headerphoto

NJË PËRCAKTIM I RI I VETES PËR NJË VIT TË RI - BËHU MË I VËRTETË

MANNA E SË HËNËS
31 Dhjetor, 2012

Nga Robert J. Tamasy

Përparimet në fushat e komunikimit kanë qenë të mrekullueshme. Sot mund te kontaktojmë miqtë e shokët nëpërmjet mediave sociale. Mund të komunikojmë me shpejtësi maksimale nëpërmjet e-mail-eve dhe formave te tjera elektronike të dërgimit të teksteve. Në saje të e-mailit p.sh., Manna e së Hënës u shkon njerëzve në më se 20 gjuhë të botës.

Interneti na ka krijuar mundësinë e blogjeve, nëpërmjet të cilëve mund të shkëmbejmë mendime me këdo që është i interesuar. Skype është është një mënyrë tjetër për t'u gjendur ballë për ballë me njëri tjetrin megjithëse mund të jemi mijra kilometra larg. Në një website si Youtube mund të hedhim video për qëllime të ndryshme. Kur telefonojmë dhe nuk na përgjigjet abonenti, mund të lemë një mesazh zanor etj.

Kush e di se cilat do të jenë shpikjet e mëtejshme në fushën e komunikimit? Ato janë tepër praktike dhe të dobishme, por iu mungon një dimension i rëndësishëm: ndjesia e prekjes. Një slogan i vjetër reklame thoshte: "kontaktoje dhe preke dikë". Në fakt ka pak ndjesi "prekjeje" në të gjithë gamën e gjerë të komunikimit të sotëm elektronik.

Studjuesit kanë arritur në përfundimin se vetëm 7 përqind e komunikimit është verbal, gjë që do të thotë se 93 përqind e tij është jo-verbal, pra nuk ka kontakt me sy, me gjeste dhe me shprehje të fytyrës. Kur dërgojmë një tekst me e-mail, këtij mesazh i mungon diçka. Por jo vetëm kaq. Një prekje e lehtë, një buzëqeshje miqësore ose një shkelje e syrit mbeten absolutisht të pamundura. Në këtë botë që po bëhet gjithnjë e më shumë e ftohtë nga pikëpamja e marrëdhënieve njerëzore, mënyra jo-verbale na ndihmon që të pohojmë se "Ti je dikush. Unë jam në dijeni që ti egziston dhe se ti je i rëndësishëm."

Kështu, teksa presim një vit të ri, ndoshta një përcaktim i ri i vetvetes mund të na ndihmojë që të bëhemi më realë - më pak artificialë; që të mendojmë për t'iu ndodhur pranë njerëzve të tjerë pavarësisht se mund të jemi tepër të zënë me punët tona. Ja ç'na mëson Bibla për këtë:

Vlera e pranisë në vetë të parë. Kur ndodhemi para të tjerëve, ne nuk komunikojmë vetëm me fjalë, por e theksojmë mesazhin tonë edhe me shembullin personal. Jezusi e kuptoi këtë parim. Bibla thotë. "Ai caktoi 12 (apostuj) që të rrinin me të dhe që mund t'i dërgonte të predikojnë” (Marku 3:14).

Frymëzimi nga të qenit sëbashku. Kur jemi sëbashku, me në mendje një mision të përbashkët, ne mund ta frymëzojmë e ta inkurajojmë njeri tjetrin: “Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin për tu nxitur për dashuri dhe vepra të mira pa hequr dorë nga të mbledhurit sëbashku, sikurse e kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin...” (Hebrenjve 10:24-25).

Mesimi që del nga bashkëveprimi. Duke harxhuar kohë me njeri tjetrin, duke rrahur shpatullat, ne mund të ndajmë sëbashku mendime dhe emocione dhe të ndihmojmë njeri tjetrin. “Ashtu si hekuri mpreh hekurin, ashtu një njeri mpreh tjetrin” (Fjalë të Urta 27:17).

Shijoje dobinë e komunikimit elektronik, por mos harro se ky komunikim nuk e zëvëndëson vlerën e të qenit ballë për ballë me njerëzit.

Robert J. Tamasy është nënpresident i Leaders Legacy, Inc., një organizatë jofitmiprurëse me qendër në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran i gazetarisë, ai ka shkruar Tufting Legacies (iUniverse); Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press); dhe është bashkëautor me David A. Stoddard për librin The Heart of Mentoring (NavPress). Për më shumë informacion, shiko www.leaderslegacy.com ose blogjet e tij, www.bobtamasy.blogspot.com and www.bobtamasy.wordpress.com.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për çdo informacion drejtohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim/Pyetje Diskutim

  1. Cili nga zbulimet e reja në fushën e komunikimit është më i rëndësishëm për ju? Pse?
  2. Çfarë mendon për pasojën negative të komunikimit elektronik të mungesës së "prekshmërisë"?
  3. Si do veproje për të futur më shumë ngrohtësi në komunikim në vendin ku punon. A mendon se kjo është e rëndësishme?
  4. Cili nga parimet biblike në lidhje me komunikimin dhe bashkëveprimin të duket më me vlerë?

SHËNIM: Në rast se e ke Biblën dhe do deshe të lexoje pasazhe të tjerë të lidhur me këtë temë, shiko si më poshtë vijon:

Fjalë të Urta 16:24; Predikuesit 4:9-12; Isaia 43:4; Veprat 13:2-3, 42-48; Filipjanëve 4:9; 2 Timoteut 2:2

0 komente:

Post a Comment