headerphoto

NJË SHEMBULL I PA HARRUESHËM

MANNA E SË HËNËS
17 Qershor, 2013

Nga Ken Korkow

Megjithëse që para dy vjetësh, e kujtoj atë ditë si tani. I ndodhesha pranë mikut tim, Dean Parrack, në ditët e tij të fundit të jetës mbi këtë tokë sepse njeriu nuk duhet lënë të vdesë i vetmuar.

Kam parë shumë herë njerëz që vdesin, përfshirë edha ata në fushat e luftës në Vietnam, por rasti i mikut tim ishte krejt ndryshe. Dean-i deshte vetë të ikte nga kjo botë sepse e dinte mirë që ky do të ishte fundi i një fillimi, filimit të jetes së përjetëshme me Perëndinë.

Vite më parë, Dean kishte patur një ishemi paralizuese që e kishte katandisur në një karrige me rrota. Shiti shtëpinë dhe, bashkë me të shoqen, Jean, shkuan në një si punë azili. E ndihmova për të seleksionuar dhe hedhur poshtë disa medalje, trofe dhe çmime që i pati fituar si kuadër i lartë dhe tepër i respektuar në IBM dhe në shumë shoqata civile te krishtera.

Dean-i i pati vlerësuar këto gjëra si mirënjohje të shprehur ndaj kontributeve të tij, por, në fund të fundit, ato tani nuk qenë vecse "rraqe" që grumbullonin pluhur. Ai po ikte dhe nuk i duheshin më. Madje, edhe po t'i deshte, as që mund t'i merrte atje ku po shkonte.

Të vetmen gje që Dean-i nuk e braktisi kurrë ishte besimi në Zot. Zoti kishte qene udherrefyesi i tij dhe keshtu do mbetej edhe ne fazen e fundit të udhetimit të tij tokësor.

Për vite me rradhe kishte shëtitur Amerikën dhe botën, shpesh duke qene ne rolin e tij si President i Christian Business Men's Committee International. Tash trupi i tij ishte prangosur në një shtrat.

Por Dean-i njeri, KURRË nuk u prangos. Shërbesa e tij mori një formë tjetër teksa ai u shndërrua në atë që ai e quante "luftëtar të lutjes". E fillonte "punën" herët në mëngjes, shpesh rreth orës tre, duke u lutur për njerëz të veçantë dhe për ngjarjet në botë.

Duke parë se si Dean-i po i kalonte ditët e tij të fundit, mendoja me vete: "Si do t'i përballoj sfidat e jetës dhe vetë vdekjen time?" Ka dy qasje të ndryshme ndaj kësaj çështjeje. E para është egocentrike, ashtu si është përshkruar pak a shumë në vargjet e poemes “Invictus,” të William Ernest Henley. Sidomos vargjet e fundit:

“…S'ka rëndësi sa e ngushte është porta, ne hyrje të saj pres çdo ndëshkim,

Sepse vetë jam zot i fatit; Kapiten i shpirtit tim.”

Por Dean-i zgjodhi qasjen e perëndishme dhe e rishkroi poemën e Henley-t duke e titulluar "Convictus." Versioni i tij mbyllej me fjalët:

“…S'ka rëndësi sa e ngushte eshte porta, n'hyrje të saj pres çdo ndëshkim,

Se kam Krishtin zot të fatit; Kapiten të shpirtit tim.”

Miku im Dean e mbylli mirë jetën duke dhënë frymën e fundit në paqe e besim. A do të na ndodhë kështu edhe ne?

Ken Korkow jeton në Omaha, Nebraska, U.S.A., ku sherben si drejtor rajonal per CBMC. Pjesa është adaptuar me leje nga rubrika e tij e përjavshme “Fax of Life”.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

2850 North Swan Road, Suite 160 ▪ Tucson, Arizona 85712 ▪ U.S.A.

TEL.: (520) 334-1114 ▪ E-MAIL: mmanna@cbmcint.org

Web site: www.cbmcint.org Kontakti: jmarple@cbmcint.org

REFLEKTIM/ PEYTJE DISKUTIM

  1. A mendon ndonjëherë për ta "mbyllur mire" jetën? Pse po? Pse jo?
  2. A te kujtohet ndokush si Dean Parrack që e ka mbyllur jeten për së mbari? Ne rast se po, si mund ta përshkruash "fundin" e tij?
  3. Si i bëhet që të mos ndjehesh i izoluar, pavarësisht kushteve të këqia shëndetësore? Të duket realiste një gjë e tillë?
  4. Nga variantet poetike qe tregohen më sipër, ti, personalisht cilin do zgjidhje?

SHENIM: Po ta kesh Biblën, mund të shohësh edhe pasazhe të tjerë që lidhen me këtë temë si më poshtë:

Isaia 26:3; 1 Korintasve 15:58; Filipjanëve 3:12-14; 2 Timoteu 4:7-8; Hebrejve12:1-3

0 komente:

Post a Comment