headerphoto

CILI ËSHTË QËLLIMI YT NË JETË?

MANNA E SË HËNËS
27 Gusht, 2012

Nga Fritz Klumpp

“Dukesh shumë në formë,” më tha trajneri i vrapimit i shkollës së mesme. ”Vetëm se nuk duhet të vraposh kaq gjatë në të njejtin vend!” Ishte kjo mënyra e tij sarkastike për të më thënë se, ashtu si dikush që tundet pa pushim në karriken lëkundëse, stili im i vrapimit demostronte volum pune, por jo ndonjë progres cilësor. Edhe stili ynë i jeteses shumë herë përkon me këtë krahasim. Mund të jemi shumë të zënë me punë, por cili është rezultati? Në qoftë se rezultati është i papërfillshëm, atëhere pse vazhdojmë me të njejtin stil?

Më ka tërhequr pa masë historia e jetës së njeriut që njihet si njeriu më i mençur i të gjitha kohrave: Mbreti Solomon, biri i Davidit dhe mbret i tretë i Izraelit. Solomoni mbretëroi gjatë shekullit të 10-të para Krishtit, në periudhën që u quajt epoka e artë e Izraelit. Ai kreu shumë punë të mira dhe u bë i famshëm por, kur jetës së tij po i vinte fundi, ai e përshkroi esencën e saj si “krejt të kotë” (Predikuesit 1:2,14).

Duke u ndodhur përballë Solomonit dhe veprës së tij madhështore, pyes veten: “Si është e mundur që një njeri i tillë të arrijë në përfundimin se vepra e tij në jetë ishte e pakuptimtë?

Shumë prej nesh fillojnë të bëjnë ndonjë gjë me mendimin idealist se po i japin kuptim jetës së tyre. Përgjithësisht të tërë përfundojnë të zhgënjyer. Këtë e kam parë sidomos te ata që fillojnë kariera ushtarake. Janë idealistë, mendojnë se mund të kontribuojnë për gjëra të mëdha, por realiteti i luftës i çon në deziluzion të plotë. Disa përfundojnë me trauma të rënda psikike. I njëjti fenomen haset edhe në fushën e politikës, por ka plot raste edhe nga profesione të tjera.

Gjithsejcili kërkon që jeta e tij të marrë vlera, ne të gjithë duam që të jetojmë një jetë të kuptimtë. Më kujtohet shpesh thënia e filozofit Blez Paskal në lidhje me “boshllëkun e krijuar nga Zoti “, boshllëk që egziston në zemrën e çdo njeriu. Atë boshllëk mund ta mbushë vetëm Zoti që e ka krijuar. Në librin The Maxwell Leadership Bible, autori i referohet një boshllëku tjetër, boshllëkut që e krijon jeta dhe që mund të mbushet vetëm nga përmbushja e misioneve jetësore.

Përfundimi i Solomonit se “gjithçka është kotësi dhe përpjekje për të kapur erën” (Predikuesit 1:3) i takon punëve që bëhen “nën diell” (Predikuesit 4:7). Pra nëqoftë se qëllimi i dhënies kuptim jetës nuk gjëndet “nën diell” (në jetën mbi tokë), atëhere duhet të kërkojmë diku tjetër; duhet të kthejmë sytë nga qielli, të shohim vetë Perëndinë.

Mentori dhe miku im i vjetër, Joe Coggeshall, më shtynte të shkruaja një “deklaratë mbi qëllimin e jetës”. “Kompanitë e suksesshme”, më thoshte ai, “e kanë nga një deklaratë mbi qëllimet e tyre në biznes dhe në moralin e tij”. “Pse mos kesh edhe ti tëndin?” Më në fund pranova dhe, qysh atëhere, deklarata që shkrova m’u shndërrua në një busull që më orientonte drejt mospranimit të “së mirës” në kërkim të “më të mirës” akoma.

Në variantin e amplifikuar të Biblës, apostulli Pal shkruan: “(qëllimi im i përcaktuar është) që të mund ta njoh Atë (Jezusin); që të mund të njihem me të sa më thellë e sa më nga afër, duke perceptuar, njohur dhe kuptuar (mrekullitë e Tij) më fort e më qartë…” (Filipjanëve 3:10). Ky më duket qëllimi më i arësyeshëm për jetën.

Cili është qëllimi yt? Pse e bën atë që bën? Nëse nuk ke një deklaratë personale për qëllimin tënd në jetë, pse nuk e ke?

Fritz Klumpp dhe e shoqja,, Ann, jetojnë në Ashland, Virginia, U.S.A. Ai ka qenë pilot në marinën amerikane, ka shërbyer gjatë luftës në Vietnam dhe më pas punoi si pilot civil i Delta Air Lines. Për disa vjet shërbeu si drejtor ekzekutiv i CBMC-USA, duke u marrë me biznesin e pasurive të paluajtshme. Vebsajti i tij është http://fritzklumpp.com.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Për pyetje të ndryshme drejtohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim/Pyetje për diskutim

  1. A të ka rastisur në jetë që me gjithë përjekjet e mëdha të mos kesh arritur ndonjë gjë të madhe? Ndoshta po të rastis tani. Ku mendon se qëndron problemi?
  2. Çfarë mendimi ke për atë lloj nënvleftësimi që i bën jetës Solomoni?
  3. Z. Klumpp sygjeron që duhet t’i kushtohet kohë kërkimit të qëllimit në jetë dhe formulimit të tij me shkrim. Si do veprosh ti?
  4. Nëse dikush të pyet sot në lidhje me qëllimin tënd në jetë, si do përgjigjeshe?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën, mund të shohësh edhe pasazhe të tjerë që lidhen me këtë temë:

Fjalë të Urta 6:20-23, 14:12, 17:24, 19:20; Predikuesit 12:9-14; Mateu 5:16, 6:19-21,33

0 komente:

Post a Comment