headerphoto

KËRKESA PËR DIVIDENTË

MANNA E SË HËNËS
9 Korrik, 2012

Nga Robert J. Tamasy

Kushdo që merret me investime e ka të qartë konceptin e dividentit (pjesa e të ardhurave që vjen nga investimi). Një nga pikat e forta të shitjes së të ashtuquajturve “plane për sigurimin e jetës” ka të bëjë me sasinë e dividentëve që përcaktojnë vlerën e sigurimit. Edhe kur investojmë në fondet e përbashkëta, priremi nga dëshira për të marrë të ardhura sa më të shpejta pikërisht prej dividentëve.

Por ne rendim edhe mbas një lloj tjetër dividentësh. Për shembull, ne mundohemi të krijojmë mardhënie përfitimi reciprok me klientët, kolegët, furnitorët dhe nganjëherë edhe me konkurrentët tanë, me shpresën se këto mardhënie do të na japin “dividentët e tyre” të përfitimit në formën e rritjes së produktivitetit.

Ne investojmë orë të gjata pune nëpërmjet të cilave synojmë që të demonstrojmë vlerat tona në sy të punonjësve, drejtuesve dhe antarëve të bordit të ndërmarrjes. Shpresa jonë është që puna dhe përkushtimi të na shpërblehen në formën e kualifikimit profesional, rritjes në përgjegjësi, të autoritetit dhe rrogës.

Por ka edhe lloje të tjerë “dividentësh” që nuk llogariten dot me anë të mënyrave matematikore si shitje, blerje etj. I tillë është, për shembull, investimi në përgatitjen fizike individuale nëpërmjet një ngrënieje të balancuar dhe ushtrimeve të caktuara. Ky lloj investimi na jep dividentë që kanë të bëjnë me mirëqënien personale jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë shpirtëror, mendor e social.

Pra kemi të bëjmë me dividentë që qendërzohen te vetja jonë. Duam gjithmonë që të sigurojmë të ardhura për investimet që bëjmë si në pará ashtu edhe në kohë, energji apo talente. Por a mund të marrim dividentë edhe nga procese investimi që qendërzohen te dhënia - dhe jo te marrja?

Po, mundet. Ndaj edhe Jezusi na mëson, “Ka më shumë bekim te dhënia se sa te marrja” (Veprat e apostujve 20:35). Ja disa mënyra praktike se si mund të sigurohen dividentë të këtij lloji:

Fjalë inkurajuese. Në një kohë kur rrethohemi nga negativiteti, disa fjalë të mirëzgjedhura, pozitiviste për një kompliment, një vlerësim për punën, dhe dhënia e mesazhve të sigurisë kur dikush është në vështirësi, mund t’i ngrenë peshë zemrat e njerëzve. “Njeriu ndjen gëzim kur jep përgjigjen e duhur dhe sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur!” (Fjalë të Urta 15:23). “Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe derman për kockat” (Fjalë të Urta 16:24).

Fjalë ngushëlluese. Kur dikush është në vëshirësi dhe i dhemb shpirti një fjalë ngushëlluese i kthen atij forcën dhe shpresën. “…kështu ne mund të ngushëllojmë ata që janë në çfarëdo vështirësie me ngushëllimin që ne e kemi marrë te Perëndia” (2 Korintasve 1:3-7).

T’i qëndrosh tjetrit pranë. A që janë më të moshuar kanë urtësi e mençuri. Duke u bërë mentorë ata ndihmojnë të tjerët me mësimet që kanë nxjerrë nga jeta e tyre “Hekuri mpreh hekurin, ashtu edhe një njeri mpreh tjetrin” (Fjalë të Urta 27:17).

Të tregohesh solidar. Një punë që duket e pamundur për një njeri të vetëm bëhet shumë më e lehtë kur për rezultatin e saj kujdesen shumë vetë. “Dy janë më mirë se një i vetëm sepse ata marrin shpërblim të mirë për punën e tyre…një litar tresh nuk këputet aq shpejt” (Predikuesit 4:9-12).

Robert J. Tamasy është nënpresident për Komunikimin i Leaders Legacy, Inc., një shoqatë jo fitimprurëse me bazë në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran në gazetarinë profesioniste prej 40 vjetesh, ai është autor i “Tufting Legacies (iUniverse)”; “Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace” (River City Press) dhe është bashkëautor me David A. Stoddard në veprën “The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential” (NavPress). Për më shumë informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Ju lutemi adresoni çdo kërkesë te: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Kur mendon për “dividentë,” çfarë të vjen në mëndje?
  2. A je dakord me idenë se dividentë të caktuar mund të përftohen duke u kujdesur për nevojat e të tjerëve më shumë se për të tuat? Pse, ose pse jo?
  3. Jep një shembull për ndonjë veprim tëndin që, papritur, të ka dhënë dividentë. Shembulli mund të jetë nga çdo fushë, që nga ajo financiare deri te ngushëllimi që mund t’i kesh bërë dikujt. Si je ndjerë?
  4. “Ka më shumë bekim te dhënia se sa te marrja “… Ç’kuptim kanë këto fjalë për ty?

SHËNIM: Nëse e ke Biblën, mund të shohësh edhe pasazhe të tjerë që lidhen me këtë temë:

Fjalë të Urta 3:27-28, 11:24-25, 18:16, 20:15, 21:14, 22:9, 25:11; Gjoni 3:16; Efesianëve 4:29

0 komente:

Post a Comment