headerphoto

TË GODASËSH 'TOPIN E LAKUAR'

MANNA E SË HËNËS
27 Maj, 2013

Nga Robert J. Tamasy

Para vitit 1950 bejsbolli ishte eksluzivisht një sport amerikan. Shpesh për të thuhej se ishte "argëtim kombëtar". Pas Luftës së Dytë Botërore bejsbolli u bë artikull eksporti. Ushtarët amerikanë të dislokuar në Japoni e Kore e futën bejsbollin edhe në këto vende. Dalëngadalë ai u përhap në Amerikën Latine dhe në një pjesë të Europës. Sot është një lojë që luhet në shumë vende të botës.

Arësyeja që e sjellim këtë fakt në Manna-n e së Hënës ka të bëjë me një aspekt unikal të këtij sporti, një pengesë që iu del shumë lojtarëve në rrugën e tyre drejt suksesit: vështirësia për të goditur me shkop një top që të vjen me një trajektore të lakuar. Goditësit që nuk janë në gjëndje të godasin një top të tillë nuk arrijnë kurrë të quhen profesionistë.

Unë vetë nuk para kam luajtur bejsboll, por një shoku im që ka luajtur, e shpjegon kështu: " Topi merr lakim në castin që ndodhet në ajër, pikërisht mbi rrethin e goditjes. Sytë e shumicës së goditësve fokusohen në pikën ku mendojnë se do ta godasin topin dhe jo te vetë topi." Si pasojë, ata nuk arrijnë ta godasin fare topin.

Edhe po të mos kesh luajtur kurrë bejsboll (si shumica e lexuesve shqiptarë të këtij shkrimi) problemin "topit të lakuar" e ke hasur në forma të tjera. Jeta dhe puna na hedhin vazhdimisht "topa të lakuar" që shfaqen në formen e përmbysjes së menjeherëshme të planeve: nje klient i rëndësishëm vendos të mos bëjë më biznes me ty. Dikush tjetër gradohet në vendin tënd. Një krizë ekonomike e menjëherëshme mund të t'i pakësojë shitjet duke ta vënë kompaninë në vështirësi serioze. Shefi yt heq dorë nga një projekt ku t'i ke investuar kohën tënde për ditë e javë të tëra, etj.

Të tilla gjëra ndodhin edhe në jetën personale: papritur merr një telefonatë që ka të bëjë me nje krizë familjare. Një pjesë këmbimi shumë e shtrenjtë e makinës të le në rrugë duke të bërë të harxhosh para të paplanifikuara. Dikush nga të afërmit e tu vizitohet te mjeku dhe del që andej me një diagnozë vdekjeprurëse...

Çështja shtrohet se si duhet ta përballojmë "topin e lakuar"? Si duhet të veprojmë kur impulsi më i parë që na vjen është paniku? Bibla na jep disa shpjegime në lidhje me goditjen e këtyre "topave të lakuar":

Ti mund të mos jesh i përgatitur, por Dikush tjetër është. Ne nuk e dime se çfarë problemesh na presin prapa derës, por Perëndia e di. “’Se ju i dini planet që kam për ju,'thotë Zoti,' plane që ju të begatoheni e të mos dëmtoheni, plane që ju japin një shpresë dhe një të ardhme” (Jeremia 29:11).

Të papriturat nuk do t'i përballosh i vetëm. Premtimeve të Perëndisë kur ndodhemi në fatkeqësi dhe pasiguri, nuk duhet t'i përgjigjemi me frikë. Ai do jetë gjithmonë krah nesh. “Prandaj mos u frikësoni sepse unë jam me ju; mos u ligështoni se unë jam Zoti juaj. Do t'ju foprcoj dhe do t'ju ndihmoj; do t'ju mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.” (Isaia 41:10).

Ndryshimi i papritur i planeve mund të jetë bekim dhe jo mallkim. Kur planet e mirëmenduara nuk dalin siç duhet, ne mund të mërzitemi, të inatosemi ose të dëshpërohemi. Por shpesh ndryshimi i planeve ndodh atëhere kur duhet. “Me zemër njeriu planifikon rrugën e tij, por Perëndia ia përcakton atij hapat” (Fjalë të Urta 16:9).

Robert J. Tamasy është nënpresident i Leaders Legacy, Inc., një organizatë jofitmiprurëse me qendër në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran i gazetarisë, ai ka shkruar Tufting Legacies (iUniverse); Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press); dhe është bashkëautor me David A. Stoddard për librin The Heart of Mentoring (NavPress). Për më shumë informacion, shiko www.leaderslegacy.com ose blogjet e tij, www.bobtamasy.blogspot.com and www.bobtamasy.wordpress.com.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për çdo informacion drejtohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim/Pyetje Diskutim

  1. A ke pasur përvojë me bejsbollin? Si ka qenë ajo në lidhje me "topat e lakuar"?
  2. Cilët janë "topat e lakuar" që të hidhen në jetën e përditëshme ose atje ku punon?
  3. Si vepron në të tilla raste si më sipër?
  4. A të qetëson fakti se Perëndia kërkon që të aktivizohet në fatin tënd duke bërë edhe ndryshime planesh të menjëherëshme? Pse, ose pse jo?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën dhe kërkon të dish më shumë për këtë temë, shiko vargjet e saj si më poshtë

Fjalë të Urta 3:5-6, 16:3-4; Isaia 26:3; Mateu 6:25-34, 28:20, 11:28-30; 1 Gjoni 4:18

0 komente:

Post a Comment