuhet, “Jemi vepra e Perëndisë, e krijuar në Krishtin Jezus për të bërë vepra të mira, të cilat Perëndia na i ka caktuar paraprakisht për t’i bërë.” A je i ndërgjegjshëm për “veprat e mira” që duhet të bësh sipas caktimit që ka bërë Perëndia për ty?

Ken Korkow jeton në Omaha, Nebraska, U.S.A., ku shërben si drejtor rajonal për CBMC. Kjo pjesë është adaptuar nga rubrika “Fax of Life” që ai e shkruan çdo javë. Përdoret me leje.

CBMC INTERNATIONAL: President: Robert Milligan

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për çdo pyetje drejtohuni tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. Ai e kishe dëgjuar më parë konceptin e “përdorimit më të mirë të mundshëm”? A e gjen ekuivalentin e këtij koncepti në punën që bën?
  2. A të ka shkuar në mend ta pyesësh veten në lidhje me përdorimin më të mirë të mundshëm të jetës tënde? Nëse po, në ç’përfundim ke arritur? Në se jo, atëherë si do të përgjigjeshe po të ta bënte dikush këtë pyetje?
  3. Z. Korkow thekson se përgjigja e tij ndaj kësaj pyetjeje përqendrohet te marrëdhënia e tij e drejtpërdrejtë me Perëndinë. Ç’mendim ke ti?
  4. Si e kupton ti thënien e Oswald Chambers se “Perëndia i çon dëm shenjtët e vet duke i vendosur ata në vendet më të pakuptimta”? A të duket e vërtetë kjo? A do të ishe dakord me mendimin se ai që Perëndia e quan si “përdorim të mirë”, s’ka të bëjë fare me këndvështrimin pragmatik të njerëzve mbi jetën? Pse, ose pse jo?

Shënim: Po ta kesh Biblën dhe ke dëshirë të lexosh më shumë në lidhje me këtë temë, shiko vargjet si më poshtë:

Psalme 139:13-16; 1 Korintasve 3:9; Filipianëve 3:7-10; 2 Timoteut 2:15, 3:16-17

TË JETOSH I KËNAQUR ME DOBËSITË E TUA

MANNA E SË HËNËS
18 Korrik, 2011

 

Nga Robert D. Foster

Nga të gjitha frikërat që përjetojmë, më e madhja është frika nga plakja. Disa muaj më parë mbusha 91 vjeç. Ndonëse disa njerëz këtë moshë mund ta quajnë të tejshtyrë, unë e shoh si fazën më të fundit të asaj aventure të madhe që quhet jeta ime.

TË BËHESH I MADH DUKE NDIHMUAR TË TJERËT QË TË BËHEN TË MËDHENJ

MANNA E SË HËNËS
11 Korrik, 2011

Nga Rick Boxx

Duke bërë hulumtime në lidhje me “udhëheqësin shërbyes”, lexova një thënie të profesoreshës J. Carla Northcutt: "Qëllimi i shumë liderëve është që t’i bëjnë njerëzit të kenë më shumë respekt liderin. Qëllimi i liderëve të mëdhenj është që t’i ndihmojnë njerëzit që të kenë me shumë respekt për veten e tyre”. Ja vlen të ndalemi pak mbi këtë thënie.

DEKLARATA E LIRISË – NË MJEDISIN E PUNËS

MANNA E SË HËNËS
4 Korrik, 2011

 

Nga Robert J. Tamasy

Data zyrtare e kësaj Manne është 4 Korrik. Në shumë vende të botës kjo është një ditë si gjithë të tjerat, por, siç mund ta dini, 4 korriku në SHBA është festa e Ditës së Pavarësisë. Ai përkujton atë ditë të vitit 1776 kur “kolonitë” shpallën shkëputjen nga sundimi britanik.