headerphoto

GARA QUHET E FITUAR VETËM NË FINISH

MANNA E SË HËNËS
18 Shkurt, 2013

Nga Jim Mathis

Ca vjet më parë deshëm të ndërronim tapetet e shtëpisë. Pajtuam një kompani që na e rekomanduan dhe i paguam nje cmim te majmë për punën që do bëhej. Kur tapetet u shtruan e u mbërthyen, ime shoqe u bë keq sepse dhomat ngjanin shumë shëmtuar.

I thashë se cdo gjë do rregullohej më së miri. Mblodha shpej e shpejt gjithë mbeturinat, i futa tapetit një fshesë me korent dhe drejtova ca xokolatura. Madje në kutinë time u shtuan edhe nja dy vegla të tjera që ata i kishin harruar aty. Kur rivendosëm mobiljet, gjithçka dukej për bukuri.

Punëtorët e kishin bërë punën në përgjithësi, por nuk ishin kujdesur që ta mbaronin atë në detaj. Kuptohet që atë kompani nuk e thirrëm më dhe iu thamë gjithë miqve tanë që mos ta thërrisnin po të kishin nevoja për shtrim tapetesh.

Kohët e fundit pata një përvojë të hidhur edhe me një gomisteri. Gomat që vura atje për makinën time, u konsumuan shumë shpejt për shkak se nuk qenë balancuar mirë. U ankova dhe, pas diskutimesh të gjata, më në fund, pronari i gomisterisë pranoi që të më jepte goma të reja me një çmim fare të ulët.

Atyre iu dha mundësia që të mos e humbisnin një klient të ri, por kur mora makinën, pashë se disqet e aluminit ishin gërvishtur dhe qene gjithë njolla grasoje. M'u desh të harxhoja një gjysëm ore të mirë që t'i pastroja, por gërvishtjeve nuk kisha se ç'tu bëja. Pra gomat i kisha të reja, por mbeta krejt i pakënaqur nga shërbimi.

Po të bëjmë një krahasim me garat sportive, mund të themi se që të dyja këto kompani kishin mundësi që ta fitonin garën, por dështuan në vijën e finishit. Ata nuk u kujdesën për mua si klient, për time shoqe dhe as për pamjen e makinës sime. Dështuan.

Jam fotograf dhe kam përkushtim ndaj klientëve të mi duke bërë ç'është e e mundur që ata të mbeten jo vetëm të kënaqur, por edhe të mrekulluar. Përkushtimi ndaj cilësisë është i domosdoshëm në çdo punë që kryen.

Përkushtimi për të kryer punë me cilësi ka edhe vlera të mëdha praktike. Në shumë raste, e ardhmja e një binesi përcaktohet nga numri sa më i madh i klientëve të përhershëm. Një klient i kënaqur është reklama më e mirë që mund t'i bëhet kompanisë. Anasjelltas, klienti i pakënaqur mund ta shkatërrojë të ardhmen e kompanisë sepse ai përhap ngado lajmin për shërbimin jo cilësor që ajo kryen.

Por ka edhe një arësye tjetër, më të fortë, për të qenë i përkryer në punën që bën. Në Testamentin e Ri të Biblës thuhet: "Dhe çdo gjë që të bëni, me fjalë a me vepër, ta bëni në emër të Zotit Jezus duke falenderuar Perëndinë At nëpërmjet tij...dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit" (Kolosjanëve 3:17,23).

Secili nga ne është pajisur nga Perëndia me aftësi dhe talente unikale që i japin mundësi të bëjë sa më mirë atë që bën. Një nga mënyrat për të shprehur mirënjohjen tonë ndaj këtyre dhuratave të Perëndisë është përdorimi i tyre me efikasitet maksimal.

Jim Mathis është pronar i një studioje fotografike në Overland Park, Kansas, të specializuar për portrete zyrtare, tregtare dhe teatrale. Ai drejton një shkollë fotografie. Jim është autor i librit për fotografinë dixhitale me titull "Kamera të nivelit të lartë për njerëz të zakonshëm". Më parë ai ka pas qenë pronar i një kafeneje dhe drejtor ekzekutiv i CBMC në Kansas City, Kansas dhe Kansas City, Missouri.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për çdo pyetje a kërkesë ju lutemi drejtohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. A ke pasur përvoja të hidhura nga puna e ndonjë kompanie shërbimesh. Si je ndjerë dhe si ke reaguar?
  2. Cili është mendimi yt për njerëzit që bëjnë punë shkel e shko?
  3. A të ka ndodhur që të jesh i ndërgjegjshëm se një shërbim për klientin tënd nuk e ke bërë me cilësinë e duhur? Si u mundove ta riparoje këtë situatë
  4. Z. Mathis vë në dukje thënien e Biblës: "Dhe çdo gjë që të bëni, me fjalë a me vepër, ta bëni në emër të Zotit Jezus duke falenderuar Perëndinë At nëpërmjet tij." Çfarë mendon në lidhje me këtë thënie?

Ja edhe disa pasazhe të tjerë nga Bibla që lidhen me këtë temë:

Fjalë të Urta 11:1, 16:11, 12:24, 14:23, 18:9, 22:29, 27:18; Predikuesit 3:9-12; Kolosjanëve 3:24-25

0 komente:

Post a Comment