headerphoto

SI E MENAXHON SHQETËSIMIN?

MANNA E SË HËNËS
25 Shkurt, 2013

Nga Robert J. Tamasy

Një nga çuditë më të mëdha në punë është mundësia që na jepet për të parë talente dhe aftësi të ndryshme në veprim. Disa janë lidera të lindur, disa të tjerë e kanë më të lehtë që të ndjekin dhe të mbështesin ata që udhëheqin. Disa janë të prirë për administrim, ku kryejnë dhe delegojnë detyra, ndërsa disa të tjerë janë të përshtatshëm për të kryer me përpikmëri punë individuale. Disa janë aq të prerë për marketing dhe shitje, sa janë në gjëndje që t'u shesin akull arinjve polarë të Kanadasë së Veriut. Disa dinë të flasin bukur, kurse disa të tjerë janë të aftë të komunikojnë mirë vetëm me shkrim...

Por, në është një "aftësi" të cilën e disponojnë të gjithë në masë të barabartë, është aftësia për t'u shqetësuar. Kur jemi pronarë të një biznesi ose mbajmë atje një post të lartë drejtues, shqetësohemi që nga planfikimi i punëve e deri te buxheti i pagave. Shqetësohemi për afatet e porosive, për vlerësimet e punonjësve, për ngritjen e pagave e kështu me radhë.

Kur biznesi ynë mbështetet te një numër i vogël klientele, shqetësohemi që të mos e humbim atë. Shqetësohemi gjithashtu edhe për gjetjen e klientëve të rinj duke bërë ndryshime në mënyrë që biznesi ynë të ketë sa më shumë impakt pozitiv mbi ta. Edhe konkurrenca na shqetëson ashtu siç na shqetëson gjëndja e ekonomisë lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Madje shqetësohemi edhe për kohën, për çmimin e karburanteve dhe për të mbajtur ritmet e modernizimit teknologjik në një treg që ndryshon vazhdimisht.

Ne jemi kaq të specializuar në shqetësim sa, shumë herë, shqetësohemi edhe kur nuk ka gjë serioze për t'u shqetësuar. Në fakt, shqetësimi qëndron te pritja se kur do të fillojë shqetësimi i vërtetë i radhës. Kjo e fundit ndoshta na ndihmon që të jemi të përgatitur për të.

Një nga arësyet që shqetësohemi është se na duket se, duke u shqetësuar, po bëjmë dicka në një kohë që nuk kemi alternativë tjetër. Ndjehemi mirë kur merakosemi për situata të caktuara sidomos kur nuk ndihmojmë dot në zgjidhjen e tyre. Por çfarë arrijmë me shqetësim? Ekspertët thonë se rreth 90 përqind e gjërave që na shqetësojnë nuk na ndodhin asnjëherë. Pra ne harxhojmë kot së koti energji të mëdha mendore e fizike.

Duke futur edhe veten time te ata që shqetësohen kot, e gjej tepër ngushëlluese atë që thuhet në Bibël për shqetësimin:

Në vend që të shqetësohesh, lutu. Shqetësimi na heq gjumin, na thith energjitë, na prish paqen shpirtërore. Po sikur të gjitha këto t'ja transferosh dikujt tjetër që është në gjëndje t'i menaxhojë ashtu si duhet? “Mos u shqetësoni për asgjë dhe për çdo gjë, me anë lutjesh, me falenderim, ia parashtroni kërkesat Zotit. Dhe paqja e Zotit, që tejkalon mendimin njerëzor, do të ruajë zemrat dhe mendjet tuaja në Jezu Krishtin” (Filipjanëve 4:6-7).

Le të shqetësohet Perëndia për ty. A ke provuar ndonjëherë që të ngresh diçka të rëndë dhe të del dikush vullnetar që ta ngrejë për ty? Pikërisht këtë na ofron Perëndia nëpërmjet përkushtimit ndaj Tij me gjithë qënien dhe shqetësimet tona. “Hidhe gjithë ankthin tënd mbi Të (Perëndinë) sepse Ai kujdeset për ty (1 Pjetrit 5:7).

Perëndia është i gatshëm ta marrë shqetësimin tënd. A të ka thënë kush ndonjëherë," Mos e prish gjakun se kujdesem unë për iks gjë"? Vetëm Perëndia ta thotë këtë. Ne shqetësohemi për gjërat që s'i kemi nën kontroll ose për gjëra që ndoshta nuk kanë për të ndodhur kurrë. Perëndia na thotë, "Qetësohu. Do kujdesem unë. Hiqe peshën e rëndë nga vetja." Jezusi tha, “Ejani te unë, të gjithë ju që jeni cfilitur dhe munduar dhe unë do t'ju jap prehje” (Mateu 11:28).

Robert J. Tamasy është nënpresident i Leaders Legacy, Inc., një organizatë jofitmiprurëse me qendër në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran i gazetarisë, ai ka shkruar Tufting Legacies (iUniverse); Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press); dhe është bashkëautor me David A. Stoddard për librin The Heart of Mentoring (NavPress). Për më shumë informacion, shiko www.leaderslegacy.com ose blogjet e tij, www.bobtamasy.blogspot.com and www.bobtamasy.wordpress.com.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për çdo informacion drejtohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim/Pyetje Diskutim

  1. Sikur ta vendosje veten në një "matës shqetësimi" me masën 10 (shqetësohem shumë) dhe me masën 1 (nuk para shqetësohem), ku do ta gjeje masën tënde?
  2. Çfarë të shqetëson më tepër? Si e përballon këtë shqetësim?
  3. A kje provuar të lutesh për gjërat që të shqetësojnë? A ke pasur ndonjë lehtësim?
  4. Ç'mendim ke për këshillën që t'ja leshë Perëndisë shqetësimet e tua? A mendon se është e vështirë që ta bësh këtë?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën, mund të shohësh edhe vargje të tjera që lidhen me këtë temë, si për shembull:

Psalme 23:1-6; Fjalë të Urta 3:5-6; Isaia 26:3, 41:10; Jeremia 29:11; Mateu 11:29-30

0 komente:

Post a Comment