headerphoto

SI MUND TA NJOHËSH MIRË DIKË?

MANNA E SË HËNËS
18 Qershor, 2012

Nga Robert J. Tamasy

Për të pasur sukses në biznes duhet të njohësh njerëzit: “Unë i njoh klientët e mi.” “Unë i njoh punonjësit e mi, stafin tim etj”. Por a i njohim vërtet?

Në punë e sipër krijojmë lidhje të rregullta me shumë njerëz, të cilët i kemi të përfshirë në planet dhe projektet tona. Gjatë ditës shkëmbejmë mesazhe dhe email-e me individë të ndryshëm. Shpesh dimë diçka mbi ta – karierën, aftësitë, mënyrën si sillen e vishen, llojin e makinës që përdorin dhe disa nga dëshirat e tyre personale. Por a do të thotë kjo se ne i njohim mirë ata?

Jeta sot karakterizohet nga mardhënie të sipërfaqëshme midis njerëzve: komunikimi zhvillohet me e-maile, përshëndetje rastësore, mesazhe e letra biznesi. Edhe kur punojmë sëbashku për të realizuar ndonjë projekt, arrijmë t’i njohim kolegët pjesmarrës vetëm në aspektin e tyre professional në lidhje me projektin në fjalë.

Përparimi i teknologjisë ka rritur produktivtetin, por dëmin e ka paguar shoqëria dhe solidariteti njerëzor. Nuk mund të njohim këdo në mënyrë të hollësishme dhe, madje, kjo nuk është e nevojshme, por pasja e një synimi për të forcuar mardhëniet me disa njerëz të caktuar është diçka e dobishme që, në fund të fundit, ndihmon edhe në punën e përditshme.

Çuditërisht, një faktor kyç për krijimin e një marrëdhënieje të fortë është kundërshtimi reciprok. Kur gjërat shkojnë mirë, gjithsekush mund të quhet “mik”, por kur lindin vështirësitë dhe vinë momentet e stresit, del në pah natyra e vërtetë e njerëzve, sido që të jetë ajo, e mirë ose e keqe. Të përkrahësh njeri tjetrin në të tilla momente është pikërisht mënyra për të forcuar marrëdhëniet shoqërore. Ashtu sikundër thuhet te Predikuesit 4:12, “Një njeri mund të mposhtet, por dy mund të rezistojnë. Një litar tresh nuk këputet aq shpejt.”

Kjo qëndron edhe në kuptimin shpirtëror. Ne mund të pretendojmë se “e njohim” Perëndinë, por nëse kjo njohje kufizohet vetëm me faktin se ne besojmë se Ai do t’u përgjigjet lutjeve tona ashtu siç duam ne, atëhere kjo nuk është njohje e vërtetë. Një miku im thotë shpesh, “Perëndia është i mirë vazhdimisht”. Kjo thënie nënkupton edhe ato momente kur gjërat nuk shkojnë ashtu sic dëshirojmë ne. Ja disa mendime mbi Perëndinë që shprehen në Bibël:

Të dish mbi Perëndinë. Edhe një vështrim sipërfaqësor mbi botën që na rrethon është i mjaftueshëm për të marrë informacion të bollshëm për Perëndinë. Pra “të dish” mbi Perëndinë është fare e lehtë: “sepse që nga krijimi i botës, cilësitë e padukshme të Perëndisë – fuqia e tij e përjetëshme dhe natyra e tij hyjnore – kanë qenë të dukshme dhe të kuptueshme në saje të gjërave që janë kryer, ndaj njerzit nuk kanë se si të shfajësohen” (Romakëve 1:20).

Përkushtim për ta njohur Perëndinë. Megjithëse mund të dimë gjerësisht mbi Perëndinë, ta njohësh atë vërtet kërkon vendosmëri dhe përkushtim. Ja si e përcakton apostulli Pal qëllimin e tij në jetë: “(Qëllimi im është) që ta njoh Atë – që gjithmonë e më teper të njihem me Të, sa më afër e sa më thellë, duke njohur, kuptuar dhe ndjerë (mrekullitë e Personit të Tij) më fort dhe më qartë (Filipjanëve 3:10, versioni i amplifikuar).

Ta njohësh dhe të besosh në Perëndinë. Të njohësh Perëndinë do të thotë të besosh se Ai i di më mirë se sa ty nevojat e tua dhe se kërkon gjithnë të realizojë më të mirën për ty: “’Sepse unë i di planet që kam për ju’, thotë Zoti, ‘plane që ju të begatoheni dhe jo të dëmtoheni, plane për t’ju dhënë një shpresë dhe një të ardhme’” (Jeremiah 29:11).

Robert J. Tamasy është nënpresident për Komunikimin i Leaders Legacy, Inc., një shoqatë jo fitimprurëse me bazë në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran në gazetarinë profesioniste prej 40 vjetesh, ai është autor i “Tufting Legacies (iUniverse)”; “Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace” (River City Press) dhe është bashkëautor me David A. Stoddard në veprën “The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential” (NavPress). Për më shumë informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Ju lutemi adresoni çdo kërkesë te: www.cbmcint.org


Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Cili është personi që ti e njeh më mirë? Pse të vjen në mend pikërisht ai person? Cilat janë arësyet që ti e njeh kaq mirë atë?
  2. Cilët janë faktorën që ndikojnë në proçesin e njohjes së dikujt në thellësi prej teje? A ka ndonjë rëndësi të veçantë që t’i njohësh mirë njerëzit, sidomos në vendin e punës?
  3. Kur thua, “E njoh Zotin,” ç’kuptim ka kjo për ty?
  4. Çfarë këshillash mund t’i jepje dikujt që kërkon ta njohë mirë Perëndinë?

SHËNIM: Nëse e ke Biblën, shiko edhe pasazhe të tjerë që lidhen me këtë temë:

Psalme 100:1-3, 139:1-6,23-24; Gjoni 10:1-18, 14:6-7, Gjoni 15:1-8, 17:3; 1 Gjoni 5:11-15

0 komente:

Post a Comment