headerphoto

SI TA SHIJOSH PUNEN

Nga: Rick Warren

MONDAY MANNA
Sherbim per komunitetin e biznesit nga Shalom Media Prill 27, 2009



Anketimet tregojne se rreth 82 perqind e njerezve nuk e pelqejne punen qe bejne. Fatkeqesisht shume prej tyre nuk arrijne te kuptojne se ky nuk eshte nje fatalitet i pandryshueshem. Shifra e te pakenaqurve mund te ulej ne menyre te ndjeshme ne rast se do te zbatoheshin disa parime qe Perendia na i tregon ne Fjalet e Urta.

Njohja e tre sekreteve te meposhteme nuk premtojne as rritje rroge dhe as pozicione me te mira hierarkike, por ato mund te sjellin ndryshime te rendesishme brenda teje dhe te te rrisin deshiren per te shkuar ne pune.

1. Kurre mos pusho se mesuari. Neqofte se nuk rritesh profesionalisht dhe personalisht, cdo lloj pune qe ben gradualisht do te te zvjerdhet. Askush nuk ka dobi nga te ndenjurit ne vend numero. Mesuesit e mire zakonisht kane deshiren dhe aftesine qe te mesojne vazhdimisht. Ja tri nga menyrat me te mira per te mesuar:

  • Meso nga Perendia. Mesuesit e shquar te kohrave kane mesuar ne rradhe te pare nga vete mesuesi me i madh: Zoti. Ai eshte nje kryemesues qe e kupton se cfare duhet qe “nxenesit” e tij ta pervetesojne sa me mire mesimin. Ai shfrytezoi ylberin qe t’i mesonte Noes se si te ruhej. Ai shfrytezoi shembullin e nje shkurreje qe digjej per t’i mesuar Mojsiut se ceshte vetbesimi. Ai, edhe sot e kesaj dite eshte mesuesi me i mire. Bibla eshte plot me keshilla te dobishme per jeten e perditeshme. T’i lexosh Shkrimet e Shenjta dhe te meditosh mbi to eshte nje menyre efikase per te mesuar nga Perendia."Kush i kushton kujdes Fjales do te gjeje te miren dhe kush i beson Zotit eshte i lumtur” (Fjale te Urta 16:20).

  • Meso nga kritikat. Mund te mos jete gjithmone e lehte te pranosh verejtjet e te tjereve, por nje njeri i mencur degjon me vemendje kur dikush e kritikon dhe perpiqet te gjeje racionalen ne ate qe i thone. "Kush don te korrigjohet eshte ne rrugen e jetes, por kush nuk pranon kritiken humb" (Fjale te Urta 10:17).

  • Meso nga deshtimet. Suksesi nuk eshte mesues fort i mire sepse ai mund te jete rezultat i faktoreve jashte vetes tone. Por, kur deshtojme, atehere eshte shume me lehte te percaktohet shkaku. Ceshtja nuk eshte te dime nese do te deshtojme apo jo – sepse te gjithe jemi pre e deshtimeve – por te dime nese jemi ne gjendje te mesojme dicka nga deshtimi. "sepse i drejti bie shtate here dhe ngrihet kurse te pabeset permbysen ne fatkeqesi " (Fjale te Urta 24:16).

2. Ruaj integritetin tend. Ana e jashteme (imazhi) i dikujt le nje fare pershtypje vetem per momentin sepse ai perfaqeson vetem ate qe duket nga jashte. Por eshte brendesia morale (integriteti) i njeriut ai qe krijon pershtypjen e plote, qe nxjerr ne dukje se kush eshte ky njeri ne te vertete, qe tregon se cfare permbajtje ka ai brenda vetes sepse “ Kandari dhe peshoret e sakta jane te Zotit, te gjitha guret e peshes jane veper e tij.” (Fjale te Urta 16:11).

3. Ji njeri i qendrueshem. Ne Fjale te Urta keshilla me domethenese lidhur me aftesine per te shijuar punen, eshte ajo qe i ve rendesi qendrueshmerise perballe sfidave dhe pengesave qe dalin. “Synimet e njeriut te kujdesshem cojne me siguri ne bollek , por ai qe ngutet do te bjere me siguri ne varferi” (Fjale te Urta 21:5). “ A e ke pare nje njeri te papertueshem ne punen e tij?Ai do te paraqitet para mbretit… " (Fjale te Urta 22:29).

Solomoni, mbreti i Izraelit, autori i Fjaleve te Urta dhe njeriu qe provoi gjithshka ne jete, ka thene: “Çdo njeri te cilit Perendia i jep pasuri dhe te mira si dhe mundesine qe t’i gezoje ato, te marre pjesen e vet dhe te gezoje mundin e tij; kjo eshte nje dhurate e Perendise” (Predikuesit 5:19).

Reflektim / Diskutim Pyetje
1. Neqofte se dikush ju pyet nese e dashuron vertet punen qe ben, si do t’i pergjigjeshit? Shpjegoje pergjigjen tende.

2. A te duket vetja se je nje njeri qe vazhdon te mesoje ne jete? Si do t’i pergjigjeshe thenies se Rick Warren se te mesuarit e vazhdueshem eshte nje element i rendesishem qe ndikon ne te shijuarit e punes?

3. Pse, sipas mendimit tend, Rick Warren thote se faktori kyc qe ndikon per te shijuar ose jo punen eshte integriteti dhe jo imazhi i njeriut?

4. Si ndikon tek kenaqesia per punen kembengulja e vendosmeria perballe deshtimeve dhe pengesave.


SHENIM: Nese ke Bibel dhe deshiron te dish me shume mbi kete teme drejtohu tek:
Zanafilla 1:27-30; 1 Korintasve 3:10-15; Kolosjaneve 1:10, 3:17,23; 1 Thesalonikasve 4:11; 1 Pjetri 1:17

ME TE VERTETEN NUK LUHET

Nga: Rick Boxx

MONDAY MANNA
Sherbim per komunitetin e biznesit Prill 20, 2009


Vite me pare m’u dha rasti te prezantoja me njeri tjetrin dy njerez per te cilet mendova se mund te bashkepunonin frytshem midis tyre. Geri ishte ne kerkim te nje investuesi per biznesin e tij dhe Denisi ishte kandidati i pershtatshem. Mirepo, meqenese Denisin nuk e njihja edhe aq mire, e paralajmerova Gerin qe te mos bazohej vetem ne rekomandimin tim.

Denisi me la nje pershtypje shume te mire. Ai ia beri Gerit te qarte rregullin e vet numer nje: “Po me genjeve, cdo gje merr fund. Nuk ka rendesi koha se kur mund ta kuptoj kete, para apo mbas marreveshjes tone per bashkepunim. Diten qe marr vesh se diku me ke dale genjeshtar, ate dite maredhenia jone nderpritet.”

Disa muaj me pas Denisi me tha se, duke bere verifikimet e veta, kishte zbuluar qe Geri nuk kishte qene i sinqerte per nja dy gjera. Denisi i kishte dhene fund bashkepunimit.

Eshte e qarte se Denisi mori vendimin e duhur. Biznesi i Gerit falimentoi dhe tani ai rrezikon burgun me akuzen per mashtrim ne deklarimin e taksave.

Filozofia e Denisit pasqyron pike per pike ate qe thuhet ne Fjale te Urta 12:22, "Buzet genjeshtare jane te neveriteshme per Zotin, por ata qe veprojne me ciltersi i pelqejne atij" Filozofia e Denisit eshte mire te mbahet parasysh ne cdo maredhenie biznesi. Ajo te mbron edhe para se te hysh ne nje maredhenie, por edhe mbasi mund te jene bere letrat. Te ben vigjilent.

Fatkeqesisht jetojme ne nje bote ku standartet morale dhe etike jane kompromentuar rende duke bere qe te mos kete kufij te qarte midis vleres se qendrimeve parimore dhe antivleres se qendrimeve jo parimore. Edhe midis shkollave me te mira te biznesit ka kontradikta ne percaktimin e nje kodi etik universal per maredheniet biznesore. Shume prej tyre i permbahen idese se e verteta absolute nuk egziston. Si rrjedhim edhe virtyte te tilla si thenia e te vertetes, ndershmeria, mbajtja e fjales etj. trajtohen si te parendesishme ne biznes.

Nje studiues i njohur i jetes sociale ka thene: “Ne e kemi nxjerre jashte nga shkolla moralin dhe i mesojme studentet me idene se nuk ka moral absolut. Si pasoje, ne vend qe t’i fusim ne burg mashtruesit, i kemi ngritur ata ne piedestal. Dhe te rinjte kete e konsiderojne normale.”

Megjithate, kjo nuk do te thote se ne nuk mund te ruajme standarte te larta morale dhe etike aty ku punojme. Kushdo qe aspiron te drejtoje nje biznes te madh ose te vogel duhet doemos te reflektoje edhe mbi keto ceshtje teper te rendesishme. Ja c’na meson Testamenti i Vjeter ne librin e Fjaleve te Urta:
  • Mungesa e ndershmerise urrehet nga Zoti “Peshorja e pasakte eshte e neveriteshme per Zotin por peshimi i sakte i pelqen” (Fjale te Urta 11:1
  • Genjeshtra eshte jeteshkurter. “Buza qe thote te verteten do te behet e qendrueshme per jete, por gjuha qe genjen zgjat vetem nje cast” (Fjale te Urta 12:19). “Te perfitosh thesare me nje gjuhe genjeshtare eshte nje kotesi kalimtare e atij qe kerkon vdekjen” (Fjale te Urta 21:6).
  • Mashtrimi sjell ndeshkimin per mashtruesin. “Deshmitari i rreme nuk do te mbetet pa u ndeshkuar dhe ai qe thote genjeshtra do te humbase” (Fjale te Urta 19:9).
  • Mashtrimi mashtron vete mashtruesin. “Buka e nxjerre me hile eshte e embel per njeriun por pastaj goja e tij do te mbushet me zaje”( Fjale te urta 20:17).

Reflektim /Diskutim Pyetje
1. Nga 1 deri ne 10, ku 1 eshte me e ulta dhe 10 me e larta, ne cilen shkalle do ta vendosnit ndershmerine per nga rendesia ne biznesin ose punen tuaj. Mundohu ta shpjegosh pergjigjen.

2. Sa shpesh ndeshesh me shfaqje te pandershmerise atje ku punon. Pershkruaj rastin me te fundit


3. Dihet se pandershmeria ka qene gjithmone problem ne cdo fushe te jetes. A mendon se shkalla e pandershmerise eshte rritur ne kohen e sotme? Pse ose pse jo?

4. Sipas teje, cfare vlere ka te dish qendrimin e Zotit mbi sjelljet e pandershme?

SHENIM: Bibla ofron edhe pasazhe te tjera ne lidhje me kete teme:
Fjale te Urta 12:17, 14:5, 16:11, 17:23, 19:5, 21:28, 24:26; John 8:32, 16:13

SHERIMI NGA PLAGET E JETES

Nga: Dr. Rick Warren
MONDAY MANNA
Sherbim per Komunitetin e Biznesit nga “Albania Shalom” Prill 13, 2009


Zjarri shkaterron shtepite dhe njerezit humbasin gjithshka materiale qe kane. Marrim lajme per vdekje te papritura te te dashurve tane. Ekonomia merr kthesa dramatike duke shkaterruar financat e investitoreve. Pa paralajmerim shefi pushon nga puna nje punonjes te vjeter. Sic thote Ligji i Merfit, “Nese dicka mund te shkoje keq, keq ka per te shkuar.”

Kete realitet e shpreh edhe Bibla, ndonese me fjale te tjera, duke pohuar se “Nganjehere gjera te kota ndodhin mbi toke. Gjera te keqia u ngjasin njerezve te mire, dhe gjera te mira u ngjasin te keqijve.” Ne Bibel thuhet: “Ka njerez te drejte qe trajtohen ashtu sikunder i perket vepres se te pabeseve, dhe ka te pabese qe trajtohen sikunder i perket vepres se te drejteve” (Predikuesi 8-14).

Cfare duhet te bejme? Si duhet te veprojme kur na pllakosin fatkeqesite? Le te flasim me fjalen e vete Perendise:

1. SHPREHE HIDHERIMIN – Mos e moho hidherimin qe ke. Perendise thuaja saktesisht se si ndjehesh. “Lum ata qe vajtojne, sepse ata do te ngushellohen” (Mateu 5:4). “Hap zemre tende para Tij; Perendia eshte streha jone” (Psalme 62:8). “ Zoti qendron afer atyre qe e kane zemren te thyer dhe shpeton ata qe e kane shpirtin te dermuar” (Psalme 34:18)

2. PRANO NDIHMEN E TJETRIT – Mos u mbyll ne vetvete. Ndaje barren e hidherimit tend me shoqerine dhe me familjen qe te ofron kisha nese je anetar i saj. “Mbani barret e njeri tjetrit…” (Galatasve 6:2)

3. MOS IU DOREZO LIGESHTIMIT– Ke vetem dy mundesi: ose t’i dorezohesh ose ta mposhtesh hidherimin. “ Duke u kujdesur fort… …se mos mbije ndonje rrenje e hidhur dhe t’ju turbulloje dhe nepermjet saj te ndoten shpirterat e shume njerezve” (Hebrejve 12:15).

SI TA SHMANGIM LIGESHTIMIN?

  • Ate qe s’e ndryshon dot, pranoje ashtu si c’eshte “… Ne rast se pergatit zemren tende dhe shtrin ndaj Tij duart e tua … … do harrosh hallet e tua, do t’i kujtosh si uji qe ka rrjedhur” (Jobit 1:13,16).
  • Mendo per ate qe ka mbetur dhe jo per ate qe humbi. “Per cdo gje falenderoni sepse i tille eshte vullneti i Perendise per ju” (1 Thesalonikasve 5:18)

4. MBANI PARASYSH GJENE ME TE RENDESISHME – Mardheniet mes njerezve jane kryesoret. Ato duhen vleresuar si thesar dhe jo gjerat materiale. Jezui ka thene, “…jeta e njeriut nuk qendron ne mbushulline e gjerave qe zoteron” (Lluka 1:15) “… sepse ne nuk kemi sjelle asgje ne kete bote dhe prej saj nuk mund te marrim gje me vete” (Timoteut 1 6:7)

5. MBESHTETU TEK JEZU KRISHTI – Ketu qendron sekreti per te gjetur forcen qe duhet per perballimin e veshtiresive. “Une jam mesuar te kenaqem sidoqe ta kem gjendjen… … Une mund te bej gjithshka me ane te Krishtit qe me forcon” (Filipianeve 4:11,13).

SI MUND TA BEJME KETE?

Kerkoje balancen shpirterore tek Jezu Krishti. “Ata qe kane besim tek Zoti jane si mali i Sionit, qe nuk mund te levizet, por qendron per jete” (Psalmet 125:1) “ Lum ai qe ka frike nga Zoti dhe gjen nje gezim te madh ne urdherimet e Tij …sepse ai nuk do te mposhtet kurre… ai nuk do t’u trembet lajmeve te keqia; zemra e tij eshte e forte, me besim tek Zoti,… zemra e tij eshte e sigurt; ai nuk do te kete fare frike…” (Psalme 112: 6,7,8).

Prit pergjigjen e Jezusit. “Une i di planet e mia per ju”, thote Zoti. “Kam plane te mira per ju, plane per miren tuaj dhe jo per te keqen, per t’ju dhene nje te ardhme dhe nje shprese” (Jeremia 29:11).

Ki besim ne shpetimin nga Jezusi “Perendia eshte per ne nje strehe dhe force, nje ndihme gjithnje e gateshme ne fatkeqesi. Prandaj ne nuk do te kemi frike edhe sikur toka te luaje dhe malet te hidhen ne mes te deti (Psalmet 46 1,2).

Reflektim/Diskutim Pyetje

1. I ashtuquajturi “Ligj i Merfit” e veshtron jeten me nje fare pesimizmi duke nenkuptuar se edhe kur gjerat duken se shkojne mire, veshtiresite jane aty, prapa deres. A te duket edhe ty jeta keshtu? Shpjegoje pergjigjen tende.


2. Te ka ndodhur tani vone ndonje ngjarje tragjike apo fatkeqesi e madhe? Nese po, si e ke perballuar ate – ku je drejtuar per ndihme?


3. Nje nga sygjerimet e Dr.Warren thote se kurdohere qe ndesheni me fatkeqesi ne jete nuk duhet te ligeshtoheni. Cfare ndodh ne rast se ligeshtimi te hyn ne palce. A mendon se eshte e pamundur ta shmangesh ligeshtimin dhe hidherimin. Pse ose pse jo?


4. Sygjerimi prfundimtar i Dr.Warren thote se per te perballuar fatkeqesite e jetes duhet te mbeshtetesh tek Jezu Krishti. Cfare mendon per kete keshille?

Shenim : ne Bibel ka edhe pasazhe te tjera ne lidhje me kete teme si p.sh. tek:
Fjale te Urta 3:5-6, 17:17; Isaia 41:10; Filipianeve 4:6-7; Hebrejve 13:5; 1 Pjetri 5:7

Reflektim në prag të pashkëve

Nga: Randy Alcorn
MONDAY MANNA
Sherbim per komunitetin e biznesit nga “Albania Shalom”
Prill 6, 2009

(Shenim i botuesit: Ne prag te vdekjes Jezui shqiptoi keto fjale frymezuese: “ Po shkoj t‘ju pergatis nje vend dhe kur t’ja u pergatis vendin, do te ktehem e do t’ju marr prane meje, qe aty ku jam une te jeni edhe ju” (Gjoni 14:2,3).
Meqenese jemi ne prag te Pashkeve, ofrojme kete ese te adaptuar nga libri “Parajsa”, shkruar nga Randy Alkorn, ku ai pershkruan se cfare e ardhme i pret pasuesit e Krishtit.)

* * *

Megjithese me pelqen te shoh peshq oqeanesh ne akuariume, perseri me shqeteson mendimi se ata nuk i perkasin atij mjedisi. Shtepia e tyre nuk eshte aty. Peshqit nuk jane krijuar per ato vazo qelqi; ata jane krijuar qe te notojne ne detin e gjere. Natyrisht peshqit nuk jane te afte te mendojne, por une kam bindjen se instiktivisht ata nuk ndjehen ne shtepine e tyre.
Edhe instinkti im me thote se bota ku po jetojme nuk mund te jete shtepia jone e ameshuar perderisa kjo bote eshte e mbushur me kaq shume padrejtesi, vuajtje, ligesi, smire, urrejtje etj. Ne meritojme nje vend me te mire. Teologu Donald Blush thote: “problemi yne me i madh eshte nevoja per te qene ne strehen tone te vertete – deshira e zjarrte per te pasur nje vater te ngrohte ku te jete i pranishem Zoti.”

Sklleverit kristiane kendonin kengen “Malli per shtepine” (Goin’home to live with God) ku, nder te tjera, pershkruhej se si nje karroce e shkelqyer do t’i conte per atje. Gjithmone, rrugetimin per ne Parajse kristianet e kane identifikuar me rrugetimin per ne shtepine e tyre. Kur Jezui thote se ai po pergatit nje vend per ne, ai e ka fjalen per nje shtepi tonen ne Parajse. “Ne shtepine e Atit tim ka shume banesa… (Gjoni 14:2).

A ke qene ndonjehere ne nje udhetim nga ata ku ndodh qe gjithshka te shpifet dhe ku gjithshka shkon ters? Cila ka qene gjeja e pare qe te ka shkuar ne mend? “Ah, sikur te isha ne shtepine time”! Ne imagjinate te del shtrati i ngrohte dhe i rehatshem, shija e gjelles se gatuar ne shtepi dhe skena te nje bisede te ngrohte familjare ku ti tregon per prapesite e atij udhetimi...
Pavaresisht se sa mund t’i shijojme aventurat larg shtepise, ne fund te fundit, vetem ne shtepi e gjejme prehjen e vertete.”Shtepi, e embla shtepi”, thote populli. Fakti qe e dime qe, nje dite, nje cast, kemi mundesi te kthehemi ne shtepi, na nxit te shkojme larg e me larg. Por udhetimi yne me i rendesishem eshte vete udhetimi i jetes tone ne kete bote. Dhe, si cdo udhetim, sado i larget qe te jete, ai mbart me vete deshiren per t’u rikthyer ne shtepi. Parajsa eshte shtepia qe na pret pas ketij udhetimi. E konceptuar si streha jone me e rehateshme dhe me mikpritese, ajo na nxit te ecim perpara ne jete, te punojme e te ndeshemi me veshtiresite sepse e dime dhe jemi te sigurte se atje, ne strehen e ngrohte, dikush na pret, dikush na therret ne emer, dikush kujdeset per ne.

Sado e ngrohte e mikepritese, shtepia jone e zakonshme, ajo ne toke, nuk ka garanci te perhershme. Njoh shume njerez qe nuk u shkohet ne shtepi per shkak te problemeve qe ndeshin atje. Pergjithesisht, faktet tregojne se shtepia jone ne kete bote nuk eshte plotesisht e sigurte dhe e qendrueshme. Shpesh ajo ta zhgenjen nostalgjine. Kur je larguar per nje kohe te gjate nga shtepia dhe kthehesh prap, ate mund ta gjesh te ndryshuar; ajo mund te jete prishur ose shitur, mund te jete rinovuar ose lene pas dore. Por edhe ti vete, si rezultat i eksperiencave qe ke kaluar, kthehesh me tjeter mentalitet dhe shpesh, me zhgenjim, ve re se si mund te jene transformuar raportet familjare te dikurshme. Has probleme te prones, te trashgimise, probleme me vellane ose motren, bile edhe me prindet, nese ende jane gjalle etj. etj..

Shtepia jone e vertete, ajo ne Parajse, do te kete vetem gjerat me te mira qe mund te ofroje shtepia ne toke; madje te shumefishuara disa here. Kur kjo jete te kete mbaruar dhe kur te kemi mbritur ne boten e amshuar, ne, bijte e Perendise do te kemi vertet mundesine te kthehemi ne shtepine tone pa hasur ne asnje zhgenjim. Sepse shtepia jone ne Parajse nuk digjet kurre, nuk renohet e nuk permbytet. Nuk ka pse te merakosemi se ndoshta, kur te kthehemi, gjerat mund te mos e gjejme ashtu sic i lame. Bota e amshuar nuk zhduket kurre. Vetem ajo i jep kuptimin e vertete konceptit shtepi si vater, ngrohtesi dhe dashuri familjare.

Shpesh une dhe ime shoqe, per Krishtlindje, ne pushime ose mbasdarke kemi kaluar caste te mrekullueshme me miq dhe, duke u ndjere te lumtur, me mend kemi perseritur fjalet: “Ma mire se kaq s’ka ose s’behet”. Pavaresisht nga veshtiresite qe kemi hasur ne jete, ka pasur plot caste te tilla kalimtare kur keto fjale kane tingelluar si te verteta…Por ato nuk jane plotesisht te tilla.
Ne token e amshuar edhe castet me te zakonshme do te jene me te lumtura se castet me te lumtura te kesaj jete, ato caste kalimtare qe, po te kishim mundesi, do te donim t’i konservonim. Por duhet ta dime se ka me mire, shume me mire se kaq. Nuk flitet me per caste kalimtare, qe vijne me pikatore; flitet per nje kohe pambarim e cila kalohet pa friken se jeta mbaron dhe tragjedia godet, se endrat shkaterrohen dhe marredheniet prishen.

Ne u krijuam ne kete bote si misherim i nje personi dhe zoterues te nje vendi. Personi eshte Jezui. Vendi eshte Parajsa. Po ta njohesh Jezuin, Ai do te jete prane teje ne Boten e Ringjallur. Sebashku me Zotin qe aq shume e adhurojme dhe me miqte tane ne do te ndermarrim aventuren finale drejt nje universi te ri, te mrekullueshem qe pret te zbulohet e te dominohet prej nesh. Jezu Krishti eshte ne qender te gjithshkaje. Lumturi quhet ajri qe do te thithim. Dhe, nese serish mendojme se ky ishte kulmi, se me mire se kaq nuk mund te kete – te jeni te sigurt se edhe me shume akoma eshte rezervuar per ju.


Reflektim/Diskutim Pyetje
1. Vertet, numri 23 i Monday Manna kesaj radhe vjen ne nje variant disi te ndryshem, por kjo per faktin se Pashket, festa me e rendesishme e te Krishtereve, po afrohen. Cfare mendon ne pergjithesi mbi ate c’ka na kumton Randy Alkorn?



2. Kur ju ka rastisur te gjendeni diku ne nje vend, qofte edhe te kendshem dhe thelle ne veten tuaj te keni ndjere deshiren per te qene ne vatren tuaj? Mundohu ta pershkruash situaten.

3. A te ka ndodhur qe, per caste te shkurtera ose edhe te gjata, ndersa po kenaqeshit tej mase, t’ju kene shkuar ndermend fjalet : Me mire se kaq s’ka!” Kur i kujton tani keto caste, a mendon per to ne te njejten menyre?

4. Nqs, vertet egziston Parajsa – dhe jeta e perhereshme mbas vdekjes – si ndikon ky konceptim yti (nese ndikon) ne menyren se si ti perqasesh jetes tende te perditeshme? Punes? Jetes shoqerore etj? Mundohu te shpjegohesh ne aresyetimin tend.


Shenim: Ne rast se e ke Biblen dhe deshiron te gjesh pasazhe te tjera ne lidhje me kete teme, shiko:
Mateu 28:1-20; Marku 16:1-20; Luka 24:1-53; Gjoni 20:1-31