headerphoto

MOS TË KA KAPUR ‘VIRUSI VERDI’?

MANNA E SW HWNWS
14 Janar, 2013

Nga Robert D. Foster

Në jetën e kompozitorit italian Xhuzepe Verdi, është një episod kur, një mbrëmje, ai dha një koncert recital pianistik në teatrin La Skala të Milanos. Mbas përfundimit, publiku kërkoi edhe një pjesë shtesë, jashtë programit. Verdi, i etur për të korrur duartrokitje, zgjodhi një pjesë dinamike dhe të fuqishme për të cilën ai e dinte që më parë se do ta ngrinte peshë publikun, ashtu siç dinte edhe faktin se, në thelb, kjo lloj muzike nuk ishte e ndonjë niveli të lartë nga pikëpamja artistike.

Kur mbaroi, publiku vazhdonte të qëndronte në këmbë duke duartrokitur me të madhe. Verdi po u kënaqej këtyre duartrokitjeve deri në momentin që i zuri syri mes publikut mentorin e tij shpirtëror, i cili e dinte shumë mirë se cfarë kishte luajtur Verdi. Mentori as ishte ngritur më këmbë si pjesa tjetër e publikut dhe as duartrokiste. Fytyra e tij shprehte një zhgënjim të thellë. Verdit iu bë sikur dëgjoi fjalët e tij që i thoshin: " Verdi, Verdi, si munde ta bësh këtë gjë?"

Këtë dëshirë për të pasur turmën nën komandë dhe për t'u duatrokitur pambarimisht mund ta quajmë "Virusi Verdi". Filozofi gjerman, Fridrih Niçe, e ka përshkruar kështu: "Kudo që ngjitem më shoqëron një qen që quhet Ego". Egua fryhet kur e ledhatojnë. Vdes për "sukses" dhe asnjëherë nuk ngopet me të.

Ky problem haset rëndom edhe në botën profesionale dhe atë të biznesit që duken kaq të sofistikuara dhe moderne. Aty shohim zonja dhe zotërinj që "vdesin" për lavdi dhe për të imponuar me cdo kusht vullnetin e tyre. Thuajse përditë dëgjojmë e lexojmë për lidera biznesi që bien pre e egove të tyre të çfrenuara.

Por këto nuk janë fenomene të reja. Egocentrizmi është po aq i vjetër sa edhe Bibla. Ja disa shembuj prej saj:
Dëshira për t'u dukur. Te 3 Gjoni 9-11 përshkruhet Diotrefi “i cili do qe të jetë gjithmonë i pari,” ose siç thuhet në një variant tjetër përkthimi të Biblës, ai ishte "ambicioz për vendin e të dalluarit më të parë." Ambicia për prestigj dhe kontroll mbi njerëzit shpesh sjell edhe adhurimin prej tyre (pavarësisht nëse e meriton atë), por shkakton edhe frikë te ata.
Këmbëngulja për t'i bërë gjërat doemos sipas mendimit dhe shijes tonë. Në Testamentin e Vjetër, Numrat 22-24, lexojmë për Balaam-in, i cili ishte i vetmi profet i Zotit të vërtetë midis filistinëve. Ai i bindej Zotit deri në një farë mase, por zemrën e kishte te Balak-u i cili u kundërvihej izraelitëve. Edhe Balaam-i kishte dëshirë që t'i bindej Zotit, por më në fund u dorëzua para tundimit të arit. Ai e kishte mendjen plot dritë shpirtërore, por zemrën e kishte të errët. Shpesh Zoti na lejon të bëjmë gjëra për të cilat këmbëngulim që t'i bëjmë edhe kur ato janë të gabuara. Ne duam t'i bëjmë ato patjetër, madje insistojmë fort e më fort që t'i bëjmë. Ka rast që edhe i lutemi Zotit për to: "Zot, pse mos ta kem unë këtë apo atë?"
Mosbesim ndaj të vërtetës dhe urtësisë. Te 2 Kronikat 10-12 gjejmë historinë e Rehoboam-it, birit bukëshkalë të Mbretit Solomon. Rehoboam-i shfrytëzonte autoritetin që trashëgoi nga e familja, që ta trajtonte popullin sipas tekave të tij. Megjithatë, duke mos pasur zgjuarësinë politike dhe duke mos kuptuar thelbin e besimit të të atit te Zoti, Rehoboam-i vdiq i marrë dhe i vetkënaqur në moshën 58 vjeçare. "Dhe ai bëri të këqia sepse ai asnjëherë nuk vendosi që ta kënaqte me të vërtetë Zotin" (2 Kronikat 12:14).

Si mund t'i kalojmë me sukses hendeqet që na vënë përpara mëndjemadhësia dhe egoizmi. Lexoni 1 Pjetrit 5:5-6: “…Të gjithë ju mvishuni me përulësi para njëri tjetrit, sepse Zoti iu kundërvihet mëndjemëdhenjve, por u jep hir të përvuajturve. Përuleni vetveten pra, nën dorën e fuqishme të Zotit që ai t'ju ngrejë lart kur të vijë koha.”

Robert D. Foster është themeluesi i Lost Valley Ranch pranë Colorado Springs, Colorado, U.S.A. Është biznesmen dhe autor prej me se 50 vjetësh i meditimeve te perjavshme mbi biznesin. Aktualisht banon në Kaliforni.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për gjithçka drejtohuni te: www.cbmcint.org

Reflektime/Diskutim Pyetje

  1. A të kujtohet ndonjë rast kur ke bërë çka qenë e mundur për të tërhequr vëmëndjen e të tjerëve?
  2. Cilat janë efektet negative te njerëzit që tregohen egoistë në punë?
  3. A është gjithmonë negative të luftosh për të kënaqur egon tënde?
  4. Alternativa për mendjemadhësinë dhe egoizmin sipas 1 Pjetrit 5:5-6, janë përulësia dhe vullneti për t'iu nënështruar Zotit. Sa e vështirë ose e lehtë është kjo gjë?

SHËNIM: Ja edhe disa pasazhe të tjerë nga Bibla që lidhen me këtë temë:

Fjalë të Urta 11:2, 15:33, 16:5, 16:18-19, 18:12, 21:24, 22:4; Filipjanëve 2:3-4; Jakobi 4:10

0 komente:

Post a Comment