headerphoto

TË PËRFITOSH NGA EKSPERIMETIMI

MANNA E SË HËNËS
15 Prill, 2013

Nga Jim Mathis

Ne vitet 1970 kompania fotografike qe zoteronim unë dhe ime shoqe ka qenë e para që bleu një printues të markës Kodak Royalprint. Meqenëse kopjimi dhe restaurimi i fotografive të vjetra ishte pjesa kryesore e biznesit tonë, zbulova shpejt se si t'i jepja fotove një tis bojëkaf me anë të këtij aparati.

Pak vite më pas mora pjesë në një seminar të organizuar nga Kodaku ku dikush pyeti se si mund të realizohej tisi bojëkaf me anë të këtij printeri. Përfaqësuesi teknik i Kodakut kërkoi falje dhe tha se kjo gjë ishte e pamundur.

Unë u ndodha para një dileme. A të thosha se perfaqësuesi i Kodakut e kishte gabim, apo më mirë të ruaja sekretin që kisha zbuluar vetë? Zgjodha këtë të dytën i ndërgjegjshëm se nuk kisha ndonjë detyrim ligjor ndaj Kodakut që të deklaroja veti të aparatit që përfaqësuesit e tij nuk i dinin. Si rezultat pata mundësinë që të fitoja mijra dollarë. .

Kisha zbuluar të dhëna teknike të pronësisë për të cilat njerëzit e Kodakut nuk ishin në dijeni, por duke qenë se nuk isha punonjës i Kodakut ose partner ligjor i tij, nuk ndjeja asnjë përgjegjësi që t'i tregoja gjëra që ai duhej t'i kishte zbuluar vetë.

Me këtë rast ngrihen nja dy pyetje. Vallë, Kodaku nuk kishte provuar ta realizonte tisin bojëkaf? Po pjesmarrësit e seminarit e kishin provuar një gjë të tillë me printerat e tyre? Mësimi që nxorra ishte se "ekspertët" shpesh gabojnë dhe se nuk duhet të besosh në çdo gjë që thuhet apo shkruhet. Është mirë që të kontrollosh vetë.

Tani e di mirë se shumë kompani të vogla kanë sukses në bizneset e tyre sepse bëjnë gjëra që kompanitë e mëdha nuk i bëjnë dot.

Me kalimin e kohës dhe me ecjen përpara të teknologjisë, ai printer u vjetërua dhe Kodaku falimentoi për një sërë arësyesh. Megjithatë, unë vazhdoj të restauroj fotografi të vjetra e të dëmtuara. Dikur, Eastman Kodak ishte furnizuesi kryesor me lëndë të para, kurse tani disa materiale të kësaj marke unë i ruaj në një kuti të vjetër. Jeta dhe puna nganjëherë marrin kthesa të çuditëshme.

Kjo histori ka një moral të tjesht, por të thellë. Ky moral vlen për këdo, pavarësisht nga lloji i biznesit që praktikon: eksperimento vazhdimisht, gjej rrugë të reja dhe mos beso ata që thonë se gjërat janë të pamundura. Këto janë fjalë që vinë nga njerëz të frikësuar, që nuk guxojnë të hedhin hapa të guximshme para, që nuk riskojnë për të plotësuar pasionet e tyre.

Fjala e Urtë 29:18 thotë:"Atje ku nuk ka vizion, njerëzit humbasin." Po të mos kisha eksperimentuar për të gjetur veti të reja të printerit në fjalë, mbase unë nuk do kisha "humbur", por ama nuk do t'i kisha pasur ato fitime aq të majme dhe as kënaqësinë që dija diçka që krijuesit e printerit nuk e dinin. Kjo është pjesë e sfidave të këndshme që paraqet pjesmarrja e angazhuar në aventurën e biznesit.

Jim Mathis është pronar i një studioje fotografike në Overland Park, Kansas, të specializuar për portrete zyrtare, tregtare dhe teatrale. Ai drejton një shkollë fotografie. Jim është autor i librit për fotografinë dixhitale me titull "Kamera të nivelit të lartë për njerëz të zakonshëm". Më parë ai ka pas qenë pronar i një kafeneje dhe drejtor ekzekutiv i CBMC në Kansas City, Kansas dhe Kansas City, Missouri.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për çdo pyetje a kërkesë ju lutemi drejtohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. A je tip që eksploron në mënyrë të vazhdueshme në fushën teknike ose të mendimit?
  2. A je i hapur ndaj këndvështrimeve që ofrojnë të tjerët në lidhje me një problem të caktuar. Po nëse dikush të propozon ndryshime drastike për punën që bën, a je i gatshëm ta marrësh në konsideratë propozimin e tij? Pse, ose pse jo?
  3. A gjen ndonjë lidhje me veten në atë që thotë z. Mathis se ai nuk kishte ndonjë detyrim që t'ja tregonte Kodakut të fshehtën e printerit?
  4. Sipas teje, ç'rëndësi ka vizioni për suksesin e një biznesi?

Pasazhe të tjerë nga Bibla që lidhen me këtë temë:

Zanafilla 1:1,26-27; Fjalë të Urta 20:24, 24:5; Jeremia 33:3; Mateu 7:7; Efesianëve 3:20

0 komente:

Post a Comment