headerphoto

I ASHPËR E GRINDAVEC…APO I RESPEKTUESHËM?

MANNA E SË HËNËS
3 Dhjetor, 2012

Nga Rick Boxx

Në kohën e sotme duket se ka plasur një epidemi ashpërsie dhe mungese edukate në punë. E megjithatë, shfaqje të kësaj natyre nuk dënohen nga opinioni zyrtar, madje, shpesh herë ato shpërblehen më së miri!

Sipa një studimi të botuar në gazetën prestigjioze Wall Street Journal, punëdhënësit i paguajnë më mirë punonjësit e ashpër dhe agresivë. Studimi ve në dukje se punonjësit e këtij tipi fitojnë mesatarisht 18 përqind më shumë se sa kolegët e tyre të urtë. Mbi ta investohet më shumë në trajnime, në rroga e në shpërblime, a thua se pritet që gjithnjë e më shumë ata të bërtasin e të ulërasin nëpër mbledhje të ndryshme që organizohen nëpër qendrat e tyre të punës.

Sikur kjo të mos mjaftonte, disa drejtues të lartë biznesesh ia lejojnë vetes që të tërhiqen para punonjësve me karakter agresiv. Po cila është kostua e këtij veprimi? Sipas një studimi tjetër, punonjësit grindavecë janë një dëm i madh për qendrën e tyre të punës. Grindjet në punë çojnë në ndërrime të vazhdueshme të personelit sepse ka shumë punonjës që nuk jetojnë dot me konflikte të vazhdueshme dhe largohen. Të tjerë humbasin respektin për shefat e tyre që nuk janë në gjëndje t'u venë fré punonjësve grindavecë.

"Mos i kafsho duart që të ushqejnë", thotë një proverb i vjetër, i cili ja vlen të përsëritet. Punonjësit duhet të ndjerë të privilegjuar që punojnë në kompani dhe nuk duhet të tolerohen ata që shkatojnë konflikte të panevojshme në punë.

Nëse je punëdhënës, ki parasysh se të del më mirë të punësosh njerëz të urtë e të ndërgjegjshëm. PunËdhënësi nuk duhet te bien pré e presioneve te disa punonjesve qe, meqenëse duket sikur japin shumë për kompaninë, kërcënojnë rëndë harmoninë brenda kolektivit. Të bësh lëshime para punonjësve që nuk tregojnë respekt për kolegët e tyre është krejtësisht jo produktive.

Prandaj, kur merren në punë punonjës të rinj ose kur bëhen vlerësime periodike për punonjësit në përgjithësi, ka shumë rëndësi të theksohet nevoja për respekt reciprok dhe solidaritet. Një shef i mençur lavdëron në radhë të parë ata punonjës që respektojnë kolegët dhe që demonstrojnë përulësi në marrëdhëniet me njeri tjetrin. Ja disa parime që na i thekson apostulli Pjetër në Testamentin e Ri të Biblës:

Respekti duhet të jetë i pranishëm në çdo çast. Duhet të jetë praktikë e zakonshme respekti dhe mirëkuptimi me punonjësit, pavarësisht nga shkalla e tyre hierarkike dhe rezultatet në punë."Trego respektin e duhur për këdo: Duaje vëllazërinë e besimtarëve, frikësoju Zotit, ndero mbretin" (1 Pjetri 2:17).

Respekti për autoritetin nuk duhet të jetë i diskutueshëm. Disa njerëz thonë:"Do respektoj vetëm ata që fitojnë respektin tim." Megjithatë, sipas Biblës, tjetri duhet të respektohet pavarësisht pozicionit që ka dhe punës që bën. "Shërbëtorë, nënështrojuni me respekt zotërinjve tuaj, jo vetëm atyre që janë të mirë e të drejtë, por edhe atyre që janë të padrejtë. Sepse është e lavdërueshme nëse dikush, për ndërgjegjësim ndaj Perëndisë, duron shtrëngime duke vuajtur padrejtësisht" (1 Pjetrit 2:18-19). Fjala "shërbëtorë" mund të tingëllojë si jashtë kohe në shekullin e 21-të, por Pjetri u referohej pikërisht marrëdhënieve punëdhënës-punëmarrës.

Copyright 2012, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me leje nga "Integrity Moments with Rick Boxx," një komentar mbi çështjet që kanë të bëjnë me integritetin e njeriut në punë sipas këndvështrimit të krishterë.

Për të mësuar më shumë mbi Integrity Resource Center ose për t'u rregjistruar për të marrë artikujt ditorë të Rick-ut, Integrity Moments, vizitoni ëëë.integrityresource.org. Libri i tij, Si të Përparosh në Biznes pa Sakrifikuar Integritetin, na jep një qasje biblike ndaj biznesit të moralshëm

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për çdo kërkesë a pyetje drejtohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim/Pyetje Diskutim

  1. A ke parë personalisht sjellje të pahijshme atje ku punon? Nëse po, përshkruaje këtë sjellje dhe mënyrën se si reaguan shefat ndaj saj.
  2. A pajtohesh me mendimin se sjellja agresive në punë po njeh rritje? Cilët janë faktorët që e shkaktojnë këtë?
  3. Kur sheh se sjellja agresive nuk ndëshkohet, a mendon se edhe ti duhet të sillesh në atë mënyrë? Pse ose pse jo?
  4. Një nga pasazhet e Biblës iu thotë shërbëtorëve (punonjësve) që t'i nënështrohen autoritetit edhe kur ky i fundit vepron në mënyrë të padrejtë. Cili është mendimi yt?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën dhe dëshiron të lexosh më shumë për këtë temë, mund të referohesh si më poshtë:

Fjalë të Urta 20:2, 21:1; Mateu 6:24; Efesianëve 6:5-9; Filipjanëve 2:3-4, 1 Pjetrit 3:15-16, 5:5-6

0 komente:

Post a Comment