headerphoto

SIKUR T’JA FILLOJA EDHE NJE HERË NGA FILLIMI

MANNA E SË HËNËS
17 Shtator, 2012

Nga Ken Korkow

Nganjëherë më lind dëshira që të kisha mundësinë që ca gjëra në jetë t’i kisha bërë ndryshe.

Po të mundja vërtet, të parën gjë që do nuk do bëja si më pare, do ishte investimi në kohë dhe para për të marrë diplomën e Masterit në biznes. Nuk diskutohet fakti që Masteri në Biznes dhe Administrim ishte edhe kushti që unë fillova punë për herë të pare, ku unë krijova rrjetin tim të marëdhënieve sociale. Pra Masteri më dha mbështetje e siguri, por ai ka ngjashmëri me diplomën që mori dordoleci në filmin e njohur “Magjistari i Oz-it”. Atij nuk i duhej diploma, por i qe mbushur mendja se i duhej vërtet.

Në cështjen e Masterit tim, që shumë lidera e quajnë esencial për çdo karierë, unë kam mësuar shumë gjëra që nuk janë plotësisht të drejta, madje, disa prej tyre janë të gabuara.

Jo, nuk jam Ludist (1) – nuk jam nga ata njerëz që i kundërvihen ndryshimit dhe progresit. Përpiqem të jem sa më realist dhe praktik. Në kërkimin tim të përditshëm të së vërtetës, jam përpjekur të kuptoj se cila ështa ajo gjë që të bën realisht të vlefshëm. Shumica e dijeve që mora gjatë kursit të masterit nuk më hyri në punë. Ja një aspekt: financat.

Në kursin tonë përkufizimi absolut ishte ky: “ Funksioni i biznesit është që të maksimizojë fitimin brenda kornizave të ligjit dhe etikës.” Këtë mësova, këtë besova dhe këtë propagandova.

Më pas u bëra drejtues i disa bizneseve me radhë. Në këtë pozicion i kisha në dorë të gjitha “lodrat”, pra shpërblimet materiale që vinin si rezultat vendosjes së fitimit si prioritet absolut të kompanisë. U bëra jashtë mase i pasur. Megjithatë, duke u përpjekur të “maksimizoja fitimet brenda kornizës së ligjit dhe etikës” dhe duke e gëlltitur pa rezerva këtë lloj filozofie, u shndërrova në një manipulator njerëzish. Humba shumë miqësira të vlefshme dhe për pak sa nuk u ndava nga ime shoqe.

Nuk dua të fajësoj askënd që ka bërë masterin, por tani e kuptoj shumë mirë se si ai kurs trajnimi akademik mund t’i shtrembërojë qëllimet dhe vlerat e njeriut. Që atëhere kam perqafuar diçka shumë më të mirë se masteri. Ç’mund të jetë më e mirë se masteri? Është e verteta absolute realiste dhe praktike që vjen vetëm nga një burim: Bibla.

Po ta shohësh, edhe Bibla flet gjerë e gjatë mbi financat. Në fakt, më shumë flet për to se sa për parajsën dhe ferrin! Ka dy dekada tashmë që jam bërë një student i zellshëm i Biblës dhe kam arritur në përfundimin se ajo përmban më shumë të vërteta dhe parime për udhëhqësi në jetën e përditëshme se sa 1000 mastera sëbashku.

Testamenti i Ri përmbledh gjithë vlerat e të mësuarit dhe të zbatuarit të Fjalës së Zotit: “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe është i dobishëmpër mësim, qortim, ndreqje dhe edukim me drejtësinë, që njeriu i Perëndisë të jetë plotësisht i pajisur për çdo vepër të mirë” (2 Timoteut 3:16-17).

Këshilla ime më e mirë për ju, njerëzit e biznesit është që ta studjoni përditë Fjalën e Perëndisë. Po e bëtë këtë me sinqeritet, me zemër të hapur do të habiteni se sa ju tregon Ajo për jetën dhe për punën tuaj. Pa pikën e dyshimit, mund të them se jua ndryshon jetën.

(1) SQARIM: Ned Ludi ka qenë një personazh anglez i shekullit të 18-të që udhëhoqi punëtorët e tekstileve në një fushatë për shkatërrimin e makinave të tezgjahut me avull, për shkak se, në saje të zhvillimit të tyre, shume fuqi punëtore mbeti pa punë.

Ken Korkow jeton në Omaha, Nebraska, U.S.A., ku shërben si drejtor rajonal për CBMC. Kjo pjesë është adaptuar nga rubrika “Fax of Life” që ai e shkruan çdo fundjave. Përdoret me leje.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Për çdo kërkesë drejtohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. A ke një diplomë masteri ose, a njeh ndonjerin që e ka? Çfarë avantazhesh të sjell një diplomë masteri? Çfarë mendon për përkufizimin se “funksioni i biznesit është që të maksimizojë fitimin brenda kornizave të ligjit dhe etikës?”
  2. A pajtohesh me z. Korkow, ose, a mendon se një diplomë masteri është e domosdoshme për të zhvilluar një karierë të suksesëshme në botën e biznesit dhe atë profesionale?
  3. Çfarë mendon për idenë e shprehur këtu se, të studjosh Biblën, është shumë më e vlefshme se sa të marrësh një Master prestigjioz?
  4. A e dije se Bibla flet shumë për çështjet financiare? Nëse po, a mund të sjellësh ndonjë shembull? Nëse jo, a je kurioz t’i gjesh ata (shembujt) në Bibël? Pse, ose pse jo?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën, mund të shohësh edhe pasazhe të tjerë që lidhen me këtë temë:

Jozueu 1:8-9; Psalme 119:9-11, Efesianëve 2:10, 4:14-16; Kolosianëve 3:16-17,23-24

0 komente:

Post a Comment