headerphoto

TË PRANOSH PASOJAT E VENDIMEVE TË GABUARA

MANNA E SË HËNËS
20 Gusht, 2012

Nga Ken Korkow

Kush është fajtor kur punët na shkojnë keq? Përvoja më ka treguar se jam unë autori i pështjellimeve të mia në jetë. Dhe kjo është e vërtetë edhe për ty. Të gjithë njerëzit janë përgjithësisht vetë fajtorë për një pjesë të mirë të problemeve që iu krijohen.

Jetojmë në një botë ku njerëzit kanë tendencën që, për shumicën e fatkeqësive që iu ndodhin në jetë, të bëjnë fajtor dikë apo diçka tjetër – prindërit, punëdhënësit, ambjentin, shoqërinë, rrethanat etj. Por, në të vërtetë, kur gjërat nuk na shkojnë mirë dhe duam të gjejmë shkakun, mjafton të shohim veten në pasqyrë.

Për shembull, ndodh që blen një makinë dhe pastaj, papritur, ajo nuk të pëlqen më? Ti vetë e zgjodhe, madje në mëndje pate bërë edhe llogaritë për shpenzimet që duhen për mirëmbajtjen e makinës.

Ata që janë të pakënaqur nga martesa e tyre nuk duhet të harrojnë se kanë qenë vetë ata që kanë thënë fjalën “po” kur janë pyetur në gjëndjen civile; madje kanë pasur në mendje edhe një ide paraprake për “mirëmbajtjen” e asaj martese që tashti iu duket e padurueshme.

A je ndjerë ndonjëherë i pakënaqur nga puna? Ki parasysh se vetë e pate vendosur dikur që të hyje në këtë punë dhe po vetë i ke krijuar dalëngadalë kushtet që të ndjehesh i pa lumtur e i pakënaqur.

Gjithnjë e më shumë përvoja më tregon se shumica e pasojave më të hidhura që kam përjetuar, kanë qenë rezultat i vendimeve të gabuara që kam pas marrë më parë. Po si mund ta rregulloj këtë? Të shkuarën nuk e ndreq dot. Mbetet që të jem i kujdesshëm në vendimmarrje për të ardhmen.

Si mund të mësojmë që të marrim vendime të matura në mënyrë që t’i paparijmë një të ardhmeje pa shumë telashe? Ka shumë mënyra, por më e mira nga të gjitha është duke lexuar përditë Biblën. Gjatë këtyre leximeve të përditshme hasa në pasazhin e mëposhtëm i cili ka një përmbajtje të thellë:

Jezusi u tha besimtarëve: "Pse më thërrisni ‘Zot, Zot’ dhe nuk bëni atë që iu them? Çdo njeri që vjen te unë, dëgjon fjalët e mia dhe i zbaton ato, ju them unë se si ngjan: ai ngjan njeriut që kur ndërtoi një shtëpi, gërmoi shumë thellë dhe i vendosi themelet mbi shkëmb. Erdhi një vërshim, përroi u sul mbi atë shtëpi, por s’e tundi dot sepse e kishte themelin mbi shkëmb. Përkundrazi, ai që nuk i dëgjoi dhe nuk i zbatoi, i ngjan njeriut që e ndërtoi shtëpinë në tokë pa themel. Kur iu sul përroi, ajo u shemb menjëherë dhe pësoi një rrënim të madh" (Lluka 6:46-49).

E dëgjoj shpesh thënien: “Të përsërisësh të njëjtën gjë vazhdimisht dhe, çdo here, të presësh përfundime të ndryshme – kjo është çmenduri.” Në se ndihesh mirë aty ku je, vazhdo qëndro aty. Por në qoftë se ke filluar të përjetosh pakënaqësira, të sugjeroj të thellohesh te Bibla, Fjala e Zotit, dhe të bësh atë që të thotë Ai. Kam arritur në përfundimin se, duke qenë se Ai na ka krijuar, vetëm Ai e di se si dhe ku ne mund të funksionojmë më mirë.

Ken Korkow jeton në Omaha, Nebraska, U.S.A., ku shërben si drejtor rajonal për CBMC. Kjo pjesë është adaptuar nga artikujt e serisë “Fax of Life” që ai shkruan çdo javë. Përdoret me lejen e autorit.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Lutemi drejtoni çdo pyetje a kërkesë te: www.cbmcint.org

Reflktim / Diskutim Pyetje

  1. A pajtohesh me mendimin e Z. Korkow se kur jetët tona bëhen kaotike dhe na dalin jashtë kontrollit fajin e kemi kryesisht vetë? Pse, ose pse jo?
  2. A ke njohur njerëz që nuk e pranojnë se e kanë vetë fajin për problemet që iu dalin? Sipas teje, kush janë këta njerëz përgjithësisht?
  3. Si të duket rekomandimi që t’i drejtohesh Biblës për të gjetur ndihmë në marrjen e vendimeve të matura?
  4. Thuaje me sinqeritet, sa i zbaton mësimet e Biblës në situata të ndryshme të jetës së përditëshme?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën, mund të shohësh edhe pasazhe të tjerë që lidhen me këtë temë:

Jeremia 33:3; Efesianëve 2:10; Kolosjanëve 3:16-17, 23; 2 Timoteut 3:16-17; Jakobit 1:5-8

0 komente:

Post a Comment