headerphoto

ZGJIDHJA E PROBLEMIT PA PËRPLASJE EKSTREME

MANNA E SË HËNËS
21 Janar, 2013

Nga Robert J. Tamasy

"Manna” e javës që shkoi trajtonte pasojat e egos së tepruar që na shtyn të kërkojmë gjëra pa fund. Kohët e fundit iu drejtova natyrës për ilustrimin e kësaj, nëpërmjet një shembulli që tregon virtytet e sjelljeve të ndryshme.

Ngjarja ka të bëjë me Ulrich Zwingli, një lider i Reformacionit Protestan në Zvicër në vitet 1500. Ai dhe Martin Luteri, katalizatori i Reformacionit, po grindeshin keqas dhe Zwingli nuk po ia dilte dot që t'i jepte fund konfliktit. Zgjidhjen e gjeti të nesërmen teksa po vështronte faqen e malit përballë.

Ai pa dy dhi që po i afroheshin ballë për ballë njëra tjetrës në një shteg të ngushtë. Njëra ngjitej e tjetra zbriste. Sapo u panë, ndaluan që të dyja dhe ulën kokat. Dukej sikur do t'i vërsuleshin njëra tjetrës. Por jo. Dhia që ngjitej, u ul ndenjur, kurse ajo që zbriste, shkeli mbi të e kaloi matanë. Të dyja e vazhduan rrugën për shtatë palë qejfe

Sikur dhitë të përplasnin kokat me njëra tjetrën, patjetër që njëra do fitonte, por përfundimi mund të ishte i keq edhe për të dyja. Kështu njëra iu përul tjetrës dhe, pas kësaj përuljeje, vazhdoi ngjitjen më lart.

A nuk ndodhemi shpesh para skenave ku njerëzit e biznesit, të fiksuar keqas pas qëllimeve e objektivave të tyre, nuk i hapin rrugë njeri tjetrit? Preferojnë të përplasin kokat duke sjellë pasoja nganjëherë edhe të përgjakshme.

Por mendoni pak për mësimin që Zwingli nxorri nga dhitë. Njëra prej tyre i bëri pak lëshim tjetrës duke e çuar rezultatin në përfitim për të dyja. A nuk mund të merret kjo si shembull për zgjidhjen e konflikteve në punë? Ky parim gjen mbështetje të plotë në Bibël. Ja çfarë na thotë ajo:

Ulu më poshtë që pastaj të ngjitesh më lart. Vullneti për t'i hapur rrugë tjetrit nuk duhet të qëndrojë i njënashëm. Nga hapja rrugë duhet të përfitojnë dy palë dhe të dyja duhet ta kenë njësoj këtë vullnet. Ashtu sikundër një nëndetëse zhytet nën ujë, ashtu edhe njëra palë duhet të ulet poshtë tjetrës me vullnet të plotë dhe me synim zgjidhjen e konfliktit. “Nënështrojuni njëri tjetrit për nderim të Krishtit” (Efesianëve 5:21).

Shefat dhe vartësit duhet t'i bëjnë lëshime njëri tjetrit. Modeli i zakonshëm i biznesit sygjeron që shefat duhet të ushtrojnë autoritet ndaj vartësve, por modeli më i mirë i shefit është i atij që në zemër ka interesat e vartësve të tij. “Ju shërbëtorë (punonjës), bindjuni zotërinjve tuaj me drojtje dhe me bindje dhe me sinqeritet të zemrës ashtu sikundër do t'i bindeshit Krishtit...Dhe ju zotërinj (shefa) trajtojini shërbëtorët tuaj në të njëjtën mënyrë. Mos i kërcënoni ata sepse ju e dini që Zoti i juaj dhe i tyre bashkë është në qiell…” (Efesianëve 6:5-9).

Mbaj një qëndrim përulës ndaj kolegëve dhe ndaj Perëndisë. Përulësia ndaj kolegëve sjell mbështetjen e tyre ndaj teje.”Ju të rinj nënështrojuni pleqve...vishuni me përulje ndaj njëri tjetrit dhe nënështrojuni pastaj Zotit” (1 Pjetrit 5:5-6). “Zoti u kundërvihet mëndjemëdhenjve, por u jep hir të përulurve” (Jakobit 4:6-7).

Robert J. Tamasy është nënpresident i Leaders Legacy, Inc., një organizatë jofitmiprurëse me qendër në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran i gazetarisë, ai ka shkruar Tufting Legacies (iUniverse); Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press); dhe është bashkëautor me David A. Stoddard për librin The Heart of Mentoring (NavPress). Për më shumë informacion, shiko www.leaderslegacy.com ose blogjet e tij, www.bobtamasy.blogspot.com and www.bobtamasy.wordpress.com.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për çdo informacion drejtohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim/Pyetje Diskutim

  1. Cili është gjykimi yt mbi historinë e dy dhive në faqen e malit?
  2. A të ka ndodhur në punë një situatë e ngjashme me atë të dy dhive? Mundohu ta shpjegosh?
  3. Kur dëgjon fjalë të tilla si “nënështrim” or “përulje para të tjerëve,” çfarë mendimesh të vijnë në mend? A është e vështirë të bëhesh "nëndetëse" ndaj të tjerëve? Pse ose pse jo?
  4. Cili nga parimet e Biblës të duket më domethënës për ty personalisht?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën dhe dëshiron të shikosh edhe pasazhe të tjerë të lidhur me këtë temë, referoju si më poshtë:

Fjalë të Urta 11:2, 15:33, 16:18, 18:12, 22:4; 1 Korintasve 16:15-16; 1 Pjetrit 2:18-20

0 komente:

Post a Comment