headerphoto

VLERA NJË MENTORI TË MIRË

MANNA E SË HËNËS
16 Korrik, 2012

Nga Jim Mathis

Kur isha nxënës kolegji në vitet 1960, më kishte tërhequr vëmendjen një reklamë që përsëritej shpesh në revistat mbi artin e fotografisë. Reklama bënte fjalë për një laborator ku mund të bëhej zhvillimi i filmave për diapozitiva të tipit Ektachrome me shpejtësi deri në 1600, gjë kjo e padëgjuar deri atëhere. Ky ishte një fakt me shumë rëndësi për shkak se firma Ektachrome e zhvillonte filmin me një shpejtësi të ulët, 160, dhe moda e asaj kohe po shkonte drejt fotografisë me dritë të zbehtë.

Më intriguese akoma ishte adresa e shënuar në reklamë: një shtëpi në Fshatin Prerí (stepa amerikane), në Kansas. Imagjinoja “një shtëpi të vogël në prerí” të ngjashme me atë që paraqitej në një seri televizive të ndjekur të asaj kohe. Emri i laboratorit fotografik ishte "Elgin Smith's Studio 35." Më vonë mësova se Elgin Smith njihej gjërësisht si “ai djali në Kansas që di gjithçka mbi Ektachromin.”

Ku u vendosa vetë në Kansas City më 1971, e kërkova zotin Smith në Fshatin Prerí. Shpejt u bëmë miq dhe, kur hapa laboratorin tim fotografik më 1973, Elgin Smith-i u bë mentori im. Bashkë me të shoqen, Dorothy, më ndihmuan shumë edhe në biznes duke adresuar shumë klientë te unë.

Sa herë që përmendja emrin "Elgin Smith"në mjediset e industrisë fotografike, merrja gjithmonë të njëjtën përgjigje: "Sa njeri i mrekullueshëm!" ose, "Elgin-i është personi më simpatik që mund të takosh."

Ai kishte edhe një karakteristikë tjetër të veçantë: dëshirën për perfeksion. Gjithçka që dilte nga dora e tij ishte e cilësisë më të lartë. Elgin Smith nuk bënte dot ndryshe…

Me kalimin e viteve, vura re se këto karakteristika të Elginit ishin bërë edhe objektivi im. Më vjen mirë kur më përshkruajnë si “burrë i paqëm”. Më pëlqejnë njerëzit dhe bëj përpjekje që edhe unë t’iu pëlqej të tjerëve. Jam gjithashtu edhe rob i perfeksionit si në fotografi ashtu edhe në muzikë, shkrime dhe mardhënie shoqërore.

Duke qenë se jam besimtar, për mua ka vlerë të madhe fakti që këtyre cilësive u kushtohet shumë vëmendje në Bibël. Midis vlerave më të mira të Krishtërimit janë: “dashuria, ngazëllimi, paqa, mirësjellja, mirësia, besnikëria, butësia dhe maturia.” (Galatasve 5:22-23).

Një pasazh tjetër i Biblës u thotë pasuesve të Jezusit: “Pikërisht për këtë arësye bëni çdo përpjekje për t’i shtuar mirësi besimit tuaj, dhe mirësisë diturinë; dhe diturisë maturinë; dhe maturisë qëndrueshmërinë; dhe qëndrueshmërisë perëndishmërinë; dhe perëndishmërisë ngrohtësinë vllëazërore; dhe ngrohtësisë vëllazërore dashurinë.” (2 Pjetrit 1:5-7).

Bibla nënvizon gjithashtu rëndësinë e të punuarit me cilësi të lartë. “Çfarëdo që bëni, bëjeni me gjithë zemër, si për Zotin dhe jo si për njerëzit” (Kolosjanëve 3:23). Për mua këto fjalë duan të thonë se gjithçka duhet ta bëjmë duke përdorur maksimalisht zotësitë tona, njësoj sikur ta kishim Perëndinë prapa shpine që na vëzhgon duke matur sasinë e përpjekjeve që bëjmë për të kryer më së miri punët e caktuara.

Mentori im, Elgin Smith, nuk jeton më, por ndikimi i tij në jetën time është ende i fortë, sidomos nevoja për t’i shëmbëllyer në përpjekjet për të qenë njeri i mirë, i dashur dhe perfeksionist. Ende mendoj për situata të caktuara me të cilat përballem: “Çfarë do të bënte Elgini?”

Jim Mathis është pronar i një studioje fotografike në Overland Park, Kansas, të specializuar për profile teatrore dhe tregtare dhe drejton një shkollë për fotografi dixhitale. Më parë ai ka qenë menaxher i një kafeneje dhe drejtor ekzekutiv i CBMC në Kansas City, Kansas dhe Kansas City, Missouri.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Ju
lutemi adresoni çdo kërkesë te: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. A ke mentor tëndin ose dikë që ka lënë përshtypje të thella te ty? Në rast se po, mundohu ta përshkruash këtë njeri dhe sidomos influencan që ai ka pasur mbi ty.
  2. Cili është personi më i këndshëm që ke takuar? Pse ke këtë mëndim për të dhe, a do deshe që edhe për ty të thuheshin të njëjtat fjalë? Pse, ose pse jo?
  3. Ç’mendim ke për përsosmërinë në punë? A është realiste të mendosh për të në rrethanat e tua konkrete?
  4. 4. Z. Mathis citon Biblën: “…bëjeni si për Zotin dhe jo si për njerzit…” Ç’kuptim kanë këto fjalë? A mund të jetë ky një objketiv praktik për t’u arritur në vorbullat e biznesit të sotëm konkurues?

SHËNIM: Nëse do të doje të shikoje ose të diskutoje pjesë të tjera nga Bibla që kanë lidhje me këtë temë, mund të lexosh pasazhet si më poshtë:

1 Korintasve 13:4-7; Efesianëve 4:31-32; Kolosjanëve 3:12-14; Fjalë të Urta 21:5, 22:29, 27:18

1 komente:

Web Designing said...

I recently came across your blog and have been reading along. Nice blog. I will keep visiting this blog very often.

Post a Comment