headerphoto

SI PO E INVESTON JETËN TËNDE?

MANNA E SË HËNËS
11 Mars, 2013

Nga Lane Kramer

Gjatë 20 vjetëve të fundit kam qenë në kontakt me shumë drejtues të suksesshëm në fushën e biznesit. Dis prej tyre krijuan kompani të mëdha duke u nisur nga një kapital fillestar relativisht i vogël dhe pastaj i shitën ato përkundrejt miliona dollarëve. Të tjerë patën aftësinë që të hapnin qindra vende pune. Megjithatë, nuk jam i bindur se vetëm këta tregues përfaqësojnë denjësisht atë që mund ta quajmë suksesin e tyre në jetë.

Çështja është se gjithçka varet nga ajo çka gjithsecili quan sukses. Si e përcakton suksesin në jetën tënde? E mat atë me sasinë e dollarëve që fiton, me nivelin e zmadhimit progresiv të kompanisë, apo përdor si njësi matëse cilësinë e marrëdhënieve që ke me Perëndinë, miqtë dhe njerëzit e familjes? Po Perëndia si ta mat suksesin?

Për mua, përgjigja ndaj pyetjes së fundit varet nga mënyra se si unë plotësoj qëllimin që më ka ngarkuar Perëndia dhe se si bëj atë që Perëndia kërkon nga unë të bëj në biznes, në familje, në grupin e adhurimit, në miqësi me njerëzit, në komunitetin e Dallas-it ku jetoj dhe përgjithësisht në ekonominë e tregut ku veproj.

Një nga mënyrat se si unë e mas suksesin është nëpërmjet këndvështrimit si investitor. Çdo ditë më duhet të përcaktoj se ku t'i përqëndroj investimet e kohës, të talenteve, kapitalit dhe energjisë time fizike. Të gjitha këto janë dhurata që Perëndia m'i ka besuar mua. Nuk është e lehtë që të bësh zgjedhjen e duhur, por është e domosdoshme. Te 1 Korintasve 4:2-5, thuhet: “Tani kërkohet që të gjithë ata të cilëve iu është dhënë besimi, të tregohen besnikë....(Perëndia) do të nxjerrë në dritë atë që është fshehur në errësirë dhe do të zbulojë motivet e zemrave të njerëzve. Atëhere secili do të marrë lavdërimin e vet nga Perëndia .”

Për shembull, a duhet të rri më tepër jashtë orarit në ndërmarrje dhe të mendoj se si ta zhvilloj më tej biznesin, apo këtë kohë duhet ta kaloj me time shoqe në mbrëmje? A duhet të shkoj rregullisht të djelave mbasdite te ime më, apo të merrem me shumë me leximin e artikujve të gazetës Wall Street Journal? A do bëj shëtitje me biçikletë të djelave në mëngjes, apo do ta kaloj këtë kohë në kishë ose në shkollën e së djelës? A do marr pjesë në një adhurim sëbashku me të burgosurit apo do shkoj në klubin e kontesë? Vendim pas vendimi,... vendimet kërkojnë urtësinë e Perëndisë.

Të gjithë investitorët përpiqen që të fitojnë sa më shumë nga investimi që bëjnë. Këtë bëj edhe unë me jetën time në përgjithësi. Ashtu sikundër thuhet në pasazhin biblik të cituar më sipër, unë jam i ndërgjegjshëm se, një ditë, do të jap llogari para Perëndisë se si i kam investuar dhuratat që Ai më ka dhënë. Unë nuk jam pronari i tyre, jam vetëm ai që i menaxhon, ndaj më duhet të mendoj se çfarë do deshte pronari i vertetë që unë të bëja me dhuratat që më ka besuar.

Perëndia e kupton natyrën tonë njerëzore. Ai e di se ne duam që të shpërblehemi për punën e kujdesëshme që bëjmë si menaxhues të dhuratave që na ka besuar. Bibla na e bën të qartë se Ai do të na e japi këtë shpërblim si në këtë jetë ashtu edhe në Parajsë.

Në një "Manna” tjetër do të jap disa ide se si të jemi investiorë të mirë të burimeve që na ka vënë në dispozicion Perëndia. Ndërkohë mendouni pak për mënyrën se si po e investoni jetën tuaj.

Lane Kramer është një biznesmen nga Dallasi, Texas, që ka themeluar Instutin e Drejtuesve të Bioznesit, i cili ndihmon biznesmënt që të ngrenë kompani të klasit të parë ku zbatohen parimet biblike. Vebsajti i tij është: ëëë.ceoinst.com.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për çdo kërkesë drejtohuni te : www.cbmcint.org

Reflektim / Pyetje Diskutim

  1. Çfarë quan sukses? Si të ka ecur ky sukses deri më sot?
  2. Z. Kramer thekson se suksesin e sheh si investitor i kohës, talenteve dhe burimeve të tjerë që kemi. A pajtohesh me të? Pse ose pse jo?
  3. Pasazhi nga 1 Korintave, kapitulli 4, flet per marrjen e besimit nga Perëndia dhe vënien e tij në jetë. Si vepron ti konkretisht?
  4. Nën dritën e atyre që janë shkruar më sipër, cilat do të ishin hapat që duhet të ndërmarrësh për të qenë një menaxhues i mirë i burimeve që të ka besuar Perëndia?

SHËNIM: Më poshtë janë disa pasazhe të tjerë nga Bibla që lidhen me këtë temë:

Fjalë të Urta 12:24, 14:23, 20:5-6, 28:20; Mateu 24:45, 25:14-30; Lluka 16:10; Filemoni 6 (NIV, Amplified)

0 komente:

Post a Comment