headerphoto

TË NDRYSHOJMË FOKUSIN MBI KRISHTLINDJEN

MANNA E SË HËNËS
24 Dhjetor, 2012

Nga Jim Mathis

Duke qenë besimtar i Jezu Krishtit e festoj ditëlindjen e Tij më datën 25 Dhjetor ashtu sikundër bëjnë miliarda të krishterë në të gjithë botën. Askush nuk e di saktësisht se kur lindi Jezusi, por 25 Dhjetori ËSHTË SHËNUAR si dita më e përshtatëshme për të festuar ditëlindjen e Tij.

Bibla na tregon se njerëzit e ditur - magët - udhëtuan shumë gjatë për t'i sjellë dhurata fëmijës së porsalindur që do të bëhej Shpëtimtari i botës. Prej kësaj, tashmë është bërë traditë që njerëzit i bëjnë dhurata njeri tjetrit si ritual i festimeve të Krishtlindjes.

Dhënia dhe marrja e dhuratave është një nga gjuhët për të shprehur dashuri, një mënyre e këndëshme për t'u treguar njerëzve se kujdesesh për ta dhe kërkon të mbash lidhje emocionale. Të mendosh për nje njeri dhe të harxhosh kohën për t'i zgjedhur si dhuratë diçka që do ta bëjë të lumtur është pjesë e rëndësishme e çdo marrëdhënieje.

Por duket se shpesh herë kalojmë në ekstrem kur ka ende shumë njerëz që e harrojnë Jezusin dhe i konsumojnë energjitë e tyre thjesh në harxhimin e sa më shumë parave pa asnjë kuptim. Kjo është një nga arësyet që mua më pëlqen të marr pjesë në ato që quhen "festat e elefantit të bardhë".

Koncepti i "elefantit të bardhë" e ka origjininën nga tradita e dhënies së një dhurate një armiku, i cili nuk mund të nxirrte ndonjë përfitim prej saj, por do t'i duhej të harxhonte edhe më shumë për ta mirëmbajtur dhuratën. Dhurata e tipit elfant i bardhë zakonisht është diçka që s'i hyn në punë askujt, por që të ve në siklet. Ndonëse ky koncept ka pasur qëllim të keq, versioni modern i tij merret si një lojë dashamirëse që shkakton gallatë të madhe.

Disa vjet më parë ime shoqe hoqi dorë nga 75 përqind e pasurive tona, lëvizi nga një shtëpi me katër dhoma gjumi në një aprtament me dy dhoma të tilla dhe u zotua që të bënte një jetë më të thjeshtë mbi këtë tokë. Me këtë këndvështrim ne arritëm në përfundimin se shumica e dhuratave duhej të ishin të tipit "elefant i bardhë" sepse është më vështirë të shesësh diçka ose ta falësh se sa ta blesh atë diçka.

Ndoshta ka ardhur koha që të ndryshojmë fokusin tonë me rastin e Krishtlindjes duke u përqëndruar te parimet që na ka lënë trashëgim Jezusi. Ai na ka mësuar shumë gjëra, por mesazhi i tij qëndror është dashuria dhe falja. Jezusi ka theksuar se çdokush mund t'i dojë miqtë e tij, por sprova e vërtetë bëhet kur je në gjëndje që të duash armiqtë dhe të falësh ata që të urrejnë.

Më duket një kombinim shumë i bukur fakti që Krishtlindja është pranë Vitit të Ri! S'ka mënyrë më të mirë për të filluar një vit të ri kalendarik se sa duke ndjekur mësimet e Jezusit, duke falur ata që na kanë bërë keq dhe duke çtensionuar marrëdhëniet e acaruara që mund të jenë bërë të tilla një vit më parë.

Më lejoni t'ju sugjeroj diçka teksa festojmë Krishlindjen dhe përgatitemi të lemë pas vitin 2012: Vitin tjetër të Shpenzojmë më pak, të Duam më Shumë, të Falim Këdo dhe t'u Shërbejmë të Tjerëve.

Në rast se i bëni me përkushtim këto gjëra, besoj se do arrini rezultate të atilla të mira të cilat nuk keni mundur t'i imagjinoni ndonjëherë. Mbani parasysh: “Sepse Zoti e deshte botën aq shumë sa dha birin e tij të vetëm në mënyrë që kushdo që beson në Të, kurrë mos të humbasë por të ketë jetë të përjetshme. Sepse Zoti nuk e dergoi Birin e Tij për ta dënuar botën, por për ta shpëtuar atë nëpërmjet Tij” (Gjoni 3:16-17).

Jim Mathis është pronar i një studioje fotografike në Overland Park, Kansas, të specializuar për portrete zyrtare, tregtare dhe teatrale. Ai drejton një shkollë fotografie. Jim është autor i librit për fotografinë dixhitale me titull "Kamera të nivelit të lartë për njerëz të zakonshëm". Më parë ai ka pas qenë pronar i një kafeneje dhe drejtor ekzekutiv i CBMC në Kansas City, Kansas dhe Kansas City, Missouri.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për çdo pyetje a kërkesë ju lutemi drejtohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. Si e festoni Krishtlindjen në familje? Sa rëndësi i kushtoni shkëmbimit të dhuratave?
  2. A mendon se dhuratave iu kushtohet rëndësi e tepërt gjatë Krishlindjes dhe se nuk egziston përqëndrimi i duhur te festimi i lindjes së Jezu Krishtit?
  3. A e njihni praktikën e dhuratave "elefant i bardhë"? Zoti Mathis thekson se shumë nga gjërat që zotërojmë janë elfantë të bardhë për shkak se nuk janë të domosdoshme për jetesën e përditëshme dhe nganjëherë na shkaktojnë më shume telashe se sa dobi. A pajtohesh me këtë? Pse, ose pse jo?
  4. Çfarë duhet të bësh që Jezusi, lindja e të cilit festohet çdo Krishlindje, të jetë figura më qendrore në festimet e tua të kësaj dite?

Më poshtë jepen disa vargje nga Bibla të cilat kanë lidhje me këtë temë:

Isaia 9:6-7; Mika 5:2-5; Romakëve 5:15-17, 6:23; 2 Korintasve 9:12-15; Jakobit 1:17

0 komente:

Post a Comment