headerphoto

PASIONI NË PUNË DHE NË JETË: TË DUASH ATË QË BËN

MANNA E SË HËNËS
28 Janar, 2013

Nga Jim Mathis

Dikur kam parë një poster me titull “Holstee Manifesto,” një sfidë kjo interesante e liderave të kompanisë Holstee, për të promovuar biznesin e individëve që jetojne në zonat me varfëri ekstreme nëpërmjet dizenjimit dhe prodhimit të mallrave të posaçme.

Mbase edhe ju e keni parë sloganin e tyre, por, që kur e pamë për herë të parë, unë dhe ime shoqe e bëmë tonin sepse shpreh qartë atë që ne kemi besuar gjithmonë.

Manifesti është pak i gjatë që ta përmendim të gjithin, por, që në fillim, ai ve në dukje rëndësinë që ka në jetë realizimi i pasioneve. Ja si thotë midis të tjerash:

“Kjo është jeta jote. Bëj atë që të pëlqen dhe bëje shpesh. Nëse diçka nuk të pëlqen, ndryshoje. Po s'të pëlqeu puna, lere. Në rast se nuk të del koha, mos shiko televizor. Nëse po kërkon dashurinë ideale dhe ajo nuk vjen, mos u merr me të...Jeta është e shkurtër. Jeto ëndrrën tënde dhe mos e mbyt pasionin".

Në rast se nuk e ke parë këtë manifest, atëhere do të të sugjeroja që ta kërkoje në Google dhe ta lexoje të gjithin. Me një mënyrë të thjeshtë ai shpjegon se si mund të shijohet jeta pa i komplikuar gjërat shumë. Manifesti nuk i referohet Perëndisë, por principet në të cilat ai bazohet, i gjejmë edhe në Bibël.

Në fakt, domethënia spirituale e Holstee Manifesto mund të ishte kështu: "Mos u mundo të zbulosh planet e Zotit për jetën tënde; gjej atë që të frymëzon të jetosh sepse Zoti do që njerëzit të jetojnë të kënaqur."

Këngëtari legjendar, Bob Dylan, ka thënë, "Po nuk u more me jetën, atëhere do merresh me vdekjen." Me fjalë të tjera, duhet të jetosh dhe jo vetëm të egzistosh.

Këtë kam zbuluar edhe unë me kalimin e viteve. Në rast se nuk mundesh të bësh gjërat që të pëlqejnë, ato gjëra që të mbushin me entusiazëm, që të japin energji dhe motivim, atëhere ti e kufizon veten. Jemi krijuar në mënyrë unike me talente dhe aftësira. Çështja është se si të bëjmë që fakti i të qenit unikë dhe njëkohësisht të ndryshëm nga njëri tjetri, të na ndihmojë jo vetëm për të plotësuar vetveten, por edhe për të kontribuar sa më shumë për botën që na rrethon. Ja disa këshilla të Biblës:

Gjithçka fillon nga Perëndia. Perëndia na ka krijuar secilin duke e pajisur me aftësi e talente që përcaktojnë se kush jemi dhe çfarë bëjmë. Por duke e njohur ATË, ne aftësohemi që ta njohim edhe më mirë veten tonë. “Ki besim te Zoti dhe bëj të mira; gjej kënaqësinë tënde dhe ai do t'i plotësojë dëshirat e zemrës sate” (Psalmeve37:3-4).

Pika e referimit duhet të jetë Perëndia. Një jetë e plotësuar ka të bëjë jo vetëm me atë që bëjmë, por edhe me mënyrën se si e bëjmë. Nuk ka motivim më të mirë për jetën se sa t'i shërbesh Perëndisë. “Dhe çdo gjë që bëni, me fjalë a me vepër, t'i bëni në emër të Zotit Jezus, duke e falenderuar Perëndinë At, nëpërmjet tij” (Kolosianëve 3:17).

Jim Mathis është pronar i një studioje fotografike në Overland Park, Kansas, të specializuar për portrete zyrtare, tregtare dhe teatrale. Ai drejton një shkollë fotografie. Jim është autor i librit për fotografinë dixhitale me titull "Kamera të nivelit të lartë për njerëz të zakonshëm". Më parë ai ka pas qenë pronar i një kafeneje dhe drejtor ekzekutiv i CBMC në Kansas City, Kansas dhe Kansas City, Missouri.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për çdo pyetje a kërkesë ju lutemi drejtohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. Ç'mendim ke për Holstee Manifesto, të paktën për pjesën e cituar në këtë “Manna”?
  2. A pajtohesh me mendimin e Bob Dylan-it, "Po nuk u more me jetën, atëhere do merresh me vdekjen." Si mund ta bësh jetën më të përkushtuar?
  3. Cilat janë pasionet e tua më të mëdha? A ke mundësi që t'i realizosh pasionet e tua? Pse ose pse jo?
  4. Në mbyllje të kësaj "Manna” thuhet se ne duhet të përfshijmë Perëndinë në procesin e plotësimit të jetë sonë. A pajtohesh me këtë?

Ja edhe referenca të tjera nga Bibla që lidhen me këtë temë:

Fjalë të Urta 22:29; Acts 17:28; 1 Korintasve 12:12-27; 2 Korintasve 5:14; Kolosianëve 3:23-24

0 komente:

Post a Comment