headerphoto

FALENDERIMET NUK JANË RAST PËR TË BËRË KRAHASIME

MANNA E SË HËNËS
19 Nëntor, 2012

Nga Jim Mathis

Thuajse në çdo shoqëri të civilizuar vjen dita për të festuar te vjelat dhe për të falenderuar Perëndinë për prodhimin e mbarë të vitit. Në SHBA, Dita e Falenderimeve ka lidhje me fillimet e kolonializmit. Megjithëse shumica jonë nuk merret me bujqësi, miliona njerëz gjejnë kohën për të falenderuar Perëndinë që na plotëson nevojat tona.

Por kjo ditë ka edhe diçka kërshëruese: Është kollaj të ngatërrohet Falenderimi me Krahasimin. Për shembull, është e zakonshme që të dëgjosh njerëz që thonë: “Jam mirënjohës për gjithçka që kam sepse ka edhe shumë të tjerë që s’kanë fare.” Ose: “ Jam mirënjohës që kam një punë, kur shumë të tjerë janë të papunë.”

Në pamje të parë këto shprehje tingëllojnë vërtet mirënjohëse, por , po t’i shohim me vëmëndje, duket sikur përfshijnë edhe idenë: jemi mirënjohës se, në fund të fundit, nuk jemi si ata NJERËZIT e tjerë. Habitem: si ka mundësi që Dita e Falenderimeve të shndërrohet në fushatë krahasimesh?

Të jesh mirënjohës nuk ka pse të bëjë fare me faktin se je më mirë se disa të tjerë. Mirënjohja ka të bëjë me të qenit i plotësuar në shpirt, në çfarëdo gjëndje që të jesh, pa u krahasuar me askënd.

Kjo ditë i përkushtohet të qenit mirënjohës për ato gjërat e vogla për të cilat ia vlen që të jetosh. Jo vetëm gjëra materiale, por edhe të tilla si shëndeti (ose pasja e shpresës në kushte sëmundje); miqtë dhe njerëzit e dashur të familjes; talentet dhe aftësitë që zotërojmë dhe që mund t’i përdorim në dobi të shoqërisë. Nuk është aspak e shëndetëshme që të shikojmë poshtë, drejt atyre që janë më me pak fat se ne, ose lart, në drejtim të atyre që kanë qenë më fatlume se ne. day should be about being grateful for the small things that make life ëorth living. Not only material

Falenderimi duhet parë më shumë si plotësim shpirtëror personal se sa si kërkim për të gjetëur njerëzit më të pafat se ne. Apostulli Pal ka thënë kështu: Jam mësuar të kënaqem me gjëndjen që jam. Unë e di se ç’do të thotë të jesh nevojtar, di edhe se ç’do të thotë të kesh bollëk. Kam mësuar mësuar sekretin e të qenit të kënaqur në çdo situatë, i nginjur ose i uritur, në bollëk e në nevojë” (Filipjanëve 4:11-12).

E di se koncepti i “të qenit i vetkënaqur” nga shumë njerëz konsiderohet si një koncept negativ. Në fund të fundit a nuk është e ligjshme që ne të përpiqemi gjithmonë për më tepër? Jo domosdoshmërisht. Jezusi iu tha pasuesve të tij: ‘Kini kujdes dhe ruhuni nga lakmitë sepse jeta e njeriut nuk konsiston në mbushullinë e gjërave që zotëron" (Luka 12:15).

Nga ana tjetër, koncepti i “të qenit i vetkënaqur” nuk duhet ngatërruar me konceptin e “vetkënaqësisë” ose mëndjemadhësisë. Sinonime të “të qenit i vetkënaqur” janë fjalët gëzim, lumturi ose paqe me vetveten. Ka të bëjë me njohjen e vetes, vlerësimin e drejtë e të ndrshëm të personalitetit tënd, për atë çka je e për atë çka bën dhe për atë që duhet të bësh.

Për disa ky koncept është i vështirë për t’u gëlltitur, por ai është tepër thelbësor. Duhet ta pranojmë dhe ta dimë mirë se kush jemi dhe ku jemi, të tregojmë kënaqësi dhe mirënjohje për çdo grimcë ajri që thithim si njerëz të gjallë e të shëndetshëm. Më shumë se gjithçka tjetër, Dita e Falenderimeve duhet të jetë ajo ditë e vitit kur ne ndalemi për një cast, për t’i kushtuar Perëndisë falenderime të veçanta për faktin që jemi në këtë jetë dhe që na është dhënë mundësia ta duam dhe të kujdesemi për njeri tjetrin.

Jim Mathis është pronar i një studioje fotografike në Overland Park, Kansas, të specializuar për profile teatrore dhe tregtare dhe drejton një shkollë për fotografi dixhitale. Më parë ai ka qenë menaxher i një kafeneje dhe drejtor ekzekutiv i CBMC në Kansas City, Kansas dhe Kansas City, Missouri.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Ju lutemi adresoni çdo kërkesë te: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Ç’kuptim ka për ty “Dita e Falenderimeve”?
  2. Thuaje ndershmërisht, kur i përkushtohesh falenderimit, për cilat gjëra je më shumë mirënjohës?
  3. A kishe dëgjuar më parë që Dita e Falenderimeve mund të shndërrohej në ditë krahasimesh. Edhe sikur kjo të jetë ashtu, ç’të keqe mund të ketë?
  4. Ç’mendim ke për idenë se falenderimi kërkon vullnetin për të qenë i kënaqur me veten si në kohë të mira ashtu edhe në kohë të vështira?

Pasazhe të tjera nga Bibla që përputhen me përmbajtjen e kësaj teme:

Psalme 30:11-12, 75:1, 92:1-5, 100:1-5; Filipjanëve 1:3-6; 1 Thesalonikasve 1:2-3, 5:16-18

0 komente:

Post a Comment