headerphoto

‘MË E MIRA ENDE PRITET TË VIJË’

MANNA E SË HËNËS
25 Qershor 2012

Nga Fritz Klumpp

“Në rast se dua të jem në një nivel me të tjerët, duhet të dëgjoj me vëmëndje gjithçka thotë profesori në mësim.” Të tilla mendime më rrotulloheshin nëpër kokë vite më parë teksa studjoja në fakultetin e inxhinjerisë në Akademinë Detare të USA. Më kujtohen sidomos vështirësitë që ndjeja, por më kujtohet edhe kolegu im Paul, i cili nuk para e vriste mendjen shumë. Përveç të tjerash ai shkruante edhe muzikë gjatë orëve të mësimit! Më vonë e kuptova se mendja e Paulit punonte me një stil ndryshe nga mendjet tona.

Paul Robert Kleindorfer, i cili me dashuri thirrej “Moisiu” nga shokët e tij të Akademisë Detare Amerikane, ishte njeriu më i shkëlqyer që kam njohur. Në akademi kishte ardhur nga North Judson, Indiana, U.S.A. dhe u dallua menjëherë, jo vetëm në lëndët mësimore, por edhe si atlet, muzikant e korist. Ai mbahet mend edhe për natyrën e tij të qeshur e plot humor.

Pas diplomimit, Mojsiu u caktua oficer në ushtri. Ime shoqe, Ann, dhe unë e vizitonim shpesh në Pensacola, Florida ku, ndërsa unë trajnohesha si pilot i forcave ajore detare, ai ndiqte kursin special në Bazën Ajrore, Eglin. Këto qenë rastet e fundit që do ta shihja Mojsiun edhe për shumë vite të tjerë.

Sot, Mojsiu, ose më saktë, Dr. Kleindorfer, është një profesor i shquar i teknologjisë dhe menaxhimit të biznesit në “INSEAD, Business School for the World”. Ai është gjithashtu profesor i merituar i shkencave të administrimit në “Wharton School of Business” në Universitetin e Pensilvanisë, dhe bashkëpunon me “Carnegie Mellon University”, “The Massachusetts Institute of Technology”, “The Wharton School”, dhe me disa institute kërkimore-shkencore. Ka botuar më shumë se 25 libra dhe shumë e shumë artikuj shkencorë.

Hera e fundit që u takova me Mojsiun ishte në festën e 50 vjetorit të kursit tonë të Akademisë Detare. Pikërisht atëhere Mojsiu na tha se ai vuante nga një sëmundje që njihet me emrin Sëmundja e Lou Gehrig-u (sklerozë laterale amiotrofike, ose SLA), një sëmundje e cila prek qelizat nervore të trurit dhe shtyllës kurrizore që kontrollojnë lëvizjen e muskujve.

Qysh atëhere ai jeton në Paris bashkë me të shoqen dhe njoftimet për shëndetin e tij i kemi pasur të rralla, por kohët e fundit ai dërgoi një e-mail. Sëmundja e tmerrshme kishte përparuar aq shumë saqë ai tashmë nuk ishte i zoti i vetes dhe të gjitha shërbimet bazë ia bënin të tjerët.

Ai e përfundonte e-mailin me këto fjalë, “E mira më e madhe pritet të vijë.” Nuk di në më ka ndodhur ndonjëherë që të frymëzohem e të prekem aq shumë sa ç’më ndodhi me këto fjalë shprese të Mojsiut. Vetëm ai që e njeh Perëndinë mund të flasë me kaq siguri për të ardhmen.

Bibla thotë: “Dhe kjo është dëshmia: se Zoti na ka dhënë jetën e përjetëshme, dhe se kjo jetë është në Birin e Tij. Ai që ka Birin ka jetën: ai që nuk e ka Birin e Zotit nuk e ka jetën” (1 Gjonit 5:11,12). Kumti i këtij pasazhi për mua është se në planin e përjetshëm të Perëndisë për ne, në fund të fundit, rëndësinë kryesore nuk e kanë arritjet tona në jetë, por marrëdhënia jonë e qëndrueshme me Jezu Krishtin.

Po të ishe në gjëndjen e Paulit, a do thoshe dot, “E mira më e madhe pritet të vijë”?

Fritz Klumpp dhe e shoqja, Ann, jetojnë në Ashland, Virginia, U.S.A. Ka qenë pilot i marinës amerikane dhe ka shërbyer në luftën e Vietnamit. Pas largimit nga ushtria punoi si pilot për linjën ajrore civile Delta Air Lines. Për vite me radhë ka mbajtur postin e drejtorit ekzekutiv të CBMC-USA, duke punuar njëkohësisht në biznesin e pasurive të paluajtshme. Vebsajti i tij është http://fritzklumpp.com.

CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Për çdo kërkesë apo ndryshim adrese drejohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. Ç’mendim ke për personazhin e suksesshëm të sjellë nga Fritz Klumpp?
  2. Si ndjehesh kur dëgjon për njerëz të talentuar që hasin vështirësi të mëdha në jetë?
  3. Si mund ta ruash optimizmin kur ndodhesh para vështirësive dhe një të ardhmeje aspak premtuese për zgjidhjen e tyre?
  4. Në mbyllje të kësaj “Manna të së Hënës,” Z. Klumpp pyet nëse je ndodhurnë situate të ngjashme si ajo e Paulit dhe nëse je në gjëndje të thuash me sinqeritet ‘Më e mira pritet të vijë’? Pse ose pse jo?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën mund të shohësh edhe pasazhe të tjerë që lidhen me këtë temë si më poshtë:

Isaia 41:10; Jeremia 29:11-13; Romakëve 5:1-5, 8:28-29; 2 Korintasve 12:7-10; Jakobi 1:2-8

0 komente:

Post a Comment