headerphoto

5 P-të QË DUHEN PATUR PARASYSH KUR MERR VENDIME NË FUSHËN ETIKO-MORALE

MANNA E SË HËNËS
4
Shkurt, 2013

Nga Rick Boxx

Jo shumë kohë më parë dëgjova shkrimtarin dhe oratorin Lee Strobel, i cili na dha një mesazh të shkëlqyer mbi ato që ai i quante "5 P-të që duhen respektuar për të marrë vendime të rëndësishme etiko-morale". Mendova se ia vlente që idetë e tij t'i paraqisja në këtë Manna.

P -ja e parë që ai përmendi ishte Purpose (Qëllimi). Kur të duhet të marrësh ndonje vendim të rëndësishëm, është e domosdoshme të kesh parasysh qëllimin që të shtyn. Nëse qëllimi yt është që të shtosh paranë, ka shumë mundësi që të marrësh një vendim të gabuar. Nëse qëllimi yt përputhet me parimet e Biblës, atëhere rezultati do të jetë krejt ndryshe.

1 Korintasve 10:31 na mëson: "Nëse hani, pini a bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë." Çdo gjë që besimtarët e Jezu Krishtit bëjnë, duhet të ketë si synim lavdërimin e Perëndisë. Kur ky synim shndërrohet në motiv për vendime etiko-morale, vendimmarrja në vendin e punës bëhet shumë më e lehtë.

P-ja e dytë e cituar nga Strobel ishte Prayer (Lutja). Ai nënvizoi rëndësinë e lutjes para marrjes së vendimeve të rëndësishme për te kërkuar urtësi dhe udhëheqje nga Perëndia. Sipas Strobel, ne duhet të lutemi që të marrim forcë për bindje morale dhe guxim për të bërë atë që duhet. Ndodh shpesh që ne e dimë se ç'duhet bërë, por na mungon guximi për ta bërë atë.

Jakobi 1:5 na mëson: "Nëqoftë se ndonjerit nga ju i mungon urtia, le ta kërkojë nga Perëndia që u jep të gjithëve pa kursim e pa qortuar, dhe atij do t'i jepet." Në rastin më të parë që do të ndodhesh para sfidës së një dileme etike, ndiq këshillën e Strobelit; lutu për urtësi nga Perëndia dhe ki besim se Ai do të ta japi atë. .

P-ja e tretë në listën e Strobelit ishte Principles (Parimet). Ai i bëri thirrje dëgjuesve që vendimmarrjen e tyre ta testonin duke e vënë përballë parimeve të Biblës. Strobeli tha se 50 përqind e vendimmarrjes në fushën etiko-morale bëhet mbi bazën e emocioneve, por emocione të tilla si frika, zilia ose inati, të çojnë në marrjen e vendimeve të gabuara. Është shumë produktive po të reflektosh për pak kohë duke iu referuar parimeve biblike para se të marrësh vendime

Psalmi 119:9 na mëson: "Si mundet një i ri ta mbajë të pastër rrugën e tij? Duke jetuar sipas fjalës tënde." Mos i lini emocionet t'ju zotërojnë para vendimeve etiko morale. Reflekto, lutu dhe kërko ndihmën e Fjalës së Zotit.

P-ja e katër e Strobelit ishte People (Njerëzit). Vendimet e vështira mos i merr kurrë vetëm. Përfshi në to njerëzit e urtë e të besuar që të rrethojnë dhe do të kesh shumë përfitim në zgjuarësinë dhe elasticitetin e vendimeve që merr. Prej vitesh kam udhëhequr një grup të vogël titullarësh të biznesit. Sëbashku zbuluam se si këshillimi gjithmonë çon në vendime të urta.

Fjala e Urtë 15:22 na mëson: "Planet dështojnë për mungesë këshillimi, por atje ku ka shumë këshilltarë ato kanë sukses." Shpesh pozicioni i liderit nënkupton izolimin, të qënit i vetmuar. Por nuk duhet të jetë kështu. Kur ke përpara vendime sfiduese, lejo që pjesë e tyre të bëhen edhe njerëz të tjerë.

P-ja e fundit ishte Popular Opinion (Opinioni publik). Në këtë rast Strobeli e trajtoi këtë parim krejt ndryshe. Ai rekomandoi që përpara se të marrësh një vendim të rëndësishëm, shiko se cili është mendimi i përgjithshëm dhe ji i gatshëm që të vendosesh në opozitë me të. Perëndia nuk do t'ja dijë se çfarë mendon shumica.

Te Isaia 55:9, Perëndia na mëson: "Ashtu si qiejtë janë më të larta se toka, ashtu edhe mënyra ime është më e lartë se mënyrat tuaja dhe mendimet e mia më të larta se tuajat." Vendimet në fushën etiko-morale të bazuara në mendimin e opinionit publik mund të jenë shkatërrimtare. Bëhu i guximshëm dhe, po të jetë nevoja ndiq rrugën e Zotit kundër opinionit të përgjithshëm, këshillonte Strobeli.

Copyright 2012, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me leje nga "Integrity Moments with Rick Boxx," një komentar mbi çështjet që kanë të bëjnë me integritetin e njeriut në punë sipas këndvështrimit të krishterë. Për të mësuar më shumë mbi Integrity Resource Center ose për t'u rregjistruar për të marrë artikujt ditorë të Rick-ut, Integrity Moments, vizitoni www.integrityresource.org. Libri i tij, Si të Përparosh në Biznes pa Sakrifikuar Integritetin, na jep një qasje biblike ndaj biznesit të moralshëm

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për çdo kërkesë a pyetje drejtohuni te: nbrownell@cbmcint.org

0 komente:

Post a Comment