headerphoto

KUR JETA (DHE PUNA) TREGOHEN TË PADREJTA ME TY

MANNA E SË HËNËS
11 Qershor, 2012

Nga Ken Korkow

Megjithëse nuk kam dëshirë ta pohoj, shpesh nxehem me Perëndinë për një fakt të thjeshtë: Ai nuk m’i plotëson dëshirat!

Mundohem të bëj më të mirën dhe shoh se edhe të tjerë kështu veprojnë. Megjithatë, shpesh gjëndemi të gjithë sëbashku para një mali me telashe e fatkeqësira në një kohë që, ata, të cilët shohin vetëm interest e tyre, pavarësisht nëse këto interesa janë të drejta apo të shtrembëra, ia dalin mbanë më kollaj se ne. Jeta e tyre rrjedh shumë më e qetë.

Po ti, a ke vënë re se që të jesh i drejtë duhet të vetsakrifikohesh shumë? Ne fermën e familjes time në Dakotën e Jugut, ime shoqe, Lizi, ka vendosur një parrullë të madhe ku shkruhet: “Sikur në jetë të sundonte drejtësia, kuajt duhej të vraponin gjysmën e kohës që vrapojnë sot.”

Ja ku qëndron gabimi im: arësyetoj duke e reduktuar veprimin e Perëndisë në një formule të thjeshtë: Po veprove drejt, duhet të marrësh shpërblimin me drejtësi (pra të sigurosh një jetë të qetë e pa telashe.)

Ky lloj arësyetimi është i gabuar. Perëndia nuk është thjesht një formulë sepse, po të ishte e tillë, duhej ta çanim rrugën e jetës me llogaritje dhe jo me besim. Nuk mund ta shmangim dhimbjen. Dhimbja është pjesë e jetës dhe Perëndia e përdor atë shpesh në dobinë tonë. Së fundi, ne nuk arrimë t’i kuptojmë veprimet e Perëndisë sepse, po të mundnim t’i kuptonim, Perëndia nuk do kishte për ne madhështinë që ka.

Kohët e fundit kam dëgjuar disa thënie të komentuesit të Biblës, Henry Blackaby, mbi vargjet 2 Timoteut 3:12 – "Të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus do të përndiqen." Ja si e komenton Blackaby këtë pasazh:

"Jeta me perëndishmëri nuk t’i shmang vuajtjet. Apostulli Pal ka thënë se, sa më pa mëkate ta çosh jetën, aq më shumë ka gjasë që të përndiqesh. Sipas Palit, "njerëzit e këqinj e mashtrues do të bëhen keq e më keq" (2 Timoteut 3:13). Në një kohë që bota gjithnjë e më shumë po përqafon mëkatin, njerëzit po i largohen devocionit ndaj Perëndisë. Errësira nuk e do dritën. Sa më shumë jeta jote ndriçon praninë e Krishtit, aq më shumë kundërshti do të ndjesh nga forcat e errësirës.

"Natyra jote Krishtlëvduese është një sfidë ndaj atyre që i rebelohen sundimit të Krishtit. Ndodh që je penduar për një mëkat duke ndërmarrë kështu një tjetër hap përafrimi drejt Perëndisë. Dhe, pikërisht, kur je duke pritur bekimin e menjëhershëm të Tij, në vend të bekimit të vjen goditja e forcave të errësirës.

“Përndjekja mund të të bëhet edhe prej atyre të krishterëve që mund t’i kenë keqkuptuar arësyet dhe motivet e tua. Ti vertet i je bindur Perëndisë, por nëse veprimet e tua hasin në kritika e kundërshti, mos u dekurajo në rrugën tënde të drejtuar nga Perëndia. Apostulli Pal ia ka bërë të qartë të perëndishmëve se do të vuajnë persekutimin. Mos u habit kur persektimi të ndodh edhe ty.

"Kjo botë që kryqëzoi Birin e Perëndisë s’ka se si të mos jetë armiqësore ndaj kujtdo që jeton në saje të fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Madje persekutimi është prova më bindëse se jeta jote i përngjan asaj të Krishtit. Jezusi e tha se bota e urrente Atë, Shpëtimtarin, prandaj edhe dishepujt e tij do të keqkuptohen e do të keqtrajtohen(Gjoni 15:18)."

Ken Korkow jeton në Omaha, Nebraska, U.S.A., ku shërben si drejtor rajonal për CBMC. Ky shkrim është adaptuar nga seria “Fax of Life” që ai shkruan çdo javë. Përdoret me lejen e tij.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Ju lutemi adresoni çdo kërkesë te: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Si ndjehesh kur vepron në atë që ti e konsideron mënyrë të drejtë dhe nuk gjen shpërblimin e merituar? Inatosesh dhe e mendon jetën si të padrejtë? Shpjegoje përgjigjen.
  2. Pse është gabim të presësh që jeta të jetë e qetë dhe pa telashe?
  3. Z. Korkow thekson se shpesh Perëndia e përdor dhimbjen në dobinë tonë. Ku e ka fjalën? A të ka ndodhur që vështirësitë e hasura në jetë të të kenë ndihmuar për forcimin e karakterit?
  4. A të kanë persekutuar ndonjëherë për shkak të besimit? Si je ndjerë? Si shprehet persekutimi në vendin e punës?

SHËNIM: Ja edhe disa pasazhe të tjerë nga Bibla që lidhen me këtë temë:

Fjalë të Urta 4:18-19, 21:15, 24:19-20, 28:5, 29:16; Romakëve 5:3-5; Jakobi 1:2-4

0 komente:

Post a Comment