headerphoto

KUR PËRFITIMI NUK IA VLEN SAKRFICËN!

MANNA E SË HËNËS
29 Tetor, 2012

Nga Lane Kramer (Lejn Kramer)

Duke kujtuar kryetitujt e gazetave gjatë dy viteve të fundit, vihet re se ka një karakteristikë që përsëritet te liderat kryesorë të bizneseve dhe te kampionët e sportit: rënie drastike të disave prej tyre nga pozitat sociale dhe ato morale që gëzonin më parë, shoqëruar kjo me demaskim publik dhe humbje të pasurive.

Këta kanë qenë shefa të rëndësishëm bankash që u përfshinë në manipulimin e kurseve të parave, përgjegjësa investimesh që kanë rekomanduar investime me konflikt të dukshëm interesi ose edhe drejtori ekzekutiv i një universiteti prestigjioz që pati një skandal moral. Të gjithë këta kanë përfunduar keq. Si pasojë e vendimeve të gabuara që kanë marrë, ata kanë humbur pasuritë e tyre, pozicionet si lidera, respektin e njerëzve, madje edhe lirinë e tyre personale. Kur i kanë marrë ato vendime dhe kanë kryer ato veprime, ata ndoshta kanë kujtuar se nuk do të zbuloheshin kurrën e kurrës.

Po të më jepej mundësia që t’i intervistoja këta ish lidera tani që ata janë krejtësisht të humbur, do t’i pyesja nëse përfitimi që patën nga veprimet e tyre ia vlejti cmimin që paguan, cmimin që po paguajnë tani ose atë që mund të paguajnë në të ardhmen. Shumica e tyre ndoshta do të pranonin që kishin bërë gabim të madh dhe se, nëse do të kishin mundësi për përsëritje të situatave, do të vepronin krejt ndryshe.

Liderat e biznesit kanë si zakon që të mendojnë se mund të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm se kompania është pronë e tyre. Liderat që janë pasues të Jezu Krishtit kanë tjetër qasje. Nuk drejtoj kompaninë time, por kompaninë që është pronë e Perëndisë, i cili ma ka lënë ta drejtoj për një farë kohe. Një ditë Ai do të kërkojë llogari, do të kërkojë të dijë se çfarë bëra unë me kompaninë që ma pati lënë në dorë për ta drejtuar.

Pra, pyetja së cilës ne sot duhet t’i japim përgjigje është kjo: si mund të përgatitemi paraprakisht për të dhënë llogari para Perëndisë për atë ç’ka Ai na besoi? Më lejoni të jap disa sygjerime sa për orientim:

1. A ke vullnetin për të bërë transparent cdo veprim financiar të biznesit tënd dhe për ta lejuar Jezu Krishtin që të shqytrojë çdo dokument e procedurë? A mund t’i japesh Atij shpjegime të qarta e të sinqerta për çdo operacion te biznesit tënd?

2. A ke vullnetin për të lejuar që gruaja jote dhe miqtë e tu t’I hedhin nje sy kalendarit të lëvizjeve të tua gjatë 90 ditëve të fundit e të shohin se ku ke qenë, me kë je takuar, kë ke telefonuar?

3. A ke vullnetin që të lejosh pastorin tënd dhe kishën tënde t’u hedhin një sy vebsajteve që ke vizituar nga kompjuteri yt personal dhe kompjuterat e zyrës?

4. A ke dikë në jetën tënde, të cilit i konfesohesh për jetën tënde personale dhe profesionale?

Në rast se këtyre katër pyetjeve do t’u përgjigjesh me një po të sinqertë, atëhere ka gjasa që ti të jesh në marrëdhënie të mira me Perëndinë. Në rast se jo, atëhere ka ardhur koha që të pendohesh dhe t’i japësh hakën kujtdo që i ke rënë në qafë, para se të pësosh një rënie marramendëse. Në shumicën e rasteve njerëzit do të na falin nëse ata besojnë se vërtetë jemi të sinqertë dhe të gatshëm që ta ndërrojmë rrugën e gabuar.

Një varg në Testamentin e vjetër të Biblës thotë: “Mëkati yt do të të gjejë” (Numrat 32:23). Liderat e biznesit dhe te sportit, të cilëve iu jam referuar, me sa duket nuk e kanë besuar këtë. Por në çdo rast ata janë zbuluar (nga mëkatet e tyre)!

Para se të zgjedhësh “përfitimin” nëprmjet rrugëve të gabuara, mendo për dhimbjen që mund të të shkaktohet më pas.

Lane Kramer është një biznesmen në Dallas, Texas, i cili ka themeluar CEO Institute, një organizatë që ndihmon drejtuesat e lartë të bizneseve që të ndërtojnë kompani të klasit botëror që përputhen me mësimet dhe vlerat e Biblës. Vebsajti i tij është: www.ceoinst.com.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për çdo kërkesë drejtohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Pse kemi zakon të mendojmë se “askush nuk ka për të na marrë vesh” kur me ndërgjegje ndërmarrim një veprim të dyshimtë?
  2. Si mund ta mbash veten në rrugën e drejtë? A ke ndonjë mik të besuar që t’i ve në dukje të metat hapur? Shpjegoje përgjigjen.
  3. A ke vullnetin që t’i thuash PO pyetjeve që shtrohen në këtë Manna duke i dhënë të tjerëve dhe Zotit të drejtën të kontrollojnë veprimet e tua? Pse, ose pse jo?
  4. A beson se në fund të jetës tënde do të duhet të japësh llogari para Zotit për mënyrën se si e ke drejuar biznesin?

SHËNIM: Pasazhe të tjerë biblikë që përputhen me këtë temë:

Fjalë të Urta 10:9, 11:23, 12:19,22, 13:6, 16:2-3, 18:12, 21:2, 22:4, 26:24-26

0 komente:

Post a Comment