headerphoto

TE KENAQESH ME AQ SA KE, PA PASUR NEVOJE PER ME SHUME

Nga: Robert D. Foster

MANNA E SE HENES

Sherbim per komunitetin e krishtere
Korrik 27, 2009
Shalom Media

Nje psikolog i njohur, specialist psikoterapie per njerezit qe kane probleme financiare, thote se puna e tij po lulezon per shkak te renies se te ardhurave te klienteve te tij. Psikologu deklaron se gjate 30 vjeteve nuk ka qene kurre kaq i ngarkuar me pune dhe se te pasurit nuk kane qene kurre kaq shume te frikesuar sa tani. "Ata mendojne se kjo krize do te zgjase pergjithmone."

Shume studime kane treguar se ne boten Perendimore ekonomia dhe paraja jane nder faktoret kryesore te stresit per 8 ne cdo 10 vete dhe ,ata qe jane me te pasurit, nuk perjashtohen prej kesaj.

Studjuesi Richard Peterson tregon per nje klient "te ardhurat neto te te cilit ishin rreth 400 milion dollare dhe tani kane rene ne 200 milione. Nga qendrimi i tij emocional mund te arrish ne perfundimin se ai ndjen se per pak kohe do te perfundoje ne basifondet e shoqerise. Personi ne fjale eshte i shqetesuar sepse nuk mund te perdore me aeroplanin e tij privat! Ai ndjehet i shkaterruar sepse tani i duhet te udhetoje me linjat ajrore te zakoneshme (doemos ne klasin e pare)!"

Qetesimi i shpirtrave te njerezve tmerresisht te pasur. Moto kryesore e tregut te shekullit te 21-te duket se eshte: "Jete, liri dhe pasja e dickaje me teper."
Krahasoni kete moto me mentalitetin qe sygjeron Bibla: "Je i bekuar kur je i kenaqur ashtu sic je dhe me ate cfare ke - as me pak e as me shume. Ky eshte casti kur vetja te duket pronar kryelarte i gjitheshkaje qe nuk mund te blihet me para." (Mateu 5: 5, Mesazhi).

Nje biznesmen i pasur nga Medison Avenju ne Nju Jork po shetiste fillikat ne breg, prane nje lagjeje peshkataresh. Ai pa nje peshkatar qe rrinte shtrire prane barkes se tij. Lekuren e kishte gjyre bronxi e te rrahur nga dielli e era e detit. Dukej se nuk kishte asnje ngutje per te filluar punen. Kureshtar per kete pamje rehatie te peshkatarit, biznesmeni e pyet:

"Pse nuk je duke peshkuar ne kete ore?"
"Sepse kam zene boll per sot," u pergjigj ai.
"Po pse nuk ze edhe me teper?" vazhdoi biznesmeni.
"E c'ti dua?"
"Po ja, mund t'i shesesh, te fitosh me shume para dhe te blesh edhe nje barke tjeter; pastaj me te mund te shkosh me tutje neper oqean, te kapesh peshq me te medhenj e, pasi t'i shesesh, te blesh rrjeta najloni e keshtu me rradhe. Brenda nje kohe te shkurter do kesh nje flote te tere anijesh peshkimi dhe do te behesh i pasur si une."
Peshkatari u mendua per nje cast dhe pyeti: "Po pastaj?"
"Pastaj rri rehat dhe shijo jeten!"
"Me duket se ate po bej!" u pergjigj veterani i vjeter i detit.

Etja per te pasur sa me shume. Ne Medison Avenju dhe ne qendrat e medha tregetare boterore preokupacioni kryesor eshte: "Me shume para - Me shume pasuri - Me shume fame! "Ky eshte nje cikel i pafund e i pandalshem qe prodhon lakmi dhe pangopshmeri - por edhe shume ulcera te stomakut dhe pushime zemrash.
Kesaj psikoze i veme perballe ate c'ka shkruan Apostulli Pal: "une jam mesuar te jem i kenaqur ne gjendjen qe jam" (Filipianeve 4:11).

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Cilat kane qene raportet e tua emocionale me veshtiresite qe ka shkaktuar krizen financiare globale gjate ketyre muajve te fundit? A je ndodhur ne gjendjen e atyre personave qe pershkruan psikologu te cilet kane pranuar se s'kane qene kurre me te trembur? Pse ose pse jo?
  2. Ne c'menyre je prekur nga veshtiresit ekonomike. Cfare te eshte dashur te besh?
  3. Ne historine e biznesmenit dhe peshkatarit, me cilin prej tyre identifikohesh me kollaj? Shpjegoje pergjigjen tende.
  4. Dy vargjet e Biles te cituara ne kete Manna te se Henes perdorin termin "te jesh i kenaqur. C'kuptim ka ky term per ty? A e ke perjeuar nje gje te tille dhe ne c'mase? A eshte "te qenit i kenaqur" nje qellim realist ne boten e ndryshueshme te shekullit te 21-te? Nese po,atehere cfare hapash duhet te ndermerren per t'ia arritur kesaj?

SHENIM: Po ta kesh Biblen dhe kerkon te thellohesh me shume e kete teme, atehere drejtoju vargjeve si me poshte:

Mateu 6:19-34, 13:44-46; Marku 10:17-31; Lluka 12:13-21; 2 Korintasve 8:1-15, 9:6-15

NEVOJITET INVESTIM NE FUSHEN ETIKO- MORALE

Nga: Rick Boxx

MANNA E SE HENES
Sherbim per komunitetin e krishtere
Korrik 20, 2009
Shalom Media

Shpesh fatkeqesite nxjerrin ne pah anet e keqia te njerezve. Sfida ekonomike mbare boterore nxorri ne dukje thellesite e korrupsionit tone moral. Kemi degjuar e lexuar per shembuj te shumte qe kane treguar se si kriza finaciare ka pjelle qendrime amorale dhe jo etike. Kur tregjet rrenohen, me te drejte njerezit behen ankthioze dhe duan te rekuperojne parate e humbura. Por kjo nuk e justifikon aspak mashtrimin dhe veprimtarine korruptive. Qellimi nuk e justifikon mjetin.

Ne kerkim per te gjetur zgjidhje per krizen ekonomike, qeveritaret kane propozuar dhe, ne disa raste, kane zbatuar subvencione finaciare duke dhene shuma kolosale per te financuar biznese te ndryshme te medha. Per mendimin tim, ne vend te subvencionit financiar, ne na duhet nje subvencion etiko-moal.

Ne te gjitha rastet, si kur kemi pasur te bejme me krizen e kreditimit, me shitjen e favoreve politike nga ana e zyrtareve te shtetit apo edhe kur ndonje keshilltar ekonomik i njohur, i rangut nderkombetar, ka perfshire ne skema mashtruese investimesh disa nga njerezit me te pasur te botes, kemi vene re se ne themel te ketyre skandaleve ka qene gjithmone mungesa e integritetit etiko-moral.

Integriteti eshte ne thelb manifestim i jashtem i karakterit te njeriut. Ajo qe bejme dhe menyra se si e bejme pasqyron se kush jemi ne te vertete ne brendesine tone. Njeriu me karakter te forte nuk formohet thjesht duke marre nje diplome universiteti. Dhe, pergjithesisht, ne nuk shohim qe ne kerkesat per nje drejtues te larte biznesi te figuroje nevoja per karakter te forte. Karakteri i forte eshte nje cilesi qe kultivohet ne kohe.

Megjithate jane disa faktore qe ndihmojne ne krijimin e nje integriteti te qendrueshem etiko moral. Nje prej tyre eshte nje doze e caktuar frike. Per fat te keq shume nga drejtuesit me te larte te biznesit nuk frikesohen me as prej ligjit, as prej klienteve dhe as prej ndergjegjes se tyre. Atyre iu eshte trashur lekura dhe nuk respektojne me vlerat tradicionale si ndershmeria, mirebesimi e cilesi te tjera te moralit te shendoshe. Ata interesohen vetem per arritjen e qellimeve te tyre egoiste.

Si mundet ta promovojme moralin e shendoshe e te rivendosim nje klime standartesh te larta etike ne shekullin e 21-te? Me lejoni t'ju sygjeroj qe t'i drejtohemi burimit te vjeter, por te pashtershem te Bibles. Ne faqet e saj gjejme mencuri te pafundme si dhe udheheqje per veprim ne pune e ne jete, udheheqje e cila eshte krejtesisht ne sherbim te interesave me fisnike te njeriut.

Nje fillim i mbare ne kete drejtim jane Fjalet e Urta 16:6, nga Testamenti i Vjeter i Bibles, ku thuhet: "Me miresine dhe me te verteten padrejtesia shlyhet dhe, me friken e Zotit njeriu largohet nga e keqja." Shume prej nesh e kane humbur friken e Zotit e, bashke me te, bindjen se Zoti na kerkon llogari per veprimet tona.

Nje tjeter aspekt i frikes se Zotit qe ndihmon ne rivendosjen e nje atmosphere te larte etike ne pune eshte ai qe shprehet ne Fjale te Urta 1:7 "Frika e Zotit eshte fillimi i diturise, por njerezit e pamend percmojne diturine dhe aresimin." E kush me shume se Bibla mund te ofroje me shume mencuri dhe dije ne kete bote kaq te paqarte e te paparishikueshme? Ky eshte nje nga premtimet me sublime qe Zoti ia u ben atyre qe e ndjekin pas.

A e vini re se si njerezit ne pune jane bere te pa ndjeshem moralisht dhe etikisht? Lutuni qe edhe ata te zbulojne friken e Zotit dhe nevojen per te riparuar amoralitetin e tyre. Vetem Zoti mund ta beje investimin e duhur ne kete drejtim.


Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Ne kete periudhe krize ekonomike a keni pare njerez qe thyejne etiken dhe moralin? Si mund ta pershkruash nje shembull? Po vete, a je tunduar ne kete drejtim?
  2. A je dakord me pohimin e Rick Boxx se me shume se per subvencione financiare, sot shoqeria ka nevoje per subvencione etiko-morale?
  3. Po ta kishe ti ne dore, cfare hapash do te ndermerrje per te rivendosur standarte te larta etiko-morae ne biznes dhe ne boten profesionale?
  4. Si do te ndikonte rikthimi i frikes se Zotit ne boten profesionale dhe ne ate te biznesit? Si mendon ti, a mund te ndodhe dicka e tille? A duhet te shpresojme per kete? Shpjegohu sa me hollesisht ne pergjigjen tende.

SHENIM: Nese e ke Biblen dhe do deshe te thelloheshe ne kete teme, atehere drejtoju pasazheve si me poshte:

Fjale te Urta 10:9, 11:1, 11:3, 13:6, 15:27, 19:5; Lluka 12:42-48, 16:10-13; Filipianeve 4:8-9

Te zhdukesh zhurmat qe te rrethojne

Nga: Robert J. Tamasy
MANNA E SE HENES
Sherbim per komunitetin e krishtere
Korrik 13, 2009
Shalom Media

Jetojme ne nje bote zhurmash, ne nje kakofoni mediash qe turbullojne mendjet dhe mesazhesh qe konkurojne njeri tjetrin. Ringtonet e celulareve na lajmerojne per thirrjet telefonike; kompjuterat, me sinjalet e tyre zanore, na njoftojme se na mberriti posta elektronike; pajisjet MP3 dhe iPod-et na bejne serenate me melodite tona te preferuara; televizoret dhe radiot uturojne, jo me zhurme aeroplanesh turbo, por me vorbulla fjalesh pa fund. Asnjehere me pare ne historine e njerezimit nuk eshte thene kaq shume per kaq pak.

Jepja lenden e Komunikimit ne Biznes. Ne kurs diskutonim per faktin se llojet e ndryshme te zhurmave mund te jene penguese per nje komunikim efektiv ne grup ose edhe koke me koke. Nje kercitje e forte dhe e papritur, jashte vendit ku jane mbledhur njerezit, e nderpret diskutimin midis tyre. Sirenat, zhurma e trafikut e te tjera si keto jane gjithashtu shqetesuese. Nganjehere edhe nje karrike qe kercet ne sallen e mbledhjes ta prish rrjedhen e mendimit dhe te te folurit.

Por ka edhe nje tjeter kategori “hurmash” qe ndikojne negativisht ne menyren se si ne zbatojme pergjegjesite tona ndaj punes. Frikerat dhe shqetesimet na e mbushin koken me mendime te mbrapshta. Streset e punes shkaktojne pakesim te aftesise per te menduar ne menyre novatore. Cmira, zemerimi, hidherimi dhe xhelozia krijojne ne mendjet tona “hurma”qe na pengojne serizisht per te menduar dhe vepruar pozitivisht.

Megjithese ndjehemi te dhunuar nga pushteti i kesaj “zhurme”–te brendeshme ose te jashteme - pergjithesisht jemi mesuar te bashkejetojme me te. P.sh. Kur hyjme ne nje dhome ku nuk pipetin asgje, nuk ndihemi rehat; vetvetiu kerkojme dicka, cfaredo qofte ajo, qe ta thyeje ate qetesi. Zhurma mund te jete bezdi, por ne kemi kohe qe e kemi harruar se si mund te ishte jeta pa te. Qetesia dhe paqa mendore nuk jane me cilesite e jetes ne te cilen jemi zhytur e… mbytur.

Eshte per te ardhur keq qe ka ndodhur keshtu sepse, shume here, ne ndjehemi vertet krijues vetem kur kridhemi ne hapesirat e qetesise. Idete dhe vizionet kerkojne kohen dhe hapesiren e tyre qe te ngjizen, te piqen e te lindin. Vetem ne qetesine tone te patrazuar mund te ndajme sakte “te rendesishmen” nga e “parendesishmja” dhe te diferencojme drejt “madheshtoren” nga ajo qe vetem duket si e tille.
Bibla flet mbi dobite e largimit nga zhurma per te menduar, medituar e reflektuar ne menyre qe te karikojme baterite tona mendore, emocionale dhe shpirterore:

Largimi nga zhurma na ndihmon te rivendosim rendin e prioriteteve tona. Pse jemi ketu ku jemi? Pse bejme ate qe po bejme? Keto jane pyetje te ligjshme ne procesin e zbulimit te motivimeve tona te brendeshme, por, ne vorbullen e dites plot ngarkesa,
eshte veshire te ndalemi e te gjejme kohe dhe hapesire per t’ dhene atyre pergjigjet e duhura.
“Ndaluni dhe pranoni qe jam Perendi”(Psalmet 46:10).

Largimi nga zhurma na krijon mundesine per te perftuar urtesi hyjnore. Nuk ka burim me te mire se sa fjala e Zotit per frymezim me urtesine qe duhet per te zgjidhur probleme te veshtira . “Rri ne heshtje para Zotit dhe prite Ate...Ki shprese te patundur tek Zoti dhe ndiq rrugen e Tij”(Psalmet 37:7, 34).

Largimi nga zhurma na mundeson te reflektojme mbi ato parime qe sigurojne suksesin. Si kryestrateg, Zoti ka percaktuar parimet perkatese per jeten dhe punen. Keto parime jane konsoliduar ne rjedhen e shekujve. Kemi nevoje qe t’u referohemi atyre me shpesh. “Ky liber i ligjit mos u ndafte kurre nga goja jote, por mendohu per te dite e nate, duke kerkuar te veprosh simbas te gjitha atyreve qe jane shkruar sepse atehere do te kesh sukses ne veprimet e tua." (Jozueu 1:8).

Largimi nga zhurma na jep kohen e duhur per te riafirmuar bindjet tona. Ndoshta shume prej bemave skandaloze te disa drejtuesve te larte mund te ishin parandaluar ne rast se keta te fundit, ne vetmine e tyre, do te kishin gjetur kohen per te reflektuar paraprakisht mbi qellimet dhe sidomos pasojat e veprimeve te tyre. “Rrini zgjuar dhe lutuni qe te mos bini ne tundim. Shpirti ashtu ja u do, por trupi eshte i dobet." (Mateu 26:41).


Reflektim/Diskutime Pyetje


  1. A pajtohesh me idene se jeta dhe puna e sotme na ka rrethuar me “hurma”? Pse, ose pse jo?
  2. Cfare lloj zhurmazh jane vecanerisht shqetesuese per ty?
  3. A te ka shkuar ndonjehere nder mend te terhiqesh menjane nga zhurma e vazhdueshme e jetes se perditeshme. Ne se po, si e ke bere kete? Ne c’ase te ka sherbyer?
  4. Cilat nga aresyet qe paraqiten ketu te duket me e justifikuara persa i perket domosdoshmerise qe, ne menyre periodike, duhet te largohesh nga zhurma qe te rrethon dhe te meditosh ne paqe e qetesi ?

SHENIM: Ne rast se e ke Biblen dhe do deshiroje te lexoje edhe me teper ne lidhje me kete teme, shiko pasazhet si me poshte:

1 i Mbreterve 19:11-18; Psalmet 119:33-40; Jeremia 33:1-3; Romakeve 12:2; Filipianeve 4:8,9

KENDVESHTRIMI NDAJ SE ARDHMES

Nga: Dr. Rick Warren

MANNA E SE HENES
Sherbim per komunitetin e krishtere
Korrik 06, 2009
Shalom Media


Pavaresisht se cfare mund te thone ekspertet e prognozave apo kushdo tjeter, asnje nuk eshte ne gjendje te thote me saktesi se cfare do te ndodhe ne 365 ditet e ardhshme. Edhe specialistet me te mire te parashikimeve, veteM se hamendesojne dicka me shume e ne menyre me te kualifikuar se te tjeret, por edhe ata kane perpara aq shume te panjohura dhe elemente te ndryshueshem sa eshte jashte cdo mundesie parashikimi qofte edhe me perafersi i se ardhmes individuale apo kolektive.

Sot ndryshimet ne shoqerine njerezore jo vetem qe jane me te thella e me te shpeshta, por jane njekohesisht edhe me te pa parashikueshme. E kush mund t’i paralajmeronte ulje-ngritjet qe pesoi vjet ekonomia? Te besh biznes ne kete mjedis kaq te paqendrueshem eshte njesoj sikur te besh ate qe studjuesi Majkell Anison e ka quajtur, “Te menaxhosh vorbullen e ciklonit.” E si mund te kesh sukses kur e ardhmja eshte kaq e pasigurte?

Bibla jep tre parime te perjeteshme qe te ndihmojne per te perballuar te ardhmen:

1. KESHILLOHU ME PERENDINE PER PLANET QE BEN.
Sinqerisht, eshte mendjelehtesi te besh plane pa u keshilluar fillimisht me Zotin. Vetem Ai e di vertet te ardhmen dhe eshte vetem Ai qe te udheheq me zell permes saj. Bibla thote: “Ne mund te bejme planet tona, por Zoti e ka fjalen e fundit” (Fjale te Urta 16:1). Me fjale te tjera, te besh plane pa iu lutur Zotit eshte marrezi. Filloje keshtu lutjen, “O Zot, cfare deshiron te besh tek une dhe nepermjet meje sot, kete jave, kete muaj, kete vit?”

2. JETOI DITET ME RRADHE, NJE E NGA NJE. Ti mund te besh sot plane per neser, por ti nuk ke mundesi ta jetosh te nesermen para se ajo te vije. Shume njerez harxhojne kohe te vlefshme duke qare te kaluaren qe shkoi dhe duke u merakosur per te ardhmen qe ende s’ka ardhur. Keshtu atyre nuk iu mbetet kohe qe te shijojne te sotmen. Dikush ka thene me shpoti, “Jete quhet pikerisht ajo gje qe te ndodh ty teksa je duke menduar per gjera te tjera”.

Vendos qe te shfrytezosh cdo cast te cdo dite. Jetoje jeten ne maksimumin e saj, pa u ankthosur per ate qe mund te ndodhe a qe mund te mos ndodh neser, apo javen a muajin tjeter. Jezusi ka thene, "Mos u brengosni per te nesermen, sepse e nesermja do te kujdeset vete per vete. Sejciles dite i mjafton pikellimi i vet" (Mateu 6:34).

3. MOS E ZGJAT – BEJE TANI!
Bibla na keshillon, "Mos u mburr me ate c’ka do te besh neser sepse ti nuk e di se c’mund te sjelle dita” (Fjale te Urta 27:1). Sterzgjatja e gjerave eshte nje kurth. Ajo te ben te humbasesh te sotmen duke i shtyre gjerat per neser. I premton vetes se do ta besh filan gje “nje nga keto dite”, por shpesh “nje nga keto dite” shnderrohet ne “kurre”.

Cfare pate ne plan te beje gjate gjashte muajve te fundit dhe nuk e bere? Kur ke ndermend ta besh?
"Mos i refuzo te miren atij qe i takon, kur e ke ne dore ta besh. Mos thuaj te afermit tend: “Shko tani e hajde prape; do te te jap neser”, kur e ke me vete gjene e nevojshme" (Fjale te Urta 3: 27-28).
Me fjale te tjera, c’ke per te bere, BEJE TANI!

Mbaji parasysh keto fjale siguruese te Perendise: "Une i njoh mendimet qe kam per ju," thote Perendia, "mendime paqeje dhe jo te se keqes, per t’ju dhene nje te ardhme dhe nje shprese. Do te me kerkoni dhe do te me gjeni, sepse do te me kerkoni me gjithe zemren tuaj" (Jeremia 29:11, 13).


Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Sa i konsideron te vlefshme parashikimet qe bejne te ashtuquajturit “eksperte”? A ke pasur ndonjen ndryshim ne qendrimin tend rreth kesaj ceshtjeje gjate 12 muajve te fundit?
  2. A te shqeteson fakti qe ndryshimet sot ne bote jane te thella dhe te shpeshta? Pse ose pse jo?
  3. Dr. Warren sygjeron qe te keshillohesh me Perendine ne planet qe ben dhe qellimet qe i ve vetes. A mendon se kjo ka ndonje vlere?
  4. Pse ne kohen e sotme duket aq e veshtire qe t’i jetosh ditet intensivisht, nje e nga nje? Ne c’mase ia arrin ti kesaj?

SHENIM: Ne rast se e ke Biblen, shiko edhe pasazhet si me poshte qe lidhen me kete teme:
Psalme 37:4-5; Fjale te Urta 3:5-6; Mateu 6:6-8, 25-33; Jakobit 1:22-25, 4:13-17