headerphoto

RRËNJË TË THELLA PËR TË PËRBALLUAR STUHITË E JETËS

MANNA E SË HËNËS
2 Maj, 2011
Shalom Media

Nga: Robert J. Tamasy

Kohët e fundit nëpër zonën tonë kaluan një seri tornadosh të vogla. Nuk pati viktima, por një numër shtëpish u dëmtuan rëndë sidomos nga goditja e pemëve që u shkulën nga rrënjët.  Kjo ngjarje më kujtoi fjalët e një biznesmeni japonez mbasi kishte kaluar një uragan.

Ai tha se shumë pemë të bukura ishin shkulur nga toka dhe era i kishte shpërndarë si të ishin shkarpa. Disa pemë, që ishin më të qëndrueshme,  mundën t’i bënin ballë stuhisë. Ai e përcaktoi kështu ndryshimin: Pemët që u shkulën i kishin rrënjët cekët në tokë ndaj u rrëzuan kollaj përballë shiut dhe erës.
Unë jam i mendimit  se fjalët e binesmenti japonez i përshtaten të gjithëve atyre që kryejnë aktivitet në botën e sotme të turbullt të biznesit.  Tregu global ka pasur kthesa të papritura e të vrullshme. Çrregullimi ekonomik ka shkaktuar vështirësi si për individët ashtu edhe për kompanitë. Ndryshimet e vazhdueshme të teknologjisë i kanë lënë mbrapa shumë firma. Mjaft prej tyre nuk kanë mundur të mbijetojnë në këto stuhi paqartësish dhe dilemash.

Si mund t’i përballojmë ne këto erëra ndryshimesh?  Si mund ta shmangim rrezikun e shkuljes tonë nga rrënjët dhe të zhdukjes?

Duhet një “sistem rrënjor” i fortë. Në gjuhën e biznesit kjo do të thotë të kesh një kuptim të saktë për misionin, që ai të dihet mirë nga punonjësit dhe nga klientët e firmës tënde. Po aq të rëndësishme janë edhe vlerat  që përfaqëson ti dhe kompania jote. Janë ato që i japin përgjigje pyetjes: “Si e bëjmë atë që bëjmë?”. Thënë ndryshe:  Cilat janë standardet etike, të cilat ti dhe kompania jote nuk i braktis kurrë, pavarësisht nga presioni i rrethanave?

Një tjetër komponent i rëndësishëm  “sistemit tënd rrënjor” është vizioni – çfarë përfaqësojmë tani dhe ku duam të mbërrijmë në të ardhmen? Në Fjalët e Urta 29:18 thuhet, “Kur nuk ka një vizion profetik populli bëhet i shfrenuar…”

Ne mund të përftojmë vlera nga kultura që na rrethon; ne mund ta zgjedhim misionin ndër mjaft burime; vizioni ynë mund të jetë i formave të ndryshme, por edhe në shekullin XXI ekziston një “sistem rrënjor” i sigurt – Fjala e Zotit. Ja disa prej këshillave të saj:

Një themel i fortë mund të rezistojë.  Duke u folur pasuesve të tij, Jezu Krishti bëri një analogji të tillë:  “Prandaj ai që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i ve në zbatim mund të krahasohet prej meje me një njeri të zgjuar, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi shkëmb. Ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; por ajo nuk u shemb, sepse i kishte themelet në shkëmb” (Mateu 7:24-25).

Një themel i dobët shkatërrohet shpejt. Jesuzi pastaj paralajmëroi për rrezikun që vjen kur, megjithëse e di se çfarë duhet bërë, nuk e bën. “Përkundrazi, ai që i dëgjon dhe nuk i zbaton këto fjalë, do të krahasohet me një njeri budalla, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi rërë. Ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; ajo u shemb dhe rrënimi i saj qe i madh” (Mateu 7:26-27).

Një themel i përjetshëm përballon çdo stuhi.  Sistemi rrënjor më i sigurt, thotë Bibla, gjendet në marrëdhënien me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit. Është ai që përcakton misionin, siguron vlerat dhe qartëson vizionin. “Ashtu si e keni pranuar Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, jetoni në të duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të dhe u duke u forcuar në besim…” (Kolosjanëve 2:6-7).

Robert J. Tamasy eshte nenpresident per Komunikimin i  Leaders Legacy, Inc., nje shoqate jo fitimprurese me baze ne Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran ne gazetarine profesioniste prej me shume se 38 vjetesh, ai eshte autor i librit Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press) dhe eshte bashkeautor me David A. Stoddard ne vepren The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential (NavPress). Per me shume informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.

CBMC INTERNATIONAL: President: Robert Milligan,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Ju lutemi adresoni çdo kërkesë te:
www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. A të ka rastisur të shikosh pasojat shkatërruese të ndonjë stuhie? Çfarë ndjesish pate?
  2. Si do ta përshkruaje “sistemin rrënjor” të kompanisë ku punon?  A është i thellë dhe a ka brenda tij mision, vlera dhe vizion të qartë?
  3. Ç’mund të thuash për sistemin tënd rrënjor? A e ke ti të qartë misionin tënd? A ke brenda vetes vlera prej të cilave nuk do të hiqje dorë kurrë? Po vizion në lidhje me atë që kërkon të bësh në jetë? A ke gjë nevojë për një “rimbjellje” të vetes?
  4. A pajtohesh me pohimin e Biblës se sistemi rrënjor më i përkryer është ai që bazohet te marrëdhënia me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit? Pse, ose pse jo?

SHËNIM: Në rast se e ke Biblën dhe do të deshe të shikoje pasazhe të tjerë që kanë lidhje me këtë temë, referohu si më poshtë:

Mateu 13:1-8; Efesianëve 3:17-19; 1 Korintasve 3:10-15; 1 Timoteut 6:17-19; 2 Timoteut 2:19; Hebrenjve 1:10-12, 12:28-29

0 komente:

Post a Comment