headerphoto

TË NJOHËSH MIRË DELET E TUA

MANNA E SË HËNËS
2 Korrik, 2012

Nga Rick Boxx

Një anketim i bërë nga një rrjet profesional i drejtuesve ekzekutivë zbuloi se shumë prej tyre nuk i njohin punonjësit aq mirë sa mendojnë se i njohin. Për shembull, gati 10 përqind e drejtuesve që u anketuan u përgjigjën se drejtpeshimi punë-jetë iu intereson më shumë se çdo gjë tjetër dhe shumë pak prej tyre mendonin se e njëjta gjë vlen edhe për punonjësit e tyre.

U pyetën edhe shumë punonjës dhe doli se për ta drejtpeshimi punë-jetë ishte dy herë më i rëndësishëm se sa për shefat e tyre.

Bazuar në mospërputhshmërinë e rezultateve të anketimit, mund të mendohet se liderat e biznesit duhet të bëjnë më shumë përpjkeje që të kuptojnë psikologjinë dhe nevojat e punonjësve të tyre.

Në Testamentin e Ri të Biblës, Jezusi ka vënë në dukje rëndësinë që ka për liderat pasja e mardhënive sa më të afërta me pasuesit e tyre. Duke bërë një krahasim të huazuar nga blegtoria, Jezusi thekson kështu te Gjoni 10:14, "Unë jam bariu i mirë; I njoh delet e mia dhe delet e mia më njohin mua."

Nga vëzhgimet e veta personale, Jezusi kuptoi se sa të hutuara dhe të pashpresa mbeten delet pa pasur kujdesin dhe vigjilencën e bariut. Jezusi e njihte mirë tufën e deleve të Tija dhe e dinte se edhe ato kishin nevojë ta njihnin Atë. Duke e zbatuar këtë parim në vendin e punës, del se është shumë e rëndësishme që t’i përkushtojmë kohën dhe energjinë e duhur njohjes nga afër të burrave dhe grave që punonë për ne. Por edhe ata e kanë të nevoshme të na njohin më mirë ne.

Di shumë shembuj që tregojnë se si drejtues të rëndësishëm biznesi gjejnë kohën, disa minuta çdo ditë, për t’i takuar punonësit në vendet e tyre të punës. I pyesin për vete e për familjet e tyre, bisedojnë, njihen më mirë dhe, në fund të fundit, janë në gjëndje ta vlerësojnë më saktë njeri tjetrin edhe për çështje që kanë të bëjnë me aftësitë profesionale.

Një pasazh tjetër i Biblës nga Testamenti i Vjetër jep një analogji shtesë për kujdesin ndaj deleve. Këto vargje na japin një shkas të mirë ppër të qenë sa më të zellshëm në proçesin e nohjes së njerëzve që janë bashkëpuntorët tanë:

“Përpiqu të njohësh mirë gjëndjen e deleve të tua dhe ki kujdes për kopetë e tua; sepse pasuritë nuk zgjasin përgjithmonë dhe asnjë kurorë nuk vazhdon për të gjithë brezat. Kur hiqet bari i thatë dhe del bari i njomë e mblidhet forazhi i maleve, qengjat do të të furnizojnë me rroba, kurse dhitë me atë që vlen çmimi i një are. Do të kesh plot qumësht dhie për të ushqyer familjen dhe të për të mbajtur shërbëtoret e tua” (Fajlë të Urta 27:23-27).

Njohja e “gjëndjes së kopeve të tua” – pra i njerëzve, bariu i të cilëve ti je – ndihmon në rritjen e produktivitetit, në kryerjen mirë të detyrave nga gjithsecili dhe në faktin që punonjësit janë të kënaqur që kontribuojnë përditë për mbarëvajtjen e biznesit tënd.

Prandaj, në rast se je në një post drejtues, do të ishte mënçuri nga ana jote që t’i kushtoje kohën e duhur për të njohur sa më mirë njerëzit që të rrethojnë në punë. Takohu me ta,pyeti, dëgjoji me vëmendje dhe jepu atyre mundësinë të të njohin. Ndoshta kur je tepër i me punë kjo mund të duket si humbje kohe, por përfitimi që del nga investimi i kohës tënde për njerzit është i pallogaritshëm.

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e "Integrity Moments with Rick Boxx," komente mbi cështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i krishterë. Për të mësuar më shumë mbi Integrity Resource Center ose për t’u rregjistruar tek shërbesa e përditshme e Rick-ut “Integrity Moments”, vizito www.integrityresource.org. Libri i tij me titull “Si të rritësh biznesin pa sakrifikuar integritetin” është një qasje me frymë biblike ndaj të bërit biznes sipas moralit të krishterë.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl.
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Për çdo pyetje drejtohuni tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. Nëse je në ndonjë post drejtues, sa mendon se i njeh punonjësit e tu? Po ata sa të njohin ty?
  2. Çfarë hapash duhet të ndërmarrësh qysh sot në mënyrë që të njohësh më mirë vartësit e tu? A mendon se ia vlen ta bësh këtë gjë? Pse ose pse jo?
  3. Pse mendon se Bibla përdor krahasimet me tufat e dhenve dhe me barinjtë për të përshkruar mardhëniet midis liderave dhe pasuesve të tyre?
  4. Si mendon se mund të përfitohet nga mirëkuptimi dhe njohja reciproke brenda stafit të ndërmarrjes tënde?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën, shiko edhe pasazhet si më poshtë që lidhen me këtë temë:

Fjalë të Urta 18:15, 19:20, 20:5, 24:5-6, 27:17, 28:2; Predikuesit 4:9-12; Mateu 7:12

0 komente:

Post a Comment