headerphoto

TË RUASH BESIMIN NË KOHË FATKEQËSIE

MANNA E SË HËNËS
6 Maj, 2013

Nga Rick Boxx

Te praktikosh besimin tënd në botën e sotme, të kapur nga biznesi, ku besohet vetëm te ajo që shikohet, është shumë e vështirë. Besimi është edhe më i vështirë për t'u "besuar" në kohë fatkeqësish ekonomike. Këtë të vërtetë ma kujtoi një rast mashtrimi me çështje pronash që ndodhi kohët e fundit.

Biznesi i atyre që morën kredinë u zmadhua me shpejtësi nëpërmjet blerjes së shtëpive nën çmimin e tregut dhe rikonstruksionit të tyre duke i bërë kështu më tërheqëse për blerësit e mundshëm. Pronarët e rinj të këtyre shtëpive u futën në borxhe pa kufi në mënyrë që të blenin sa më shumë shtëpi të lëna pas dore.

Në këtë vrull blerjesh u bënë edhe shumë gabime. Kredimarrësit gabuan në blerjen e disa shtëpive; në disa të tjera rikonstruksioni u vonua dhe, përgjithësisht, shtëpitë bliheshin me shpejtësi të madhe duke mos patur mundësi për t'i shitur ato në kohën e duhur. Si përfundim, shumë prej tyre mbetën pa shitur duke konsumuar burimet finaciare të kredimarrësve.

Erdhi koha që kredimarrësit të ndodheshin para marrjes së një vendimi të vështirë: "Të pranonin që kishin një problem dhe t'i nënështroheshin pasojave të tij, apo të gënjenin kredidhënësin dhe të vazhdonin të përdornin paratë e tij? Fatkeqësisht, frika e tejkaloi ndërgjegjen e tyre prej besimtarësh. Kjo çoi në një mashtrim të madh dhe në dënimin e tyre si kriminelë ordinerë.

Në këtë rast besimi u cënua në dy aspekte kryesore. E para, kredimarrësit u hodhën agresivisht në treg duke mos marrë parasysh mungesën e stabilitetit që egzistonte në të, pavarësisht se shtëpitë që blinin ishin nën koston e tyre reale. Ka shumë të ngjarë që ata të mos jenë konsultuar seriozisht me Perëndinë për të kërkuar udhëheqësi në një treg kaq delikat.

E dyta, kredimarrësve iu mungoi besimi te Perëndia që të tregoheshin të sinqertë me bankën ku kishin marrë kredinë. Ata zgjodhën gënjeshtrën dhe menduan se mund të shpëtonin nga problemet duke blerë pafundësisht. (A nuk ju duket tepër i njohur ky skenar?)

Ata mund të mos e kishin bërë mashtrimin dhe të kishin evituar pasojat e tij kriminale po t'i kishin kushtuar vëmendje premtimit të Psalmit 23:4, i cili tregon për sigurinë që ofron besimi te Perëndia kur thotë: "Megjithëse unë eci nëpër luginën e hijes së vdekjes, nuk më frikëson asnjë e keqe, sepse Ti je me mua."

Ky varg, por edhe i tërë psalmi, u shkruan nga nja bari, i cili kishte detyrën e vështirë që të udhëhiqte delet e tij nëpër errësirë duke kaluar mes shtigjesh të frikëshme ku ato mund të përballeshin me grabitqarë të llojeve të ndryshme. Natyrisht, drejtimi i një biznesi me shitblerje pronash është i ndryshëm nga drejtimi i një kopeje dhensh, por parimi është i njëjtë: Besimtarët e Jezusit duhet ta besojnë Zotin e tyre në kohë të paqarta dhe të rrezikshme.

Një premtim të ngjashëm jep edhe pasazhi te Filipianëve 4:6-7: “Mos kini frikë për asgjë, por për çdo gjë, me anë lutjesh dhe kërkesash, me falenderime, paraqitjani kërkesat tuaja Perëndisë. Dhe paqa e Perëndisë, që tejkalon çdo aftësi mendore (njerëzore), do të ruajë zemrat dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus."

Pronarët e biznesit të rikonstruksionit të shtëpive as nuk i besuan dhe as nuk vepruan sipas këtij premtimi. Kur të ndodhesh para ndonjë dileme të ngjashme, kam një porosi për ty: Zgjidhni besimin, jo frikën.

Copyright 2012, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me leje nga "Integrity Moments with Rick Boxx," një komentar mbi çështjet që kanë të bëjnë me integritetin e njeriut në punë sipas këndvështrimit të krishterë. Për të mësuar më shumë mbi Integrity Resource Center ose për t'u regjistruar që të merrni artikujt ditorë të Rick-ut, Integrity Moments, vizitoni www.integrityresource.org. Libri i tij me titull "Si të Përparosh në Biznes pa Sakrifikuar Integritetin", na jep një qasje biblike ndaj biznesit të moralshëm

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

2850 N. Swan Road, Suite 160, Tucson, Arizona ▪ U.S.A.

E-MAIL: mmanna@cbmcint.org Web site: www.cbmcint.org

Pwr çdo pyetje drejtohuni te: jmarple@cbmcint.org

REFLEKTIM / PYETJE, DISKUTIME

  1. Sa e lehtë - ose e vështirë - të duket që të përjetosh besimin shpirtëror në tregun e sotëm ku vendimet merren mbi bazën e treguesve ekonomike dhe të konkurrencës së pamëshirshme?
  2. Po të ishe një nga pronarët e biznesit për të cilin bëhet fjalë në këtë Manna, cilën rrugë do të zgjidhje në raport me kredidhënësin?
  3. Disa njerëz pohojnë se është më e lehtë të jesh besnik ndaj besimit në kohë begatie dhe më e vështirë në kohë fatkeqësish. Cili është mendimi yt?
  4. Pasazhi nga Filipianëve te Testamenti i Ri këshillon që të mos kesh frikë për asgjë, por për çdo gjë, me lutje e falenderime t'i drejtohesh Perëndisë. A ke vepruar ndonjëherë kështu? Pse, ose pse jo? Në rast se po, cili ka qenë rezultati?

SHËNIM: Nëse e ke Biblën, mund të lexosh edhe pasazhe të tjerë që lidhen me këtë temë:

Psalmet 1:1-6; 37:1-6; Fjalë të Urta 3:5-6, 10:9, 11:3, 13:6, 16:2-3,9; Mateu 5:13-16

1 komente:

osma said...

Përshëndetni të gjithë,
Emri im është zoti Rugare Sim. Unë jetoj në Holandë dhe unë jam një njeri i lumtur sot? dhe i thashë veten time se çdo huadhënës që të shpëtuar mua dhe familjen time nga situatën tonë të varfër, unë do të referohen çdo person që është në kërkim për kredi të tij, ai i dha lumturi për mua dhe familjen time, i ishte në nevojë për një kredi prej € 300,000.00 për të filluar jetën time të gjithë si unë jam një atë të vetëm me dy fëmijët e takova këtë huadhënës ndershëm dhe Perëndinë nga frika kredisë njeri që më ka ndihmuar me një kredi prej 300,000.00 €, ai është një njeri frikë Perëndinë, nëse ju jeni në nevojë për kredi dhe ju do të paguani përsëri kredi, ju lutem kontaktoni ta tregojë atij se (z, Rugare Sim) ju i referohen atij. Kontaktoni Z. Mohamed anim përmes emailit: (arabloanfirmserves@gmail.com)


FORMA E INFORMACIONIT TË APLIKIMIT TË KREDISË
Emri ......
Emri i mesëm .....
2) Gjinia: .........
3) Shuma e kredisë e nevojshme: .........
4) Kredi Duration: .........
5) Vendi: .........
6) Adresa Kryesore: .........
7) Numri i celularit: .........
8) Adresa elektronike ..........
9) Të ardhurat mujore: .....................
10) Profesioni: ...........................
11) të cilat ju bënë këtu aboutus faqe .....................
Faleminderit dhe Best Regards.
email arabloanfirmserves@gmail.com

Post a Comment