headerphoto

TË PËRGATITESH PËR T’U NGJITUR NË MAJË

MANNA E SË HËNËS
6 Gusht, 2012


Nga Rick Boxx

Alison Levine bëri një ngjitje spektakolare në majë të Everestit duke shënuar një arritje të paimagjinueshme për ne. Përvojën e fituar ajo e ndau me një audiencë të grumbulluar nën sponsorizimin e korporatës së restoranteve Chick-Fil-A, ku, nëpërmjet një prezantimi multimedial, shpjegoi gjithë proçesin e përgatitjes fizike për këtë ngjitje historike në mal.

Ajo shpjegoi se, pa bërë një parapërgatitje serioze, trupi i njeriut nuk mund ta përballojë presionin atmosferik që krijohet në lartësi të malit Everest. Alpinistët nuk mund t’i ngjiten atij mali menjëherë sapo të vendosin. Më parë duhet ta stërvisin me kujdes trupin dhe gjithë organizmin e tyre.

Fillimisht duhen javë të tëra, gjatë të cilave bëhen ngjitje të pjesëshme në atë që quhet “niveli i parë” i malit për t’u kthyer pastaj në kampin bazë. Më pas bëhet vajtje-ardhja në nivelin e dytë e kështu me radhë. Ky proces vazhdon derisa trupi aklimatizohet dhe bëhet gati për të përballuar gjithë rrugën e vështirë të ngjitjes në majën më të lartë të botës.

Të njëjtat parime që vlejnë për t’u ngjitur në mal, mund të zbatohen edhe në fushën profesionale dhe në atë të biznesit. Ashtu sikundër mali Everest përfaqëson një pikë kulmore për të gjithë alpinistët, edhe bota e biznesit ka Everest-et e veta që duhen pushtuar. Ato mund të jenë ide tunduese, qëllime madhore ose koncepte unike për zhvillimin e biznesit, por sidoqofshin, secila prej tyre kërkon planifikim, trajnim, përgatitje paraprake dhe rezerva financiare.

Njësoj si për përgatitjet e zonjës Levine që të ngjiste Malin Everest, nganjëherë edhe puna jonë duket se është në rënie, në tërheqje e me shumë kthime në “kampin bazë”. Por me këmbënguljen e duhur, kjo ecje para-prapa shndërrohet në stërvitje për pushtimin përfundimtar të majës.

Në kohën e sotme shumë njerëz synojnë suksesin e menjëhershëm dhe duan t’i plotësojnë në moment të gjitha dëshirat që u lindin. Televizioni, shpejtësia e internetit dhe, përgjithësisht, kapacitetet e larta komunikuese të medias sociale, na kanë bërë që të harrojmë se suksesi kërkon kohën e vet të gjatë, durim dhe harxhimin e energjive të konsiderueshme, të cilat më parë duhen grumbulluar.

Gjithnjë e më shpesh e presim suksesin brenda javësh dhe jo brenda vitesh, por po të shohim historinë e biznesit dhe të sipërmarrjeve, do të vemë ré se arritjet e mëdha janë shfaqur pas shumë vitesh të mbushura me mundim e sakrifica, me dështime të njëpasnjëshme, me gabime e ndreqje të tyre . Shumë ide brilante kanë lindur e janë zhdukur pa u vënë në jetë, vetëm e vetëm se bartësit e tyre nuk kanë qenë këmbëngulës për t’i çuar ato deri në fund. Ata nuk kanë dashur të bënin ecejaken e lodhshme nga e deri në kampin bazë, të avanconin e pastaj të tërhiqeshin për të avancuar sërisht, deri sa të ishin mirëpërgatitur për sulmin final.

Bibla e trajton qartë këtë çështje. Për shembull, në Testamentin e Ri, te letra drejtuar Jakobit 1:4, thuhet: "Këmbëngulja duhet ta kryejë punën e vet në mënyrë që ju të jeni të pjekur e të plotësuar, pa ju munguar asgjë." Këmbëngulja është më tepër se qëndrueshmëria, e cila të le në një si pritje të pafund. Të këmbëngulësh do të thotë të kesh një qëllim para teje, një plan për t’ia arritur atij qëllimi dhe përkushtimin për të shpënë deri në fund këtë process.

Në një pasazh tjetër të ngjashëm, Romakëve 5:3-5, thuhet “…vuajtja krijon qëndrueshmëri; qëndrueshmëria karakter; dhe karakteri shpresë. Dhe shpresa nuk zhgënjen…” E rëndësishme është që të përfshihesh në këtë proçes, duke avancuar para e duke u tërhequr pas, derisa të jesh gati për sulmin përfundimtar. Prandaj, nëqoftë se kërkon të ngjitesh në majat e profesionit tënd, filloi përgatitjet që poshtë

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e "Integrity Moments with Rick Boxx," komente mbi cështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i krishterë. Për të mësuar më shumë mbi Integrity Resource Center ose për t’u rregjistruar tek shërbesa e përditshme e Rick-ut “Integrity Moments”, vizito www.integrityresource.org. Libri i tij me titull “Si të rritësh biznesin pa sakrifikuar integritetin” është një qasje me frymë biblike ndaj të bërit biznes sipas moralit të krishterë.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl.

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për çdo pyetje drejtohuni tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. A e dije më parë se, që të ngjitesh në një mal të vështirë si Everesti, alpinistët duhet të parapërgatisin trupin e tyre për ngjitje?
  2. Cila nga përvojat e tua në biznes ose në jetën profesionale, të kujton ngjashmërinë me përgatitjet e alpinistëve për ngjitje të vështira?
  3. Si mendon, pse sot njerëzit nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë kohën dhe energjinë e tyre për parapërgatitje edhe kur ndodhen para një projekti të ri të guximshëm?
  4. Duke përshkruar përgatitjet për ngjitjen e malit Everest, zonja Levine përsërit shpesh idenë e kthimit në bazë pas çdo tentative stërvitore për ngjitje. A ke ti në mendje një “kamp bazë” për strehim kur ndodhesh në fillimet e një projekti? Si mund të shërbejë mardhënia jote me Perëndinë si “kamp bazë”?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën, mund të shohësh edhe pasazhe të tjerë që lidhen me këtë temë:

Fjalë të Urta 6:6-8, 19:2, 21:5, 24:27, 27:1, 28:19; Luka 9:23-25, 14:28-33; Filipjanëve 3:14

0 komente:

Post a Comment