headerphoto

KUR PËRFUNDIMI I MIRË DO TË THOTË MOSPËRFUNDIM

MANNA E SË HËNËS
8 Tetor, 2012

Nga Robert J. Tamasy

Gjate Lojrave Olimpike te vjeshtës pamë të përsëritej shpesh nje fenomen: një fillim i mirë nuk garatonte domosdo edhe nje finish të mirë. Vrapuesit që fillimisht ndodheshin në krye të garës, përfundonin më pas nga fundi i saj. Notarë me start të shkëlqyer kaloheshin nga konkurruesit e tyre nga mesi i i pishinës. Gjimnastë që tregoheshin perfekt në pjesën e parë të ushtrimeve, rrëshqisnin nga veglat në pjesën e dytë etj.

Kam shkruar edhe më parë mbi rëndësinë e një finishi të mirë dhe për vështirësitë që paraqet kjo gjë. Të njëjtin fenomen e hasim edhe në punën e përditëshme: drejtues biznesi të suksesshëm që përfshihen në skandale etike. Punonjës të rinj, që dukeshin se do të shkëlqenin në karierën e tyre e që më pas përfundonin me një prformancë pune mediokre. Atëhere, si mund të garantojmë që një fillim i mirë të përfundojë edhe me një finish po aq të mirë? Çelësi i një përfundimi të mirë është që të mos mundohesh të përfundosh gjithçka.

Çfarë do të thotë kjo? Disa njerëz konsiderohen si të zotë për gjithçka dhe të aftë për asgjë. Në thelb kjo do të thote se ata nuk shkëlqejnë në asgjë. Të përfundosh me sukses një diçka kërkon që të kesh një qëllim të qartë të kombinuar me një kuptim të mirë të asaj që je në gjëndje ta bësh mirë dhe asaj që nuk je në gjëndje ta bësh.

Njeriu i suksesshëm, ai që realizon finish të mirë, është zakonish dikush që është në gjëndje të vlerësojë mirë forcat e veta duke investuar në ato drejtime ku këto forca kanë efektivitetin më të mirë. Kjo do të thotë që ca gjëra edhe mund të mos i përfundosh mirë në rast se nuk ke aftësi në atë drejtim ose në rast se nuk ia vlen shumë që të merresh me to.

Për shembull, duke qenë se jam i prirur të shoh gjithnjë tablonë e madhe të gjërave, kam vënë re se më është ndashur ndihma e një personi që të ishte më i vëmendshëm ndaj detajeve. Vite më parë i thashë kështu ndihmësit tim: “Detyra jote është që t’i presësh gjërat e vogla para se ato të humbasin në të çarat e dyshemesë”. Vetë unë e kam problem konstatimin e gjërave të vogla prandaj gjeta dikë që ishte i aftë për ta bërë këtë punë.

Dikush ka thënë, “Për të bërë diçka, ngarko një person që është shumë i zënë me punë”. Por kjo mund të bëjë që t’ia heqësh mundësinë dikujt tjetër. Shkrimtari shpirtëror Oswald Chambers ka thënë: “E mira është armiku i së përkryerës.” Duke e përshtatur këtë thënie për Lojrat Olimpike mund të thuhet se disa prej atletëve pjesëmarrës mund t’i kishin praktikuar mjaft mirë edhe sporte të tjerë, por ata tashmë ishin përqëndruar në një sport të caktuar dhe bënin çmos të dilnin aty të parët. Pra, në vend që të ishin “të mirë” në një sport, ata u bënë të shkëlqyer në një tjetër.

Duke e lidhur këtë fakt me punën, mund të them se si biznesmenë ne mund të bëjmë shumë gjëra të mira. Pyetja shtrohet: cila është më e mira që mund të bëjmë, pra ajo që vetëm ne mund ta bëjmë? Atë duhet të zgjedhim, “më të mirën”. Të “mirat” le t’i bëjnë të tjerët. Ja se çfarë thotë Bibla në lidhje me këtë:

Asnjeherë mos humb objektivin. Duhet ta kemi shumë të qartë në veten tonë se për ku jemi nisur dhe të mos na shmangin nga rruga gjërat e rastit megjithëse mund të jenë tunduese. Kur po afronte koha që duhej të ngrihej në qiell, Jezusi vendosi prerazi që të nisej për Jeruzalem (Lluka 9:51).

Mbaje vështrimin te vija e finishit. Cili është qëllimi yt? Po misioni? Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve të ndihmojnë që të dallosh “të mirën” nga “më e mira” në jetë dhe në punë. Po rend drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndisë në Krishtin Jezus (Filipianëve 3:14).

Robert J. Tamasy është nënpresident për Komunikimin i Leaders Legacy, Inc., një shoqatë jo fitimprurëse me bazë në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran në gazetarinë profesioniste prej 40 vjetesh, ai është autor i “Tufting Legacies (iUniverse)”; “Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace” (River City Press) dhe është bashkëautor me David A. Stoddard në veprën “The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential” (NavPress). Për më shumë informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl,

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Ju lutemi adresoni çdo kërkesë te: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Ç’mendim ke për pohimin, Çelësi i një përfundimi të mirë është që të mos mundohesh të përfundosh gjithçka”? Të duket pak egocentrik ky pohim apo të shërben që të mos humbasësh kohën me gjëra të parëndësishme?
  2. Përse e kishte fjalën Oswald Chambers kur shkroi: “E mira është armike e së përkryerës”?
  3. Cilët janë hapat që duhet të ndërmarrësh që ta çlirosh veten nga tundimet që të dalin në rrugë e sipër?
  4. Si mund të njohësh më mirë forcat e tua dhe t’i maksimizosh ato në vend që të merresh me rregullimin e dobësive?

SHËNIM: Po të kesh një Bibël, mund të shohësh edhe pasazhe të tjerë që kanë lidhje me këtë temë. Për shembull:

Mateu 28:19-20; Lluka 14:28; Gjoni 19:30; Filipianëve 3:10-11; 2 Timoteut 4:7

0 komente:

Post a Comment