headerphoto

KARAKTERI APO REPUTACIONI (Nami)? ZGJIDHE VETË

MANNA E SË HËNËS
26 Nëntor, 2012

Nga Robert J. Tamasy

Kur të nevojitet të zgjedhësh një avokat ose nje furnitor etj. për firmën tënde, mbi ç'bazë e bën përzgjedhjen? Të kërkosh në librat e telefonave nuk mjafton sepse informacioni aty është i pakët. Mund të konsultohesh edhe me shokë e miq për ndonjë rekomandim ose të marrësh mendim te zyra Better Business Bureau për karakteristikat e kandidatëve të mundshëm.

Shpesh, kur punësojmë njerëz, ndjekim pak ashumë të njëjtën strategji: pyesim punëdhënësit e mëparshëm ose kolegë të të punësuarit. Për çfarëdo nevoje që kontaktojmë njerëz, interesohemi në rradhë të parë se çfarë nami (reputacioni) kanë ata në punën e tyre. .

Por a është gjithmonë reputacioni tregues i saktë? Kemi dëgjuar vazhdimisht për biznesmenë e zyrtarë me nam të madh si njerëz të suksesshëm, të cilët pastaj kanë rënë kokëposhtë në karierë si rezultat i skandaleve morale dhe etike në të cilat janë përfshirë. Pse ndodh kjo?

Kohët e fundit dikush bëri një përcaktim interesant. Ai tha: "Karakteri tregon se kush je në të vërtetë. Reputacioni tregon se kush mendojnë të tjerët se je". Thënë ndryshe, jo gjithmon ajo që duket është ajo që është. Shumë herë kam menduar se sa mirë do ishte t'i kisha miq të afërt disa njerëz që i kam dëgjuar me kënaqësi në fjalimet e tyre publike. Më pas kam kuptuar se shumë prej tyre ishin krejt ndryshe në jetën e tyre private dhe nuk ia vlente t'i kishe shokë të afërt.

Në vendet ku punojmë është shumë e rëndësishme të bësh dallimin midis karakterit dhe reputacionit. Marketingu e zmadhon imazhin. Kjo quhet "markë". Qëllimi është që të bindësh konsumatorët se ti je ai që ata mendojnë se je. Fatkeqësisht, disa njerëz mbajnë maska për të fshehur realitetin e qënies dhe personalitetit të tyre.

Kjo ndodh edhe për arësye të justifikueshme psikologjike: turpi, ndrojtja, ndjenja se nuk je i përkryer aq sa duhet etj. Por kur maskat vihen me qëllim për të mashtruar, atëhere problemi merr përmasa serioze. Sidoqoftë, e vërteta del në shesh një ditë. Përgjithësisht njerëzve me karakter nuk iu mungon reputacioni, por e kundërta nuk është gjithmonë e vërtetë. Ja çfarë thotë Bibla:

Mos u gënje nga dukja e jashtme. Tendenca jonë është që t'i vlerësojmë njerëzit sipas perceptimit tonë, mbi bazën e asaj që dëgjojmë dhe shikojmë, por kjo nuk është e saktë. Te 1 Samueli 16:7 thuhet, “Perëndia nuk shikon gjërat që sheh njeriu. Njeriu shikon pamjen e jashtëme, por Perëndia shikon zemrën." Kurse Fjala e Urtë 16:2 shton, “Njeriut i duken të drejta të gjitha rrugët e veta, por Perëndia peshon zemrat".

Ruaj motivimin tënd. Ka raste që mund ta ndjejmë veten fajtorë duke u paraqitur ata që nuk jemi vërtet. Por nëse duam të jemi njerëz me karakter, duhet të kemi kujdes që të mos paraqesim për veten imazhin e saj që nuk jemi. Ruaje zemrën tëndë me shumë kujdes sepse ajo është burimi i jetës."(Fjalë të Urta 4:23).

Individi ideal është një njeri me reputacion të mirë që bazohet mbi forcën e karkterit të tij. Apostulli Gjon na e ka dhën portretin e këtij njeriu. “Për Dhimitrin të gjithë flasin mirë, madje edhe vetë e vërteta” (3 Gjoni 12).

Robert J. Tamasy është nënpresident i Leaders Legacy, Inc., një organizatë jofitmiprurëse me qendër në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran i gazetarisë, ai ka shkruar Tufting Legacies (iUniverse); Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press); dhe është bashkëautor me David A. Stoddard për librin The Heart of Mentoring (NavPress). Për më shumë informacion, shiko www.leaderslegacy.com ose blogjet e tij, www.bobtamasy.blogspot.com and www.bobtamasy.wordpress.com.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për çdo informacion drejtohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim/Pyetje Diskutim

  1. Kur duhet të përzgjedhësh dikë për ndonjë shërbim, sa e vlerëson namin e tij?
  2. A pajtohesh me mendimin se nami dhe karakteri mund të jenë dy gjëra të ndryshme? Pse?
  3. A të ka ndodhur të ndryshosh mendim për dikë mbasi atë njeri e ke njohur nga afër? Si e ke përjetuar këtë proces?
  4. Cilat janë hapat praktike që duhet të ndërmarrësh që të sigurohesh që njerëzit që do punojnë për ty kanë edhe karakterin e duhur dhe që vetë karakteri yt të jetë transparent para tyre?

SHËNIM: Po ta kesh Boblën, mund të shohësh edhe pasazhe të tjerë që lidhen me këtë temë:

Fjalë të Urta 16:5,7,9, 17:3, 20:9,27, 21:2, 22:11; Mateu 5:8, 12:34-37; Marku 7:1-7

0 komente:

Post a Comment