headerphoto

TË KALOSH KOHËN DUKE QENË VIZIONAR

MANNA E SË HËNËS
20 Maj, 2013

Nga Jim Mathis

Një nga të vërtetat më tmerruese të jetës është fakti se sa shpejt kalon koha. Fëmijët rriten dhe prindërit plaken "në sekondë". Ndjehesh i shokuar kur papritur kujtohesh se vajza e vogël e mikut tënd paska 12 vjet që është martuar dhe se makina jote "e re" i ka mbushur të 8 vjetët. Ti e fillon punën në një kompani si djalë ose vajze e re dhe, para se ta kuptosh edhe vetë, del se na paskeshin kaluar 15 vjet dhe tashmë quhesh veteran i kompanisë.

Sa shpejt kalon koha! 20 vjet na duhen që të fillojmë të marrim xhiro në jetë dhe 20 vjet të tjera për t'i ulur këto xhiro. Ato 30-40 vjetët e mesit kalojnë edhe më shpejt akoma. Pyetja që shtrohet është se çfarë bëjmë me këto vite që i kemi në dispozicion?

Në Testamentin e Ri të Biblës, apostulli Pal jep një porosi interesante: “Atëhere kini kujdes për mënyrën se si e çoni jetën, jo si të marrët, por si të mençurit, duke e çfrytëzuar kohën sepse ditët janë të mbrapshta.Prandaj mos u bëni budallenj, por kuptoni se cili është vullneti i Zotit" (Efesianëve 5:15-17).

Nuk jam fort i qartë se çfarë nënkuptonte Pali me shprehjen “Ditët janë të mbrapshta.” Deshte të thoshte se kemi të bëjmë me njerëz të mbrapshtë që duan të na shkatërrojnë jetën apo se koha nuk punon për ne? Ndoshta të dyja bashkë. Po ta krahasojmë botën me një lojë gjigande futbolli (amerikan), nganjëherë na duket sikur jemi në dy minutat e fundit të saj, me katër pikë mbrapa dhe se është kundërshtari që e ka topin e radhës. Mos vallë duhet të jetojmë kështu, me përpjekje të dëshpëruara për të fituar kohën? Në jetën reale ne nuk e shohim sahatin që nxiton dhe nuk e dimë rezultatin e lojës në një moment të caktuar. E, megjithatë, na duhet të luajmë për fitore duke shkuar drejt fundit me maksimumin e shpejtësisë. Dhe, siç është bërë zakon të thuhet, loja nuk quhet e mbaruar derisa të mbarojë përfundimisht.

Ja se si e perifrazoj unë vargun Efesianëve 5:15-17: “Luajeni mirë lojën, jo si lojtarë të pastërvitur dhe të padisiplinuar, por si pjestarë të një skuadre që i dinë përmendësh rregullat e lojës dhe strategjitë e trajnerit. Mos bëni gabime trashanike dhe mos shkaktoni penalltira sepse koha po mbaron."

Shumë kompanira formulojnë të ashtuquajturat "deklarata të vizionit" të tyre duke u përpjekur të krijojnë entusiazmin e duhur në lidhje me planet e së ardhmes. Sido qoftë, fjala "vizion" mund të mos jetë fort e përshtatëshme për këto lloj deklaratash. Fjalori e përcakton fjalën vizion si një lloj vështrimi jo të zakonshëm drejt së ardhmes. Ai që përshkruhet si vizion, në shumicën e rasteve rezulton të jetë thjesht një plan strategjik, por kur flasim për "deklaratë të vizionit" duhet të kemi parasysh një përfshirje jetësore e të gjithanshme ndaj së ardhmes tone si njerëz.

Bibla na jep disa këndvështrime mbi vizionin: Mojsiu që udhëhoqi popullin që largohej nga Egjipti dhe Davidi që dëshironte të ndërtonte tempullin e Perëndisë, janë dy shembuj. Kur Jezusi vdiq në kryq 2000 vjet më parë, vizioni i tij u bë një forcë motivuese - shpagimi i njerëzimit nga rebelimi ndaj Zotit dhe standarteve të tij perfekte.

Atëhere, çfarë duhet të bëjmë mbasi kemi përqafuar një vizion? Duke vazhduar me metaforën nga bota e sportit, mund të themi se, nëqoftëse duam të dalim fitues në lojë, duhet të trajnohemi, të praktikojmë dhe të përsosim aftësitë tona, por edhe të jemi të gatshëm që të ulemi në stolin e pritjes po të jetë e nevojshme.

Jeta është një lloj gare. Marrim në dorë shkopin (e futbollit amerikan), vrapojmë sa mundemi dhe pastaj ia kalojmë atë vrapuesit tjetër. Kjo stafetë e dhënies së shkopit është pikërisht tërësia e hapave më kritike jo vetëm në fillim dhe në fund të jetës sonë, por gjatë gjithë jetës.

Jim Mathis është pronar i një studioje fotografike në Overland Park, Kansas, të specializuar për portrete zyrtare, tregtare dhe teatrale. Ai drejton një shkollë fotografie. Jim është autor i librit për fotografinë dixhitale me titull "Kamera të nivelit të lartë për njerëz të zakonshëm". Më parë ai ka pas qenë pronar i një kafeneje dhe drejtor ekzekutiv i CBMC në Kansas City, Kansas dhe Kansas City, Missouri.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

2850 North Swan Road, Tucson, Arizona 85712 ▪ U.S.A.

E-MAIL: mmanna@cbmcint.org Web site: www.cbmcint.org

Për çdo ndryshim adrese drejtohune te: jmarple@cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. Në këtë fazë të jetës që ndodhesh aktualisht, si ndikon ky tekst te ty? A të ka nxitur të rishikosh mënyrën se si e kalon kohën në punë dhe në jetë?
  2. Sipas teje, çfarë është vizionoi dhe çfarë është plani strategjik?
  3. Si ndikon vizioni yt në mënyrën se si i kryen detyrimet e punës?
  4. A të duket i saktë krahasimi i jetës me një garë? Pse, ose pse jo?

Ja edhe disa pasazhe të tjerë biblikë që kanë lidhje me këtë temë:

Fjalë të Urta 29:18; Predikuesit 3:1-12; 1 Korintasve 15:58; Galatasve 6:9-10

0 komente:

Post a Comment