headerphoto

TE GJESH SHPRESE NE KOHE DESHPERIMI

Nga: Ken Korkou

MANNA E SE HENES
Sherbim per Komunitetin e Krishtere Maj 25, 2009
Shalom Media



Kur ekonomia e vendit ishte e fuqishme dhe njerezit kishin mundesi kreditimi, ja se c’ bene disa prej tyre:

- Blene gjera qe nuk iu duheshin – me para qe nuk i kishin – per te lene pershtypje tek ca njerez qe nuk i donin.

Tani qe ekonomia ka rene dhe pasiguria eshte e madhe, shohim qe po te njejtet njerez:

- Mundohen te duken te qete - ndersa shpirti iu dhemb – per te lene pershtypje tek ca te tjere, te cilet, ndonese nuk flasin, shpirtin e kane cope.

Kam disa shoke qe humben para te madhe gjate vitit te kaluar per shkak te deshtimeve ne biznese ose ne investime. Sejcili prej tyre e perballon situaten ne perputhje me karakterin dhe pjekurine shpirterore individuale. Ne njerin ekstrem qendron dikush qe e ndjen veten te zhytur aq thelle ne batakun e deshperimit, sa te vetmen zgjidhje qe sheh para tij eshte vetevrasja.

Ne ekstremin e kundert eshte dikush tjeter (qe ka humbur edhe me shume para se i pari), i cili ka zgjedhur nje menyre tjeter per te perballuar situaten – duke qene i zhytur deri ne fyt ne batak, ai mendon se ujrat e ndotura me mbeturina kafshesh te batakut jane nje pleh shume i mire bujqesor qe mund te perdoret per te rritur bime te shendeteshme (endrat per mireqenie) ne vartesi te planeve qe ka Perendia per te.

Vite me pare, kur une isha ne prag te marrjes se vendimit perfundimtar per te besuar ne Zot, nje miku im me nxiste te studjoja dhe te meditoja mbi disa vargje shume domethenese te Bibles. Ne ate kohe nuk me shkonte mendja se, nje dite, edhe une do te gjendesha ne nje situate falimentimi qe erdhi krejt papritur pas nje kohe kur gjithshka dukej se shkonte mire e bukur. Ne fund te kesaj Manna te se Henes jane paraqitur disa nga keto vargje, te cilat me ndihmuan qe te mos mbytesha ne batakun e te pegerave te kafsheve, por ta konsideroja ate si pleh bujqesor qe do ta rriste shendetshem shpresen time.

Perpara se te mberrish tek keto vargje, desha te te rekomandoj qe, ne rast se ti ose miku yt po ndesheni me veshtiresi financiare te shkaktuara nga kriza, te lexoni nje liberth me titull “Si te mbijetosh ne kushtet e krizes ekonomike” shkruar nga Patrik Morleji (vebsajt: www.maninthemirror.org). Ne rast se keni deshire te diskutoni, do t’ju sugjeroja qe t’i drejtoheni dikujt qe e njeh mire Biblen, te vertetat dhe pretimet e saj, dhe te mesoni prej tij se cfare thote Bibla per gjendjen tende tuaj te veshtire. Ja nje shembull i atyre pasazheve biblike qe me ndihmuan mua ne kohe te veshtira, atehere kur nuk shikoja asnje reze shprese:

"Ta konsideroni nje gezim te madh, o vellezer te mi, kur ndodheni perballe sprovash nga me te ndryshmet, duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qendrueshmeri. Dhe qendrueshmeria te kryeje ne ju nje veper te persosur, pa asnje te mete. Por ne qofte se ndonjerit nga ju i mungon urtia, le ta kerkoje nga Perendia qe ja u jep te gjitheve pa kursim… le ta kerkoje me besim, pa dyshim, sepse ai qe dyshon i ngjan vales se detit, te cilen e ngre dhe e perplas era. Dhe ky njeri te mos pandehe se do te marre dicka nga Zoti, sepse eshte nje njeri me dy mendje, i paqendrueshem… "(Jakobit 1:2 – 8).

"…ne krenohemi edhe kur kalojme vuajtje sepse e dime se vuajtja sjell durimin, durimi sjell qendresen ne sprova dhe sprovat sjellin shpresen. Shpresa nuk na turperon sepse dashuria e Perendise eshte derdhur ne zemrat tona permes Shpirtit te Shenjte qe na e dha " (Romakeve 5:3–5).

"Sepse une i di mendimet qe kam per ju, thote Zoti, medime paqeje dhe jo te se keqes, per t’ju dhene nje te ardhme dhe nje shprese. Do te me kerkoni dhe do vini te me luteni dhe une do t’ju kenaq. Do te me kerkoni dhe do te me gjeni, sepse do te me kerkoni me gjithe zemren tuaj " (Jeremia 29:11 – 13).

Reflektim/Diskutim Pyetje

1. Perpara ardhjes se krizes ekonomike, a ishe ti nder ata qe bleve edhe gjera qe nuk te nevojiteshin, me para qe nuk i kishe realisht per te lene nje fare pershtypje ndaj njerezve qe nuk i doje? Ne qofte se jo, a ke njohur te tille njerez? Pse mendon se njerezit veprojne ne kete menyre?

2. Si e ben krahasimin midis njeriut qe, kur eshte ne veshtiresi, ndjehet sikur ka rene per tu mbytur ne nje batak te pegerash kafshesh me ere te rende e te ndyre dhe njeriut qe kete batak e konsideron si nje pleh te vlefshem per te plehruar lulet e enderrave te tij per mireqenie e begati personale?

3. Kur perballesh me sfida te medha e veshtiresi te panjohura, kujt i drejtohesh zakonisht (per ndihme e keshille) ? Pse?

4. Cili nga vargjet e cituara prej Ken Korkou-t te duket me kuptimploti? Apo asnjeri?


SHENIM: Ne Biblen qe mund te keni prane, ka edhe pasazhe te tjera ne lidhje me kete teme:

Isaia 26:3, 40:31, 41:10; Jeremia 33:3; Mateu 6:25-34; Hebrejve 12:5-13

QENDRUESHMERIA: NJE VIRTYT I CMUESHEM

Nga: Rick Boxx
MANA E SË HËNËS
Sherbim per Komunitetin e Biznesit nga Shalom Media Maj 19, 2009


Libri i mirenjohur “Good to Great” (1) nga Xhim Kollins eshte bere per mua nje nga librat me te dashur sepse ne te afirmohen shume parime kyce te Bibles. Nje nga idete qe Xhim Kollins trajton ne kete liber eshte ajo qe ai e emerton si “vullneti profesional”.

Duke shpjeguar permbajtjen e konceptit “vullnet professional”, ai thote se ky koncept “nenkupton vendosmerine e patundur per te bere gjithshka te mundeshme per te arritur rezultatet me te mira afatgjata pavaresisht nga veshtiresite qe hasen”. Kjo eshe padyshim nje vlere, e cila gjen zbatim si ne pune ashtu edhe ne jeten individuale, por une nuk isha i sigurte nese kjo vlere kishte vertet rrenje biblike, deri sa nje dite hasa ne pasazhin e meposhtem nga Libri i Fjaleve te Urta.

Ne Fjale te Urta 12:27 thuhet, “Pertaci nuk e pjek gjahun e tij, por zelli eshte nje pasuri e cmueshme per njeriun”. Duke u thelluar ne kuptimin e ketij pasazhi dhe duke analizuar perdorimin e fjales zell (vullnet), arrita ne perfundimin se koncepti tingellonte i njejte me ate qe Kollins e quan “vullnet profesional”. Edhe ne fjalor, nje nga percaktimet qe gjeta per fjalen zell ishte ky: “vemendje kembengulese deri ne hollesite me te medha”.

Ne qoftese ti synon te beshesh drejtues i nje biznesi te madh, duhet doemeos te jesh njeri i zellshem. Sprovat dhe veshiresite jane te pashmangshme, por nese ti can guximshem mes tyre duke qene i vemendshem edhe ndaj hollesive, atehere ti zoteron nje pasuri te cmueshme energjie per t’ja dale mbane.

Sikunder pohohet ne Bibel, pengesat japin mundesi qe te persosen tek ju vetite prej udheheqesi. Tek Jakobi 1:2-4 thuhet, “ Ta konsideroni nje gezim te madh, o vellezerit e mi, kur ndodhemi perballe sprovash nga me te ndryshmet duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qendrueshmeri. Qendrueshmeria te kryeje ne ju nje veper te persosur qe ju te jeni te plote dhe pa asnje te mete”.

Ashtu sikunder pemet e bimet e tjera rriten me te qendrueshme ne kushte klimatike te ashpra, ashtu edhe nje klime “e ashper” ne vendin te punes na ndihmon qe te zhvillojme qendrueshmerine e karakterit. Ne duhet te kryejme detyrat qe na jane besuar pavaresisht se mund te jemi te rrethuar nga faktore negative.

Apostulli Pal, nje liderat me te shquar te Kishes se hereshme, ka permendur shume prej pengesave qe i eshte dashur te kaperceje duke ruajtur kurdohere vendosmerine per te bere gjithshka duhej bere per te arritur rezultate afatgjata. Pali permend burgimet, rrahjet deri edhe me kamzhik, gjuajtjet me gure ndaj tij, shpetimin nga mbytja e anijes, rreziqet natyrore, pagjumesine e imponuar, urine, etjen dhe stresin fizik, emocional e mendor. Nga keto fatkeqesi ai nuk u mposht, por me vullnet te forte iu beri balle atyre.

Per Palin asnje prej pengesave nuk ishte e pakapercyeshme. Prandaj edhe shkroi: “Sepse une jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjejt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjerat e tashme e as gjerat e ardheshme, as lartesite, as thellesite, as ndonje tjeter krijese nuk do te mund te na ndaje nga dashuria e Perendise qe eshte ne Jezu Krishtin, Zotin tone (Romakeve 8: 38-39)

Sot me shume se kurre sfidat e kohes qe kane te bejne me amulline ekonomike, pasigurine globale etj., shtrojne perballe liderave pyetjen madhore: A ke objektiva te rendesishem qe don t’i permbushesh dhe nje vizion te fuqishem ne te cilin beson thellesisht? A ke vullnetin dhe kembenguljene duhur per t’i permbushur ato?


Reflektim/Diskutim Pyetje

1. Cfare mendon ne lidhje me ate qe autori Xhim Kollins e pershkruan si “vullnet profesional”? A ke hasur ne modele te tij aty ku punon? A mendon se ti e zoteron kete vlere?

2. Kur mendon per fjalen zell (vullnet) cfare ke parasysh? A je dakord me Rick Boxx se kjo eshte nje pasuri e cmuar per nje lider? Pse ose pse jo?

3. Ne c’menyre ndihmojne veshtiresite dhe sfidat per te zhvilluar vullnetin dhe qendrueshmerine e personit? A e ke perjetuar vete nje gje te tille?

4. Si do t’i keshilloje te tjeret qe te kultivojne vullnet dhe qendrueshmeri ne jete? Cfare hapash duhet te ndermarrin?


SHENIM: Ne qofte se e ke Biblen dhe deshiren per te lexuar me teper ne lidhje me kete teme, shiko pasazhet si me poshte:

Romakeve 12:8; 2 Korintasve 8:7; 2 Timoteu 2:15; Hebrejve 6:11-12; 2 Pjetri 1:5-8, 3:14



(1) “Good to Great”: titulli i ketij libri permban nje nocion te mirefillte filozofik ndaj eshte e veshtire te perkthehet fjale per fjale ne gjuhen shqipe. Nje perkthim i lire i ketij titulli mund te ishte: “Nga “mire” ne “shume mire”. Kemi te bejme me nje proces permiresimi drejt perkryerjes, proces qe aplikohet ne shume fusha te jetes.

FUNDI I HIDHUR NUK VJEN PAPRITUR

Nga: Robert J. Tamasy


MONDAY MANNA
Sherbim per Komunitetin e Biznesit nga Shalom Media Maj 11, 2009


Ne Monday Manna te javes se kaluar folem per rendesine e fundit te suksesshem: Nuk ka rendesi fillimi, por fundi i dickaje qe ben. Por, cilet jane faktoret qe ndikojne per nje fund te susksesshem? Pse shpesh njerezit nisin gjera premtuese, por perfundojne ne menyre zhgenjyese?

Te marrim shembullin e nje drejtuesi te famshem, i cili permendet ne librin e Majkell Novak me titull “Biznesi si nje Thirrje (per sherbim ndaj Perendise)”, botuar ne vitin 1996. Novaku citon biznesmenin i cili kujton aspekte nga jeta e tij personale si me poshte: “U rrita si biri i nje pastori Baptist. Kam qene dhe jam shume i bindur se nje nga gjerat qe te jep me shume sadisfaksion ne jete eshte krijimi i nje mjedisi te shendoshe etiko-moral ne te cilin cdo individ te kete mundesine per te realizuar potencialin e vet qe i eshte dhuruar nga Zoti.

Eshte per te ardhur keq qe, vite me vone, ky njeri, dikur kaq shume i nderuar, u perfshi ne procesin e rrenimit te nje kompanie shume te madhe te cilen e drejtonte. Kompania ne fjale u be e njohur ne shkalle nderkombetare per praktikat e saj biznesore aspak etike, aksioneret humben miliona dollare dhe vete kompania u be nje nga guret e pare qe ra gjate efektit domino te krizes aktuale ekonomike.

Si mund te ndodhin te tilla gjera? Me vjen ne mend analogjia me bojen e zeze qe pikon pike pike e dalengadale ne nje ene me boje te bardhe. Boja e bardhe nuk erresohet menjehere. Kur fillojme ta perzjejme, veme re se e zeza ne fillim ndikon shume pak tek e bardha, por me kalimin e kohes, ndersa sasia e te zezes shtohet, e bardha shnderrohet ne gri. Po hodhem edhe me shume te zeze, e bardha pastaj zhduket fare.

Per analogji me ate qe thame ne lidhje me bojen, edhe njerezit qellim-mire nuk ngrihen nje mengjes dhe papritur vendosin se “nuk do te jene me njerez te mire, se jane lodhur se qeni te tille dhe se, tash e tutje, do behen te pandershem, bile te ligj fare”. Jo, kjo nuk ndodh. Ndryshimet ne sjellje dhe qendrime nuk zhvillohen ne periudha te shkurtera kohore. Duhet te kaloje nje fare kohe relativisht te gjate qe te dalin dukje e efektet e ketyre ndryshimeve.

Kemi te bejme me nje prces gradual transformimi, i cili, ne rastin e largimit (nga udha e Zotit), mund te krahasohet me ate varken e vogel, te pa ankoruar, te cilen valet e detit e cojne dalengadale drejt thellesive. Zakonisht ka mjaft shenja paralajmeruese para se te ndodhe ky largim. Po te jemi te sinqerte me vetveten, ndryshimet fillestare mund t’i veme re kollaj: nje kompromis i vogel ketu, nje erresim i lehte i se vertetes atje e keshtu me rradhe. Ja disa vrojtime nga Bibla ne lidhje me kete process largimi (nga udha e Zotit).

Largimi ndodh kur ne persihasim mendime lakmie. Shpesh drejues te ndryshem te bizneseve e fillojne angazhimin e tye me synime idealiste, por, te joshur nga forca terheqese e parase, gradualisht devijojne nga ky kurs. “Ata qe deshirojne te pasurohen bien ne tundim, ne kurthin e djallit dhe ne shume deshira te marra e te demshme qe i fundosin njerezit ne rrenim e shkaterrim” (1 Timoteut 6:9).

Largimi ndodh kur ne mendojme se zoterojme te verteten. Edhe nese posedojme standartet me te larta etike, ato e humbasn dobine e tyre ne rast se nuk kerkojme vazhdimisht nga vetja qe t’i zbatojme ato ne praktiken e perditeshme. “Prandaj duhet te tregojme shume kujdes per gjerat qe kemi degjuar qe te mos dalim nga udha” (Hebrejve 2:1).

Largimi ndodh kur ne i perkushtohemi qellimeve te gabuara. Nje drejtues, qellimi i vetem i te cilit eshte te jete sa me i pushtetshem dhe i etur per te marre fitime te majme e ka kollaj qe t’i perkushtohet me zell te madh falsifikimit te dokumenteve dhe manipulimit te njerezve “Askush nuk mund t’u sherbeje dy zoterinjve. Ai ose do te urreje njerin e do te doje tjetrin, ose do te jepet pas njerit e do lere pas dore tjetrin. Nuk mund t’i sherbeni edhe Perendise edhe parase.” (Mateu 6:24).

Reflektim/Diskutim Pyetje

1. A je dakord me mendimin se mos perfundimi i sakte i dickaje qe e ke nisur mire nuk ndodh ne menyre te papritur, por eshe rezultat i nje largimi gradual nga qellimi fillestar? Shpjegoje pegjigjen tende.

2. A mund te japesh shembuj individesh te cilet jane shmangur dhe larguar nga vlerat morale tek te cilat dikur besonin fuqimisht? Pse t’iu kete ndodhur ky fenomen? Cfare ndikoi per keq ne transformimin e tyre?

3. Cfare keshille do t’i jepje dikujt qe te perfundoje me sukses ate qe ka nisur dhe te mos shmanget pa u ndjere nga kursi i tij fillestar?

4. Cilat jane disa vlera ose parime baze ne te cilat beson dhe per te cilat perkushtohesh ne ecurine e jetes apo karieres tende profesionale?

Shenim: Bibla ka edhe pasazhe te tjera ne lidhje me kete teme:

Psalme 141:4; Fjale te Urta 4:23, 13:6, 19:22, 20:17, 21:6; Mateu 6:19-23

NUK KA RENDESI FILLIMI POR FUNDI

Nga: Robert J. Tamasy

MONDAY MANNA
Sherbim per komunitetin e biznesit nga Shalom Media Maj 04, 2009


Ne kete periudhe te vitit garat e mjeteve motorrike te te gjitha llojeve, me zhurmen dhe dinamiken qe i karakterizon, vihen ne qender te vemendjes. Mund te zgjedhesh midis NASCAR, FORMULA ONE, INDY CAR, garave me motoskafe te ndryshem, motorra etj. Megjithate, pavaresisht nga arritjet teknike dhe aftesite e piloteve qe demonstrohen aty, nje parim nga ata qe gjejne zbatim ne cdo fushe te jetes, mbizoteron: Nuk ka rendesi se si e nis dicka, por si e bitis ate.

A ju ka qelluar te punoni me dike qe fillimisht iu eshte dukur si nje xhevahir ne stafin qe ju drejtonit dhe qe me vone keni vene re se, per aresye te ndryshme, ai/ajo ka nderruar qendrim dhe eshte bere pengese ne pune? Ose, a keni ndermarre ndonjehere projekte te cilet i keni nisur gjithe entusiazem dhe optimizem dhe qe me vone i keni braktisur sepse jane zvarritur per nje kohe te gjate pa ndonje rezultat te dukshem? Ose, a ka ndermarre ndonjehere qendra e juaj e punes ndonje iniciative per te permiresuar rrenjesisht metodat e punes, te cilen vite me vone e zbuloni qe ka mbetur sirtareve e pa u vene kurre ne jete?

Keta jane shembuj jetesore qe tregojne se sa lehte eshte te fillosh dicka – nje pune te re, nje hobi tendin, nje martese, nje ndryshim ne menyren e jeteses qe ndikon per mire ne shendetin tend etj -, por njekohesisht se sa e veshtire eshte qe ta cosh deri ne fund me sukses ate dicka. Pikerisht, per kete aresye ka dale edhe thenia: “Jeta eshte nje maratone dhe jo nje sprint”. Kushdo mund te duket i forte dhe i shpejte ne fillimet e nje gare maratone, por te rezistosh pergjate 40 kilometrave kerkon vendosmeri, kurajo, volum te madh stervitjeje paraprake dhe nje kembngulje te madhe per te mos e braktisur garen per shkak te pengesave qe dalin.

Ideja e “fundit te suksesshem” duket se ne Bibel del here pas here, bile eshte shume e theksuar. Ja disa shembuj kendveshtrimesh mbi kete ide:

Qe te arrish fundin me sukses duhet te dish se ku eshte vija e finishit. Te konkurosh ne nje gare mjetesh motorrike, vrapimi, gare skish ose gare noti, nuk do te kishte kuptim pa ditur kohezgjatjen dhe sidomos kriteret e perfundimit te saj. Ne te njejten menyre, si profesionalisht ashtu edhe individualisht ne duhet te dime se ku duhet ta percaktojme vete vijen e finishit per gjithshka qe ndermarrim. “…po rend drejt atyre qe kam perpara, drejt synimit per te fituar cmimin e thirrjes Qellore te Perendise, permes Krishtit Jezu (Filipianeve 3:14).

Duhet te vezhgosh progresin qe ben gjate ecjes perpara drejt ojektivit. Mbajtja parasysh e arritjeve te njepasnjeshme ne procesin e plotesimit te nje objektivi eshte shume e rendesishme sidomos kur ky proces kerkon investime ne kohe dhe ne mjete materiale. Ndalesat e shkurtera per te pare piketat e vendosura deri ne ate moment dhe per t’ju gezuar ayre, sigurojne nxitje dhe frymezim per te mbajtur gjalle entusiazmin e fillimit. “Luften e mire e luftova, garen e perfundova dhe besimin e ruajta” (2 Timoteut 4:7).

Qe te perfundosh dicka me sukses duhet te rikujtosh vazhdimisht se cfare deshe te arrish kur i hyre asaj dickaje. Qartesimi i qellimeve, endrave dhe deshirave eshte nje element i rendesishem i procesit te kryerjes me sukses te dickaje qe ndermerr. Ne momentin qe e ke percaktuar qarte se cfare synon te arrish eshte me e thjeshte qe te hedhesh hapat e duhura ne radhen e duhur. Cili eshte objektivi yt? Dikush ka thene: “po synove asgjene, asgjene ke per te arritur.”
Ne prag te perfundimit te jetes se tij tokesore Jezusi i permblodhi mendimet e tij mbi “fundin e suksesshem” ne plotesimin e misionit te tij per te marre persiper shlyerjen e mekateve te njerezve. “Une te kam perlevduar mbi toke duke kryer vepren qe me dhe per te bere.” (Gjoni 17:4). “U krye!” (Gjoni 19:30).

Ne moshen mbi 60 vjec une personalisht jam me prane fundit se sa fillimit. Prandaj eshte me shume vend pyetja: a jam drejt nje fundi te suksesshem – ne pune, ne familje, ne plotesimin e thirrjes se Perendise, ne maredheniet me njerezit? Po ti?


Reflektim/Diskutim Pyetje

1. Ai kishe degjuar me pare thenien “Nuk ka rendesi fillimi por fundi”? A mund te kujtosh dike -ose edhe veten tende - ne ndonje rast qe filloi mbare dicka, por qe, per shkak te pazotesise apo mungeses se vullnetit, e la ate ne mes?

2. Si do t’i pershkruaje ndryshimet midis nje sprinti dhe nje maratone duke patur parasysh pergatitjen paraprake qe duhet per to.

3. Neqofte se do te merrje ne analize disa aspekte nga jeta jote – punen, familjen, hobin tend te preferuar ose maredheniet me njerezit – si do ta percaktoje progresin drejt nje fundi te suksesshem?

4. Mendo per nje nga qellimet e tua me fisnike ne jete dhe jepi pergjigje ketyre pyetjeve: Per ku je nisur? Cfare mjetesh apo strategjish po perdor per te mberritur atje? Si do te mundesh ta kuptosh qe ke arritur?


SHENIM: Po ta kesh Biblen shiko edhe disa pasazhe te tjera ne lidhje me kete teme:
1 I Samuelit 22:47-51; 2 I Mbreterve 2:1-12; 2 I Kronikave 14:2-6, 16:7-13