headerphoto

VIRTYTI I HARRUAR I PUNËS ME PËRKUSHTIM

MANNA E SW HËNËS,
3 Qershor, 2013

Nga Rick Boxx

Një sondazh i kryer nga revista Parade që del çdo javë në të gjithë SHBA, zbulon se 51 përqind e 26,000 vetëve të intervistuar, besojnë se mënyra për të pasur sukses në një kompani si punonjës është të njohësh dhe zbatosh me përpikëri politikat e brendëshme të saj. Vetëm 27 përqind e të pyeturve thanë se besonin te suksesi që vjen drejpërdrejtë nga puna e përkushtuar.

Në rast se kaq shumë njerëz mendojnë se rruga më e mirë drejt karierës dhe shpërblimeve kalon nga konjukturat e brendëshme politike të kompanisë, druhem se kjo mënyrë të menduari mund të shndërrohet në një profeci të dëmshme që nxit idenë se plotësimi i interesave profesionale dhe personale të individit bëhet duke nënvleftësuar kolegët dhe duke iu servilosur shefave, pa çarë shumë kokën për përsosjen e cilësisë së performancës në punë.

Kjo përbën problem në shumë aspekte. Puna e përkushtuar, dikur kaq shumë e nderuar, tani po harrohet si koncept. Bashkë me të edhe shpërblimi përkatës. Gjithnje e me pak shperblimi moral e material fokusohet te punonjësit e përkushtuar ndaj kryerjes së detyrave me cilësi të lartë dhe, gjithnjë e më shumë, hasim në raste të manipulimit të sistemit të brendshëm të vlerave të kompanisë për të përmbushur interesa të individëve të caktuar. Kjo çon në injorimin progresiv të aspektit fisnik të përkushtimit në punë.

Bibla flet gjërësisht për punën dhe rëndësinë e saj. Ajo nuk e sheh atë si një "të keqe të domosdoshme", por si një nga qëllimet kryesore të egzistencës së njerëzimit. Bibla tregon gjithashtu se si duhet shfaqur mirënjohja ndaj punës së përkushtuar dhe si duhet shpërblyer ajo:

Qëllimi i punës është të plotësojë nevojat tona njerëzore. Ne kemi nevojë për ushqim, strehim, veshje, transport etj. Puna ka qenë historikisht mjeti kryesor për plotësimin e këtyre nevojave. Të nënvleftësosh vlerën e punës do të thotë të pakësosh sadisfaksionin e të qenit të aftë për t'iu shërbyer nevojave personale dhe atyre të familjes. “Sepse, edhe kur ishim në mes tuaj, ju porositëm këtë: 'se po qe se njeriu nuk do të punojë, as të mos hajë ’” (2 Thesalonikasve 3:10).

Në punë shfaqet integriteti moral dhe niveli i përkushtimit të njerëzve. Kur merresh në punë nga një kompani, gjëja e parë që të jepet në dorë është përshkrimi i punës dhe detyrave që ke për të kryer, ku detajohen përgjegjësitë që duhet të mbash mbi vete me përkushtim dhe kompetencë profesionale. Mirëpo, politikat e brendëshme organizative të kompanive synojnë që të sigurohet prodhimtaria nëpërmjet manipulimit të marrëdhënieve midis punonjësve dhe jo nëpërmjet evidentimit të kapaciteteve individuale të tyre. Sigurisht që do të ishte shumë më mirë sikur të zbatohej parimi biblik i shprehur te Fjalët e Urta 27:18, që thotë: "Kush kujdeset për pemën e fikut do të hajë frutet e saj, dhe ai që kujdeset për të zotin e tij do të nderohet."

Puna mund të sjellë mirënjohjen e vërtetë nëpërmjet vlerësimit të nivelit të përkushtimit ndaj saj: Vërtet ne mund të përpiqemi që shefat të na marrin me sy të mirë, por metoda e sprovuar që çon në progres real, është ajo që ka për bazë vlerësimin maksimal të punonjësit që përpiqet të kryejë më devotshmëri detyrat që i janë ngarkuar. “A ke parë njeri të aftë në punën e tij? Ai do t'u shërbejë mbretërve, nuk do t'u shërbejë njerëzve të dyshimtë” (Fjalë të Urta 22:29).

Ti mund të rrethohesh nga njerëz që kanë më shumë aftësira për të manipuluar se sa për të punuar, por më lejo të të bëj një sugjerim: të fokusohesh te puna e përkushtuar, duke plotësuar njëkohësisht edhe interesat e pronarit të kompanisë, është rrugë më e sigurtë se sa të merresh me manipulime.

Copyright 2013, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me leje nga "Integrity Moments ëith Rick Boxx," një komentar mbi çështjet që kanë të bëjnë me integritetin e njeriut në punë sipas këndvështrimit të krishterë. Për të mësuar më shumë mbi Integrity Resource Center ose për t'u rregjistruar që të merrni artikujt ditorë të Rick-ut, Integrity Moments, vizitoni ëëë.integrityresource.org. Libri i tij me titull "Si të Përparosh në Biznes pa Sakrifikuar Integritetin", na jep një qasje biblike ndaj biznesit të moralshëm

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

2850 North Swan Road, Suite 160, Tucson, Arizona, 85712 ▪ U.S.A.

TEL.: (520) 334-1114 ▪ E-MAIL: mmanna@cbmcint.org

Web site: www.cbmcint.org Për të njoftuar ndryshimin e adresës drejtohuni te: jmarple@cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. A ke vënë re shpesh "politika manipulative" në vendin ku punon? Nëse po, jep ndonjë shembull..
  2. A je përfshirë ndonjëherë në grupazhe manipulative për të plotësuar interesat e tua personale? Pse, ose pse jo?
  3. A mendon se në punën tuaj shpërblehet siç duhet meritokracia? Shpjegoje përgjigjen.
  4. Fraza, “Njeriu që s'punon nuk ha,” është përfshirë na Manifestin Komunist pa treguar se nga e ka burimin e vërtetë. Çfarë ndjen kur njihesh me faktin se kjo frazë e ka origjinën e saj nga Bibla?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën dhe kërkon të mësosh më shumë për këtë temë, shiko vargjet si më poshtë:

Fjalë të Urta 13:4, 14:23, 21:5; Predikuesit 3:12-13; 8:15; Efesianëve 2:10; Kolosianëve 3:17,23

0 komente:

Post a Comment