headerphoto

TENSIONI MIDIS VEPRIMIT DHE PRITJES

MANNA E SË HËNËS
25 Mars, 2013

Nga Robert J. Tamasy

Nuk më ka rastisur të takoj ndonjëherë ndonjë fallxhor, por duket se duhet të jetë punë e rehatshme. Rri ulur gjithë ditën, herë pas here shpreh ndonjë mendim të mençur dhe të tjerët të respektojnë për këtë.

Në botën profesionale e të biznesit të shekullit të 21nuk ka vend për fallxhorët. Ne orientohemi nga veprimi dhe nga rezultati i shpejtë si në cilësi ashtu edhe në sasi. Dhe kjo nuk bëhet vetëm duke ndejtur dhe duke u menduar. Nuk ka kohë për meditime.

A është vërtet kështu? A ka vlerë akoma thënia “Bëj diçka edhe sikur të jetë gabim” ?

Për të ashtuquajturit lidera të "tipit A" përgjigja është po. Plot energji dhe vendosmëri, ata këmbëngulin të qënia në lëvizje të përherëshm; sa më shpejt aq më mirë. Por përvoja na mëson se shpesh "pritja" është një mënyrë më efikase se "veprimi". Një kolegu im thoshte: "Si ka mundësi që nuk gjejmë kohë për të bërë diçka mirë që në fillim dhe e gjejmë kohën për ta ribërë atë kur e kemi bërë keq!" Një koleg tjetër thoshte: "Paaftësia jote për planifikim nuk mund të përbëjë shkak për nxitim të tepruar nga ana ime." Thënë ndryshe, në rast se dimë të ngadalësojmë e të mendohemi mira para veprimit, kemi shanse më të mira për sukses.

Por kjo çështje duhet parë edhe nga një kënvështrim tjetër. Nganjëherë, pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve tona, pritja na ngelet si i vetmi opsion. Duke mos qenë tip durues, unë kam bezdi të madhe nga pritja, por në një analizë më të thellë, kam zbuluar se në shumë raste pritja ja vlen. Për shembull, ka pasur raste kur kam ndjerë se më duhej të ndryshoja karierë por, meqenëse kushtet nuk qenë krijuar, më duhej të prisja. Më doli edhe më mirë nga ç'e mendoja kariera e re.

Ja ç'na thotë Bibla për pritjen:

Beso te Ai që e di rrugën. Në qoftë se je në udhëtim nëpër një territor të rrezikshëm, është ndihmë e madhe të udhëhiqesh nga dikush që e njeh zonën. Në jetë dhe në punë ne nuk e dime se ç'na del përpara, por Perëndia e di. Prandaj duhet pritur derisa Ai të na vendosë në rrugën e duhur. “Ki besim te Zoti, me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd. Pranoje në të gjitha shtigjet e tua dhe ai do të t'i u bëjë të drejta rrugët e tua” (Fjalë të Urta 3:5-6).

Ki parasysh se pritja nuk do të thotë mungesë veprimi. Nganjëherë situatat na kërkojnë që të qëndrojmë në vend. Herë të tjera situatat na detyrojmë të ecim para me hapa të matur, por gjithsesi duhet të besojmë te Perëndia për udhëheqje. “Rri i qetë para Zotit dhe prite atë me durim;mos u hidhëro kur njerëzit kanë sukses në planet e tyre sipas skemave të liga...Prite Zotin dhe qëndro në rrugën e Tij. Ai do të të lartësojë që të trashëgosh tokën; kur të ligjtë do të jenë shfarosur, ti do ta” (Psalme 37:7, 34).

Koha e pritjes na mëson të dimë se kush i ka gjërat nën kontroll. Na pëlqen të mendojmë se ne e kemi nën kontroll jetën tonë. Por shpesh situatat i shpëtojnë kontrollit tonë duke mos na lënë rrugëdalje tjetër veç pritjes. Kjo kohë është ideale për të kuptuar se Perëndia kontrollon gjithçka përfshi edhe jetën tonë. “Ndaluni dhe dijeni që jam Perëndi; unë do të lartësohem mes kombeve, do të lartësohem në tokë” (Psalme 46:10).

Robert J. Tamasy është nënpresident i Leaders Legacy, Inc., një organizatë jofitmiprurëse me qendër në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran i gazetarisë, ai ka shkruar Tufting Legacies (iUniverse); Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press); dhe është bashkëautor me David A. Stoddard për librin The Heart of Mentoring (NavPress). Për më shumë informacion, shiko www.leaderslegacy.com ose blogjet e tij, www.bobtamasy.blogspot.com and www.bobtamasy.wordpress.com.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për çdo informacion drejtohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim/Pyetje Diskutim

  1. A je person i orientuar nga veprimi, apo punon me njerëz që thonë vepro tani dhe prit më vonë. Si të duket kjo lloj qasjeje?
  2. Pse mendon se pritja është kaq e vështirë për këdo?
  3. Mendo për një situatë kur nuk ke zgjidhje tjetër veç të presësh dhe, pas pritjes, shikon që bëre mirë që prite me durim. Shpjegoje situatën.
  4. Pasazhet biblike që citohen në këtë Manna flasin për pritjen dhe besimin te Perëndia. Si reagon ndaj tyre? A beson vërtet se Perëndia e di mirë se ç'bën dhe a ja vlen të presësh drejtimin e Tij?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën dhe dëshiron të shohësh edhe pasazhe të tjerë të lidhur me këtë temë, shiko edhe vargjet si më poshtë:

Numrat 31:6-8; 1 Kronikat 28:20; Jozueu 1:9; Mikea 7:7; Hebrejve 13:5

0 komente:

Post a Comment