headerphoto

PËR NJË INVESTIM TË MBARË TË JETËS

MANNA E SË HËNËS
18 Mars, 2013

Nga Lane Kramer

Në Manna-n e kaluar trajtuam konceptin e suksesit në jetë sipas këndvështrimit të një investitori. Një nga qëllimet e përbashkëta të investitorëve është që të kenë fitime sa më të mëdha nga investimet e tyre. Por si mund të arrihet kjo në "investimin e jetës" duke përdorur talentet, dhuntitë, përvojën dhe gjithë dhuratat e tjera që na janë dhënë (nga Perëndia)?

Më lejoni t'ju paraqes një listë me inventarin e gjërave që duhen patur parasysh kur vlerësojmë se cfarë po bëjmë, si e bëjmë dhe për c'arësye e bëjmë. Pra, ku duhet të konsistojë ky inventar që të na zbulojë nëse e investojmë vërtet jetën me leverdi, ose, më saktë: çfarë do të shikojë Perëndia që të na japë gjykim për këtë gjë?

Së pari duhet parë në cilësinë e marrëdhënieve që ne kemi me Perëndinë dhe me njerëzit e tjerë. Bëji pyetjen vetes: "A e ve të parin në jetën time Jezu Krishtin? A kaloj kohë të mjaftueshme me Të çdo ditë duke i lypur drejtim, urtësi, forcë dhe, kur dështoj, falje? A mund të vërtetoj me sinqeritet të plotë se Ai ëshët numër 1-shi në jetën time?"

Prova e parë që tregon nëse unë vërtet e dua dhe e nderoj Perëndinë duket në mënyrën se si unë trajtoj gruan dhe vajzën time, anëtarët e tjerë të familjes, miqtë, bashkëbesimtarët, klientët, shitësit e deri postjerin.

Prova e dytë ka të bëjë me mënyrën se si unë i harxhoj ose i investoj paratë që më janë besuar. A e investoj kapitalin e Perëndisë në dobi të mbretërisë së Tij duke ndihmuar njerëzit e tjerë? A po ve mënjanë fonde të mjaftueshme që të mbështetem kur të mos jem i aftë të punoj më? A po mendoj që të le trashëgimi finaciare edhe për fëmijët e fëmijëve të mi, sikundër thuhet në Bibël?

E treta ka të bëjë me axhendën ditore. Sa orë harxhoj në punë? A është ky numri i orëve që mendon Perëndia se unë duhet t'ja përkushtoj punës? A po krijoj kushtet që Perëndia të jetë drejtuesi i vërtetë i biznesit tim dhe që ta përdori atë për qëllimet e Tij, apo po mendoj vetëm për interesat e mia të ngushta vetjake? A kaloj kohë të mjaftueshme me Perëndinë gjatë ditës, duke zhvilluar marrëdhënie me familjarë e miq, duke u shërbyer pjestarëve të tjerë të komunitetit në mënyrë që edhe ata ta përmirësojnë jetesën e tyre, duke mbajtur trupin tim në formë nëpërmjet aktivitetit çlodhës?

Secili mund të bëjë zgjedhjet e tij për investimin e jetës. Kjo përgjegjësi nuk mund t'i kalohet dikujt tjetër. Kur unë të jap frymën e fundit dhe të dal para Perëndisë, dua që Ai të më thotë: "Bravo, e ke investuar mirë jetën që të dhashë. Tani hyr në mbretërinë Time qiellore dhe shijo qetësi të përjetëshme në vendin që kam përgatitur enkas për ty!"

Nëse nuk i ke kushtuar kohët të mjaftueshme preokupimit për investimin e jetës, do të të nxisja që, një paradite, të mos shkosh në zyrë por të gjesh një vend ku të meditosh për të. Mund të arrish në kokluzionin që e ke zgjidhur drejt këtë punë dhe kjo do jetë burim kënaqësie për ty. Ju uroj një investim të mbarë të jetës!

Lane Kramer është një biznesmen nga Dallasi, Texas, që ka themeluar Instutin e Drejtuesve të Bioznesit, i cili ndihmon biznesmenët që të ngrenë kompani të klasit të parë ku zbatohen parimet biblike. Vebsajti i tij është: www.ceoinst.com.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për çdo kërkesë drejtohuni te : www.cbmcint.org

Reflektim / Pyetje Diskutim

  1. Ç'mendim ke për idenë që duhet të verifikosh se si po e investon jetën? A ke bërë këtë më parë?
  2. Po të bësh një hulumtim për jetën tënde, çfarë pret që të zbulosh? A mendon se i ke menaxhuar mirë dhuntitë që të ka dhënë Perëndia?
  3. Në qoftë se dikush do të shikonte hulumtimin tënd, në çfarë përfundimi mund ta arrijë ai?
  4. A ke dëshirë të bësh një hulumtim mbi mënyrën se si e ke investuar jetën sipas sugjerimit të Z. Kramer? Pse ose pse jo?

SHËNIM: Në Bibël ka edhe pasazhe të tjerë që lidhen me këtë temë si:

Fjalë të Urta 4:23, 16:2,9, 21:5, 28:20; Predikuesit 3:1-12,22, 12:13-14; Lluka 14:28-29

0 komente:

Post a Comment