headerphoto

FUQIA KONSTRUKTIVE E KËMBËNGULJES

MANNA E SË HËNËS
10 Qershor, 2013

Nga Robert J. Tamasy

Cili do të ishte, sipas teje, faktori kryesor për të qenë i suksesshëm në punë? Talenti? Arësimi? Praktika? Fati i mbarë?

Pa dyshim, secili prej këtyre faktorëve ndikon në suksesin profesional, Por, më vendimtari nga të gjithë është ai faktor që quhet këmbëngulje. Richard M. DeVos, Sr., bashkëthemelues i Amway Corporation dhe pronar i Shoqatës Kombëtare të Basketbollit, Orlando Magic, na jep këtë këndvështrim:

“Nëse do të më duhej të përcaktoja një cilësi ose një tipar personal si vendimtar për suksesin në çdo fushë, kjo do të ishte këmbëngulja. Vendosmëria. Vullneti për të duruar deri në fund, për t'u rrëzuar 70 herë nga goditjet dhe për t'u ngritur përsëri duke thënë: 'Tani do pres godtijen e 71-të!'"

DeVos duket se ka të drejtë. Po të sjellim ndër mend njerëzit më të suksesshëm të çdo fushe, politikë, biznes, teknologji, shkencë, mjekësi, madje edhe në sport e spektakël, vemë re se shumica e tyre nuk e kanë arritur suksesin brenda ditës, por i kanë hedhur hapat në një rrugë të mundimshme që nuk e ka pranuar kurrë dështimin. Kur lexojmë bbiografitë e njerëzve të famshëm, zbulojmë se dështimet dhe fatkeqësitë ata i kanë përdorur si motivim për të vazhduar më tej përpjekjet dhe jo si justifikime për të hequr dorë.

Kam një mik, i cili në fëmijërinë dhe rininë e tij të hershme ka pasur disa disavantazhe, të cilat i tejkaloi duke ndërtuar një karierë të suksesëshme biznesi. Megjithëse me arësimim të pamjaftueshëm, ai iu fut studimit individual duke mos ua vënë veshin atyre që mendonin se do të dështonte. Këmbëngulja në çdo rrethanë ishte shoqëruesja e tij e përherëshme.

Bibla flet shumë për këmbënguljen dhe simotrën e saj, vendosmërinë. Për shembull:

Këmbëngulja të forcon karakterin. Ashtu si ushtrimet e vazhdueshme të shkrythin e të forcojnë muskujt, këmbëngulja ndaj sfidave të jetës së përditëshme të forcon karakterin dhe të shton forcën e brendëshme “…por ne lumturohemi edhe në vuajtjet tona, sepse e dimë se vuajtja prodhon këmbëngulje, këmbëngulja, karakter dhe karakteri, shpresë. Dhe shpresa nuk na zhgënjen…” (Romakëve 5:3-5).

Këmbëngulja të mbush me hare. Të qëndrosh i patundur, të mos pranosh të dorëzohesh dhe pastaj të vjelësh frutin e punës këmbëngulëse është një proçes, gjatë të cilit përfton ndjesinë e gëzimit dhe të vetëplotësimit, të cilat nuk mund të sigurohen në mënyra të tjera. “Quajeni gëzim të mirëfilltë, o vëllezërit e mi, sa herë që përballeni me sprova të çdo lloji, sepse ju e dini se sprova e besimit tuaj zhvillon këmbënguljen. Këmbëngulja duhet ta kryejë punën e saj, që ju të jeni të pjekur e të plotësuar, pa ju munguar asgjë” (Jakobi 1:2-4).

Këmbëngulja përforcon qëllimet. Kur fokusohemi në qëllimet kryesore të një misioni të rëndësishëm e të përcktuar qartë, na zhvillohet këmbëngulja për të tejkaluar zhgënjimet dhe dështimet. DeVos thotë që mund të rrëzohemi 70 herë e të ngrihemi përsëri më këmbë. “Vëllezër, sa për vete, unë nuk mendoj se e zotëroj, por një gjë e bëj: duke harruar ato që kam lënë pas dhe duke u prirur drejt atyre që kam përpara, po rend drejt synimit për të fituar çmimin për të cilin Perëndia më ka bërë thirrje parajsore në Krishtin Jezus.” (Filipjanëve 3:13-14).

Robert J. Tamasy është nënpresident i Leaders Legacy, Inc., një organizatë jofitmiprurëse me qendër në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran i gazetarisë, ai ka shkruar Tufting Legacies (iUniverse); Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press); dhe është bashkëautor me David A. Stoddard për librin The Heart of Mentoring (NavPress). Për më shumë informacion, shiko www.leaderslegacy.com ose blogjet e tij, www.bobtamasy.blogspot.com and www.bobtamasy.wordpress.com.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

2850 North Swan Road, Suite 160, Tucson, Arizona, 85712 ▪ U.S.A.

TEL.: (520) 334-1114 ▪ E-MAIL: mmanna@cbmcint.org

Web site: www.cbmcint.org Për të njoftuar ndryshimin e adresës drejtohuni te: jmarple@cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. Ç'mendim ke për thënien e z. DeVos në lidhje me këmbënguljen si bazë për sukses?
  2. Sa herë në jetë këmbëngulja ju ka nxjerrë në dritë
  3. Si ta forcon karakterin këmbëngulja?
  4. A pajtohesh me mendimin se këmbëngulja të sjell atë ndjesi lumturie që nuk ta sjell asgjë tjetër? Pse po ose pse jo?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën, mund të lexosh edhe referenca të tjera në lidhje me këtë temë:

Jozueu 1:6-9; Fjalë të Urta 13:8, 24:30-34; Isaia 26:3, 50:7; Efesianëve 6:10-18

0 komente:

Post a Comment