headerphoto

TË GJESH NDIHMË NË KOHË TË VËSHTIRA

MANNA E SË HËNËS
10 Dhjetor, 2012

Nga: Robert D. Foster

Në kauboj i moshuar kishte kaluar vite të tëra duke punuar në fermën e tij, në një zonë ku stuhitë e ftohta, me shira të akullt dhe dëborë të trashë, bënin vazhdimisht kërdinë mbi lopët. Temperatura binte shpesh nën zero dhe atëhere ndodhte që lopët e zakonshme, qe endeshin të vetmuara, ngordhnin në masë pranë gardhit që i rrethonte.

Por lopët e racës Hereford ndiqnin një taktikë tjetër. Kur fillonte stuhia me dëborë ato mblidheshin të gjitha sëbashku duke i mbajtur kokat ulur përballë vrullit të erës së së ftohtë. Ato i rezistonin stuhive duke dhënë kështu edhe një mësim të vlefshëm: Erës duhet t'i tregosh gjoksin!

Duhet t'i kuptojmë thelbin stuhive e fatkeqësive që na parplasen në fytyrë. Mbaj mend kohëra shumë të vështira nga jeta ime kur shpesh isha gati të dorëzohesha e të mundja ta fshihja kokën diku me dëshpërim. Miku im i mirë, shkrimtari Jerry Bridges (Xherri Brixhs), më ofroi zgjidhje të përshtatshme për situata të tilla në librin e tij "Të Besosh te Perëndia kur Jeta Vjen Ters" dhe sidomos në kapitullin me titull "Të Forcohesh Nëpërmjet Fatkeqësive". Mësova përmendësh edhe Psalmin 46:1, “Perëndia është streha dhe forca jonë dhe ndihma e gjithëpranishme në fatkeqësi."

Shkrimtari dhe oratori Napoleon Hill ka thënë, "Çdo fatkeqësi, çdo dështim, çdo vuajtje shpirtërore mban brenda farën pjellore të së kundërtës së saj. Për çfarë fare bëhet fjalë? Në Testamentin e Vjetër të Biblës gjejmë shumë shembuj për këtë:

* Abrahami, në librin e Zanafillës. Ai kaloi vite të tëra duke mësuar se si të ishte i bindur, kujt t'i bindej dhe kur të bindej. Në rrugë e sipër Abrahami ndeshi në shmangie, grindje dhe zhgënjime, por Perëndia ia shpërbleu atij besimin dhe bindjen edhe përballë fatkeqësive dhe pasigurive.

* Jobi, në librin që mban emrin e tij. Ai kishte jetuar vite të tëra begatie, lumturie dhe suksesi. Pastaj ndodhi që çatia e fatit i ra mbi kokë, muret iu shembën dhe ai u shndërrua në një njeri të dështuar - humbi familjen, pasurinë dhe shëndetin. Natyrisht që do ankohej dhe ankimi i tij ishte me këto fjalë: "Perëndia më thyen me furtunë dhe i shumëfishon plagët e mia pa shkak" (Jobi 9:17). Më pas ai zbuloi vlerën e të priturit, pavarësisht se pritja mund të zgjaste me javë e muaj të tërë. Ai zbuloi vlerën e të duruarit kur je në fatkeqësi. Arriti deri aty sa të pohonte: "Megjithëse më vret, unë do besoj te Ai." Jobi zbuloi se, edhe kur një premtim nuk po realizohet, ti duhet të vazhdosh besosh te Ai që të ka premtuar.

* Jozefi, gjithashtu te libri i Zanafillës. Jeta e tij kishte qenë me ulje-ngritje të vazhdueshme. Nga bir i preferuar i familjes së tij, drejt e në një gropë; nga pozicioni prej njeriu të shquar, drejt e në burg; nga vatha e bagëtive në apartament luksoz; nga hallexhi në kryeministër. Ishte ai që iu tha vëllezërve të tij tradhëtarë: "Ju kurdisët të këqia kundër meje por Perëndia i shndërroi ato për mirë" (Zanafilla 50: 20).
Bibla na mëson atë që e quajmë “Ligji i riprodhimit”: " Dëgjoni e mbani vesh: Përderisa një kokërr gruri nuk varroset në tokë si e vdekur, ajo nuk është asgjë më shumë se një kokërr gruri. Por kur varroset, ajo shpërthen dhe e riprodhon veten shumë herë.” (Gjoni 12:24). Nganjëherë vdekja shfaqet si lajmëtare e një jete më të begatë.

Kur të ndesheni me vështirësi në jetë, gjë që ndodh patjetër, kujtojeni dhe kapuni pas kësaj të vërtete: “Perëndia është streha dhe forca jonë dhe ndihma e gjithëpranishme në fatkeqësi." (Psalmi 46:1).

Robert D. Foster është themeluesi i fermës së gjedhëve Lost Valley Ranch pranë Colorado Springs, Colorado, U.S.A. Ai është biznesmen dhe prej 50 vjetësh autor i temave të përjavshme të meditimeve mbi biznesin. Jeton në Kaliforni.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për çdo gjë që mund të keni adresohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim/Pyetje Diskutim

  1. Si vepron zakonisht kur ndodhesh para vështirësish të ndryshme?
  2. Çfarë mendon për shembullin që përftojmë nga gjedhët e tipit Hereford. Si mund ta zbatojmë atë në punë?
  3. Jep mendime mbi përvojat e Abrahamit, Jobit dhe Jozefit. A mendon se shembujt e tyre kanë vlerë edhe në botën e sotme të biznesit, plot turbullira e pasigurira? Pse ose pse jo?
  4. Zoti Foster ripërsërit thënien, Perëndia është streha dhe forca jonë dhe ndihma e gjithëpranishme në fatkeqësi." Nëse e beson këtë thënie, mundohu ta shpjegosh arësyen.

SHËNIM: Ja edhe disa pasazhe të tjerë të Biblës mbi këtë temë:

Fjalë të Urta 2:7-8, 17:22, 18:14, 24:10; Romakëve 5:1-5; 2 Korintasve 12:7-10; Jakobi 1:2-8

0 komente:

Post a Comment