headerphoto

NGA SE PO LARGOHESH ME KAQ NXITIM – DHE PËR KU PO E MBAN VRAPIN?

MANNA E SË HËNËS
22 Tetor, 2012

Nga Robert J. Tamasy

Në botën e sotme të rrëmujëshme të biznesit duket sikur gjithkush është duke vrapuar me dëshpërim për të mbërritur në destinacion sa më shpejt që të jetë e mundur. Pse po vrpaon? Dhe një pyetje tjetër më e fortë akoma mund të jetë kjo: Për ku po vrapon – dhe nga se po ikën me kaq vrap?

Len, një miku im, i ngriti këto pyetje në një bisedë publike që bëri kohët e fundit. I mora leje që pikat kryesore të bisedës së tij t’i adaptoja në një Manna të së Hënës. Titullin e bisedës e kishte “Katër Cilësitë e Një Njeriu të Perëndishëm” dhe unë mendova se ato mund të kishin vlerë edhe për një biznesmen të Perëndishëm. Megjithëse unë nuk ndaj plotësisht të njëjtin arësyetim, më ndiqni deri në fund sepse këto parime kanë domethënie për të gjithë ne.

Biseda përqëndrohej te një pasazh nga Testamenti i Ri i Biblës, në të cilin apostulli Pal i shkruan dishepullit te tij, Timoteut. Mbasi thekson se “lakmia për para është rrënja e të gjitha të këqiave dhe duke e lakmuar atë fort, disa u larguan nga besimi dhe e tejshpuan veten me shumë dhimbje,” Pali shton: “Por ti, o njeri i Perëndisë, arratisu nga këto dhe ndiq drejtësinë, pëerëndishmërinë, besimin, dashurinë, durimin dhe zemërbutësinë. Lufto luftën e mirë të besimit, rrok jetën e përjetëshme në të cilën edhe u thirre dhe për të cilën ke bërë edhe rrëfimin e mirë të besimit përpara shumë dëshmitarëve.” (1 Timoteut 6:10-12).

Ky pasazh ngre katër pyetje për gjithë liderat e biznesit:

Nga se po largohesh me vrap? Ne mund të duam të largohemi nga shumë gjëra – dështime të mëparshme, detyrime personale, profesionale e madje edhe detyrime financiare; nga përvoja të këqia që kemi kaluar, nga kujtime të hidhura dhe nga situata stresante. Por a tentojmë ne të largohemi nga rrethana që na tundojnë për të bërë kompromise me etikën dhe tradhëtinë e bindjeve tona? Ja pse Krishti i qorton pasuesit e tij te 1 Korintasve 10:14 që …t’i largohen idhujtarisë,” pra nga gjithçkaje që do t’i shmangte ata nga besimi dhe vlerat e vërteta.

Cili është objektivi yt? Ne mund të kemi shumë objektiva në punë disa prej të cilave janë pozitive si gradimet, kontributet e veçanta për firmën etj., por ndodh që mund ta konsumojmë veten duke lakmuar për pushtet dhe plaçkë gjëra që ushqejnë mëndjemadhësinë. A kemi ne si objektiva ato për të cilin Pali nxiste Tiomoteun e ri: “…drejtësinë, perëndishmërinë, besimin, dashurinë, durimin dhe zemërbutësinë.” (1 Timoteut 6:11)?

Përse po lufton? Në rast se njerezit e familjes ose miqte tanë do të ishin në rrezik, ne do të luftonim për t’i shpëtuar ata nga ky rrezik. Shpesh luftojmë për të fituar tregun, por Pali ngre pyetjen: “A luftojmë ne për besimin?”(1 Timoteut 6:12)? A zgjedhim ne që t’i qëndrojmë besnikë bindjeve tona më të thella edhe kur kjo ka kosto të lartë?

Çfarë po mbron? Në botën e biznesit ka shumë gjëra që duhet t’i mbrosh si reputacionin, statusin, garancinë e të ardhurave e deri te një vend parkimi për makinën. Por a jemi ne aq të zellshëm që të mbrojmë edhe gjëra që nuk janë të prekshme, por që kanë vlerën më të madhe? Pali shkroi:… rrok jetën e përjetëshme në të cilën edhe u thirre…” (1 Timoteut 6:12). Puna është se si ta zbatojmë këtë porosi në jetën e përditëshme.

Gjëra interesante për të vrarë mendjen apo jo?

Robert J. Tamasy është nënpresident për Komunikimin i Leaders Legacy, Inc., një shoqatë jo fitimprurëse me bazë në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran në gazetarinë profesioniste prej 40 vjetesh, ai është autor i “Tufting Legacies (iUniverse)”; “Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace” (River City Press) dhe është bashkëautor me David A. Stoddard në veprën “The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential” (NavPress). Për më shumë informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl,

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Ju lutemi adresoni çdo kërkesë te: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. A pajtohesh me mendimin se shumica e njerëzve nëpër punëra janë në një vrap të çmendur edhe kur nuk e kanë fort të qartë se për ku janë drejtuar? Përmend ndonjë vëzhgim tëndin në këtë aspekt.
  2. Aktualisht nga se po largohesh – dhe për ku synon ta mbash vrapin? Pse?
  3. Mendo diçka për të cilën do ishe gati të luftoje. Shpjego motivet pse do të luftoje për atë diçka.
  4. Imagjino sikur në grushtin tënd ke shtrënguar gjërat më të rëndësishme për jetën dhe karierën tënde. Cilat do të ishin ato konkretisht dhe pse i shtrëngon kaq fort. A mendon se brënda grushtit ke edhe gjënë më të vlefshme në botë? Ç’kuptim ka për ty shprehja “të rrokësh jetën e përjetëshme në të cilën je thirrur”?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën dhe dëshiron të lexosh edhe pasazhe të tjerë në lidhje me këtë temë, shiko si më poshtë:

Mateu 6:19-24, 33; Lluka 15:1-10; Filipianëve 3:12-14; 2 Timoteut 2:22; Jakobi 4:7

0 komente:

Post a Comment