headerphoto

TË NDRYSHOSH – TË RINOVOSH MENDIMIN

MANNA E SË HËNËS
9 Maj, 2011
Shalom Media

Nga Dr. Rick Warren

Në mardhëniet e punës, të familjes, në veprimet e përditshme etj, secili prej nesh ka diçka në veten e vet që do të donte ta ndryshonte.  Për të mundur të ndryshosh jetën, së pari, duhet të ndryshosh mënyrën e të menduarit. Çdo sjellje motivohet nga një besim i caktuar dhe çdo veprim nxitet nga një mendim.

Psikologët modernë e paraqesin këtë si një zbulim të ri, por Perëndia e ka zbuluar këtë të vërtetë mijra vjet para se psikologët t’ia hynin kësaj pune. "Kujdesu për mënyrën se si mendon, jeta jote formësohet prej mendimeve të tua” (Fjalë të Urta 4:23, “Today’s English Version”).

Për ta ilustruar këtë, mendo sikur je në një motoskaf të shpejtë mbi liqen, piloti automatik i të cilit e drejton atë nga lindja. Në rast se ti kërkon të ndryshosh kursin për nga perëndimi, ke vetëm dy mundësi për t’ia ndryshuar drejtimin motoskafit.

Njëra mundësi është që të kapësh timonin dhe me forcë fizike ta kthesh atë në të kundërt.  Duke përdorur forcën fizike për të realizuar idenë tënde që të lundrosh në tjetër drejtim, ti mund ta mundësh pilotin automatik, por jo pa rezistencë nga ana e tij. Në një moment të caktuar krahët mund të të lodhen dhe ti mund ta lëshosh timonin. Atëherë motoskafi do të kthehet sërish në drejtimin të lindjes, sipas programimit që ka pajisja autopilot.

Duket punë e mundimshme, apo jo? Dhe ndryshimi mund të jetë vetëm i përkohshëm! Në momentin që ti pushon së ushtruari forcë për të bërë ndryshimin, gjithshka kthehet si më parë.

Kështu ndodh edhe kur do që të ndryshosh jetën duke u bazuar vetëm në forcën e vullnetit tënd. I thua vetes, “ do ta detyroj vetën që të… ha më pak…të le duhanin… të jem më i rregullt me gjumin …të mos reagoj me zemërim kur jam nën stres.”

Forca e vullnetit mund të sjellë ndryshime të përkohshme, por ato shoqërohen me stres të vazhdueshëm për shkak se nuk i adresohemi rrënjëve të asaj që duhet të ndryshojmë brenda vetes. Në këtë rast ndryshimi nuk vjen natyrshëm. Ai kërkon forcë vullneti shumë të madhe. Gjasat janë që njeriu të dorëzohet, ta braktisë djetën që ka nisur, ta fillojë sërish duhanin, të shkojë vonë në takime ose të vazhdojë të reagojë me agresivitet.   

Por ka një mënyrë më të mirë e më të lehtë: të ndryshosh autopilotin tënd, mënyrën e të menduarit. Ose, sikundër thotë Bibla,"Transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj " (Romakëve 12:2).

Ndryshimi fillon gjithmonë në mendje. Mënyra se si mendon, përcakton mënyrën se ndjen dhe, mënyra se si ndjen, ndikon në mënyrën se si vepron, që do të thotë se, "duhet të ndodhë një ripërtëritje shpirtërore të mendimeve e sjelljeve të tua” (Efesianëve 4:23).

Që të bëhesh si Krishti duhet të kesh një mendje si e Tij. Bibla bën fjalë për këtë çështje dhe e quan atë “ndryshim të mendjes”, “pendim”. Kjo fjalë, në greqisht, ka kuptimin: “të ndryshosh mendje dhe drejtim.”

Të pendohesh do të thotë të ndryshosh mënyrën e të menduarit. Duhet të ndryshosh mënyrën se si mendon në lidhje me Perëndinë, me veten, me mëkatin, me njerëzit e tjerë, me të ardhmen tënde, me gjithçka; dhe të adoptosh këndvështrimin e Krishtit për perspektivën e jetës: kështu ti bëhesh pasues i Tij.

© 2010, Purpose Driven Life. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Adaptuar nga një shkrim i Dr. Rick Warren, autor i shumë librave, përfshirë edhe të shumëvlerësuarin “The Purpose-Drive Life”, i cili është përkthyer në disa gjuhë dhe është shitur në mbarë botën. Ky libër afirmon rëndësinë e të pasurit të një qëllimi të qartë në jetën e përditshme. Eshtë nominuar si një ndër 100 librat e krishterë që ndryshuan shekullin e XX. Ai ka shkruar gjithashtu edhe librat “The Purpose-Driven Church” dhe “The Purpose of Christmas”.

CBMC INTERNATIONAL:  President: Robert Milligan,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
  Për pyetje ose kërkesa drejtohuni tek : www.cbmcint.org

Reflektim/Pyetje Diskutime

  1. Cila janë ato gjëra (në punë a në jetë) te vetja jote, të cilat do të doje t’i ndryshoje? A ke pasur sukses në bërjen e ndryshimeve?
  2. Pse mendon se ndryshimi është i vështirë? Me fjalë të tjera, pse ndodh që    “qëllimet e mira”  zakonisht nuk janë të mjaftueshme për të sjellë ndryshime të qëndrueshme?
  3. Dr. Warren thekson se që të arrish ndryshimin e dëshiruar duhet të ndryshosh mënyrën e të menduarit. A pajtohesh me këtë? Pse, ose pse jo?
  4. Ai citon Biblën te Romakëve 12:2, ku thuhet, "Transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj ." A të duket e realizueshme kjo gjë? Dhe, në qoftë se po, si ndodh ajo? Shpjegoje përgjigjen.

SHËNIM: Po ta kesh Biblën, shiko edhe pasazhet e mëposhtëm që lidhen me këtë temë:

Fjalë të Urta 16:3, 23:7; Romakëve 6:11; 1 Korintasve 10:12; 2 Korintasve 10:5; Efesianëve 6:3-4; Filipjanëve 4:8-9; Hebrejve 4:12

0 komente:

Post a Comment