headerphoto

LIDERAT EFEKTIVË TRANSMETOJNË VIZIONE TE MËDHA

ANNA E SW HWNWS
1 Tetor, 2012

Nga: Rick Boxx

Kur ime bijë, Megan, tha se donte të bëhej terapiste, unë nuk e dija se cfarë lloj pune ishte kjo dhe se cfarë bënte konkretisht terapisti. Kjo deri ditën që ne morëm pjesë në një sesion të dyerve të hapura të Qendrës Mjekësore të Universitetit Kansasit mbi fakultetin e terapisë…

Drejtoresha mësimore në fillim na përshëndeti të gjithëve, prindër e studentë; pastaj na shpjegoi se puna e nje terapisti është që “të zbulojë ëndërrat e pacientit dhe ta ndihmojë atë të kalojë pengesat që t’i plotësojë këto ëndërra.”

U mrekullova nga kjo tablo e forcës ndikuese që mund të ketë terapisti. Drejtoresha mësimore duhej të ishte patjetër një lidere e mënçur sepse ajo mund t’i binte edhe gjatë, duke përshkruar gjithë detyrat ditore të terapistit, por në vend të kësaj, ajo i frymëzoi dhe i pajisi studentët me një vizion për mënyrat e ndryshimit të jetës. Ajo fitoi kështu edhe përkrahjen e prindërve, të cilët u ndjenë të entusiazmuar për rolin që mund të luanin fëmijët e tyre në ndryshimin për mirë të jetës së njerëzve.

Ka shumë shembuj biblikë për parimin e frymëzimit të ithtarëve me nje vizion të madh për të ardhmen. Te Ligji i Përtërirë 3, për shembull, Perëndia i tha Moisiut: "Por porosite Jozueun, forcoje dhe jepi zemër sepse ai do t’i udhehqë këta njerëz mespërmes (Lumit Jordan) dhe do t’ia bëjë atyre të mundur të trashëgojnë tokën që do të shohësh." Perëndia i kishte dhënë kështu Jozueut një detyrë – Ai i dha vizionin për t’i udhëhequr Izraelitët.

Një lider i dijshëm dhe praktik i frymëzon të tjerët me nje vizion shumë më të madh e më të rëndësishëm se sa përgjegjësitë specifike që kërkon një punë e zakonshme. Mbase e dini historinë e muratorit që po godiste me çekan një copë të madhe graniti duke qenë pjesë e një skuadre ndërtimi diku në Europë. Kur një kalimtar e pyeti se çfarë po bënte, ai u përgjigj: “Po ndërtoj një katedrale!” Ishte njeri me vizion.

Sfida për ne liderat qëndron te mënyra se si e trasmetojmë te të tjerët vizionin; që ata ta ndjenë punën që bëjnë më të madhe se veten e tyre. Pra fillon që nga ne – nuk mund të japësh diçka që nuk e ke, prandaj na duhet që të kemi ne vizion në radhë të pare, në mënyrë që t’ua japim të tjerëve. Ja pse mua më bëri kaq përshtypje përshkrimi vizionar që iu bë punës së terapistit.

Harxhojmë shumë kohë në biznes duke u fiksuar aq shumë pas finishit, luftës për të fituar para, sa shpesh humbasim pamjen e vizionit të madh. Po cili është vizioni yt – si mundet që biznesi të ketë një ndikim pozitiv dhe ndryshim për mirë në jetën e njerëzve që varen prej teje. Ja dy shembuj biblikë:

Bëjau të qartë se çfarë duhet të bëjnë. Kur Jezusi kontaktoi dishepujt e tij të ardhshëm, Atij iu desh që t’i bindëte ata që ta braktisnin punën si peshkatarë. Thjesht, Ai u dha atyre nje përshkrim të ri pune. “Ejani, më ndiqni, dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish”(Mateu 4:19).

Tregoju se si mund të ndryshohet jeta. Aty nga fundi i shërbesës së Tij mbi tokë, Jezu Krishti ia u bëri të krejt të qartë pasuesve të Tij se çfarë duhet të bënin:”…shkoni dhe bëni dishepuj nga gjithë kombet…I mësoni ata që të t’i binden gjithçkaje që unë ju kam urdhëruar (Mateu 28:19-20).

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e "Integrity Moments with Rick Boxx," komente mbi cështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i krishterë. Për të mësuar më shumë mbi Integrity Resource Center ose për t’u rregjistruar tek shërbesa e përditshme e Rick-ut “Integrity Moments”, vizito www.integrityresource.org. Libri i tij me titull “Si të rritësh biznesin pa sakrifikuar integritetin” është një qasje me frymë biblike ndaj të bërit biznes sipas moralit të krishterë.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl.
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Për çdo pyetje drejtohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. Cfarë do të mendoje po të dëgjoje drejtoreshën mësimore të shpjegonte detyrat e terapistit me hollësi. Shpjegoje përgjigjen.
  2. A ke punuar ndonjëherë për ndokënd që të ka bërë që ta shohësh punën tënde në një këndvështrim më të gjerë? Si mendon se vizioni i tij ka depërtuar te ty?
  3. Në vendin ku punon, a ka vizione të kësaj natyre? Pse ose pse jo? Si mendon?
  4. Cilat janë disa nga sfidat që hasin liderat për të dhënë vizionin e madh te punonjësit e tyre?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën dhe kërkon të lexosh më shumë për këtë temë, shikoni pasazhet si më poshtë:

Isaia 60:22; Jeremia 29:11, 33:3; Mateu 17:20; Luka 17:6; Veprat 1:8; 2 Timoteut 2:2,15

0 komente:

Post a Comment