headerphoto

KURAJO NË VENDIN E PUNËS

MANNA E SË HËNËS
13 Maj, 2013

Nga Robert J. Tamasy

Për shumË njerËz pasja e një vendi të sigurtë pune dhe e njË të ardhure të mjaftueshme është shqetësim kryesor. Në ekonominë e sotme botërore, që është krejt paqartësi e luhatje, të kesh një punë të sigurtë është bekim. Prandaj shmangu nga cdo gjë dhe nga çdo fjalë që mund të venë në rrezik vendin tënd të punës. Nuk ke pse i bie murit me kokë.

Megjithatë, shumica e njerëzve të suksesshëm, që kanë lenë gjurmë në fushat e punës së tyre, dallohen për një kurajo të jashtëzakonshme për të notuar kundër rrymës, për të sfiduar situatat dhe për të çarë rrugën në shtigje të panjohura dhe të paparashikueshme për rreziqet që mund të shfaqnin.

Të parët që të vijnë ndërmend janë shembujt e Bill Gates dhe Steve Jobs, këtyre njerëzve që parashikuan përdorimin e kompjuterave në hapësira që kolegët e tyre as i imagjinonin. Kemi gjithashtu shembuj klasikë si ai i Thomas Edisonit, i cili nuk u step para asnjë vështiësie për të shpikur llambën elektrike, kurdoherë i bindur se çdo dështim ishte një hap tjetër më pranë suksesit.

Ku e ka burimin kjo kurajo? Nganjëherë ajo vjen nga nevoja. Një shoku im, Gary, robtohej në një punë të paguar pak dhe nuk arrinte të plotësonte si duhet nevojat e familjes së tij. Në vend që ta pranonte këtë realitet ose të fajësonte të tjerët për gjëndjen e tij, Gary vuri në zbatim një projekt personal për përmirësimin e vetes duke përvetësuar mjetet dhe aftësitë që të bëhej një agjent i mirë shitjesh. Sot është ai që nxit të tjerët që të ndërmarrin projekte të kësaj natyre. Jeta e tij është një shembull i gjallë i zbatimit në praktikë të parimit biblik: "Oreksi i punëtorit punon për të, uria e nxit atë" (Fjalë të Urta 16:26).

Kurajo ose dëshira për të kapërcyer kufijtë e së njohurës, të zakonshmes, mund të vijë edhe nga burime të tjera.

Kurajo për të mbajtur një qëndrim. Kur ndihesh i fortë e i sigurtë në besimin dhe bindjet e tua është kurajo ajo që të ndalon të biesh në kompromise me të keqen. Është kurajo që të nxit për të ndryshuar strategjitë e jetës tënde kur cdo gjë tjetër flet kundër këtij ndryshimi. Dhe e kundërta. Është kurajo ajo që të ndalon të bësh një ndryshim të caktuar në një kohë që rrethanat të detyrojnë që ta bësh atë. Ndiq shembullin e “…njerëzve të Isakarit, të cilët i kuptuan kohët dhe e dinin se çfarë duhej të bënte Izraeli” (1 Kronikat 12:32).

Kurajo për të ecur përpara pavarësisht rreziqeve. Të ecësh përpara ose të konsolidosh ndryshime drastike në jetë ose në punë, është punë me rreziqe. Por nëse perëndishmëria të shtyn përpara e ke të garantuar veprimin e guximshëm. “A nuk të kam porositur? Ji i fortë dhe kurajoz. Mos u frikëso; mos u dekurajo sepse Zoti yt do të jetë me ty kudo që të shkosh" (Jozueu 1:9).

Kurajo për këmbëngulje. Kur qëllimet nuk arrihen dhe shpresat veniten, është kollaj të dorëzohesh. Në kohë të tilla është vendimtare të gjesh kurajon për të rezistuar, për të qëndruar i fokusuar drejt objektivit. “Të mos lodhemi duke bërë të mira sepse në kohën e duhur ne do të vjelim produktin, nëse nuk dorëzohemi ” (Galatasve 6:9).

Kurajo për të vepruar në përputhje me bindjet që ke. Bota e biznesit dhe ajo profesoniale mund të shfaqen si mjedise imorale ku mbretëron "etika sipas rastit" dhe nevoja për të rënë me çdo kusht në marrëveshje. Kërkohet kurajo e madhe që të qëndrosh në standarte të larta etiko-morale. “…Qëndro i vendosur. Asgjë s'duhet të të tundë nga e jotja. Gjithmonë kushtoja veten plotësisht punës së Perëndisë sepse ti e di që puna në Perëndinë nuk të shkon kot” (1 Korintasve 15:58).

Robert J. Tamasy është nënpresident i Leaders Legacy, Inc., një organizatë jofitmiprurëse me qendër në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran i gazetarisë, ai ka shkruar Tufting Legacies (iUniverse); Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press); dhe është bashkëautor me David A. Stoddard për librin The Heart of Mentoring (NavPress). Për më shumë informacion, shiko www.leaderslegacy.com ose blogjet e tij, www.bobtamasy.blogspot.com and www.bobtamasy.wordpress.com.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

2850 North Swan Road, Suite 160, Tucson, Arizona 85712 ▪ U.S.A.

E-MAIL: mmanna@cbmcint.org Web site: www.cbmcint.org

Për çdo pyetje drejtohuni te: jmarple@cbmcint.org

Reflektim/Pyetje Diskutim

  1. Si do ta përcaktoje me fjalët e tua konceptin e kurajos? A ka ndryshim kurajo në vendin e punës me kurajon jashtë tij?
  2. A je i mendimit se në shekullin e 21-të njerëzit demonstrojnë mjaftueshem kurajo në punë e në jetë? Pse, ose pse jo?
  3. A je ndodhur në rrethana pune kur të është dashur të tregohesh kurajoz? Shpjegoje përgjigjen.
  4. Në ç'mënyra vepron besimi te Perëndia për të pasur kurajon e nevojshme në punë e në jetë për të bërë gjithmonë atë që është e drejtë dhe e mirë?

SHËNI: Ja dhe disa pasazhe të tjerë nga Bibla që lidhen me këtë temë:

Numrat 31:6-8; Jozueu 1:618; Fjalë të Urta 13:6; Isaia 41:10; Jeremia 29:11

0 komente:

Post a Comment