headerphoto

GJETJA E SHKAKUT

MANNA E SË HËNËS
4 Qershor, 2012

Nga Rick Boxx

Vite më parë një miku im po më ankohej për disa punonjës me rëndësi të firmës së tij që i pati pushuar nga puna. “Ishin të gjithë idiotë”, tha ai. “Askush nuk më dha atë që prisja prej tyre.”

Mbasi ia dëgjova gjithë hollësitë për të metat e punonjësve të vet dhe duke e ditur sëmundjen e perfeksionizmit nga e cila vuante miku im, e kuptova se ku qëndronte problem i vërtëetë. Dukej qartë se problemi nuk kishte të bënte me ish punjonjësit, por me personin që i kishte marrë ata në punë.

Sapo miku im i dha fund sharjeve për ish punonjësit e tij, unë u përpoqa të mos mbaja qëndrim kur i thashë: “Në gjithë këtë histori unë e gjeta shkakun e problemit”. Ai e kuptoi menjëherë se e kisha fjalën për të. Vendosi ta përdorte këtë këndvështrim timin për të rishikuar edhe një herë mënyrën e tij të vlerësimit të punës së të tjerëve. S’ka shumë kohë që më falenderoi për refuzimin tim të sjellshëm për të mos pranuar të bëhesha pjesë e vërjejtjeve të tij disi të nxituara për punonjësit.

Unë edhe mund të rrinja i qetë e të dëgjoja ankesat e mikut tim pa i dhënë ndonjë mendim, por ndjeva se duhej doemos që ai ta shihte problemin e vet nga një këndvështrim tjetër. Megjithëse nuk është gjithmonë e lëhtë që të bësh kritikë konstruktive pa rrezikun që tjetri të mbetet i ofenduar, nganjëherë një qortim me takt e dashmirësi është zgjidhja më e mirë.

Fjalët e Urta 28:23 në Testamentin e Vjetër të Biblës na mësojnë: "Kush qorton dikë, ka për të gjetur pastaj favor më të madh se sa ai që përdor gjuhë lajkatare."

Situata të tilla kanë edhe një element tjetër – shkallën e vullnetit të palës tjetër për të pranuar qortimin dashamirës dhe për ta pasur atë parasysh në veprimet e mëtejshme. Miku im mund ta kishte anashkaluar vërejtjen time se ishte ai shkaku kryesor për dështimin e ish punonjësve të tij. Por ai, me përulësi, e vlerësoi atë që i thashë dhe e vuri vëth në vesh. Ja disa mendime të tjera nga Libri i Fjalëve të Urta mbi qortimin dhe korrigjimin:

Vullneti për t’u korrigjuar të çon drejt suksesit. Qortimi i sinqertë është një formë disipline sepse personi që thotë fjalët korrigjuese zakonisht ofron ndihmë për t’i gjetur një zgjidhje të arësyeshme problemit ku mund të përfitojë kushdo që përfshihet në të. Fjalët e Urta 10:17 thonë: “Kush i ve mend disiplinës tregon rrugën e jetës, por kush nuk pranon të korrigjohet i nxjerr nga rruga të tjerët. ” Fjalët e Urta 13:18 shtojnë: “Mjerimi dhe turpi do të vijnë mbi atë që injoron disiplinën, por ai që pranon të korrigjohet do të nderohet.”

Mungesa e vullnetit për të marrë parasysh një qortim dashamirës është budallallëk. Në punën e përditëshme, shpesh jemi aq të përfshirë nga problemet sa nuk arrijmë ta shohim zgjidhjen. Prandaj vetëm një mik i besueshëm mund të na japë informacionin e duhur që ne nuk e vemë re dhe të na ndihmojë për zgjidhjen e problemeve, qoftë edhe nëprmjet qortimit dashamirës. “Kush e do disiplinën do diturinë, por ai që urren kritikën është budalla.” (Fjalët e Urta 12:1).

Një qortim në kohën e duhur mund të shmangë pasoja shkatërruese. Në rast se je duke ngarë makinën në rrugë të panjohura dhe rrezikon të biesh në ndonjë kanal, të duhet patjetër dikush nga ajo zonë që të të parlajmëroi për rreziqet. Kjo vlen edhe për rastet kur ndodhesh në prag të marrjes së vendimeve me pasoja shkatërruese. “Mësimet e të urtit janë burim jete, që e shmangin njeriun nga leqet e vdekjes” (Fjalë të Urta 13:14).

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e "Integrity Moments with Rick Boxx," komente mbi cështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i krishterë. Për të mësuar më shumë mbi Integrity Resource Center ose për t’u rregjistruar tek shërbesa e përditshme e Rick-ut “Integrity Moments”, vizito www.integrityresource.org. Libri i tij me titull “Si të rritësh biznesin pa sakrifikuar integritetin” është një qasje me frymë biblike ndaj të bërit biznes sipas moralit të krishterë.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl.
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Për çdo pyetje drejtohuni tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. Si reagon përgjithësisht ndaj qortimeve? A merr menjëherë pozicion mbrojtës apo mendon qetësisht se si të korrigjohesh? Shpjegoje përgjigjen.
  2. Duke e parë këtë temë nga këndi i kundërt, sa e lehtë - ose e vështirë – është të qortosh dikë tjetër kur ai person është duke bërë një gabim. Po munde, jep një shembull.
  3. Pse mendon se "Kush qorton dikë, ka për të gjetur pastaj favor më të madh se sa ai që përdor gjuhë lajkatare”? Është e vërtetë kjo? Pse ose pse jo?
  4. Cilin nga vargjet e tjerë të përmendur e gjen më të përshtashëm për veten tënde?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën, mund të lexosh edhe vargje të tjera që kanë lidhje me këtë temë:

Fjalët e Urta 9:8-9, 13:1, 27:5; Predikuesit 7:5; Lluka 17:3-4; 1 Timoteut 5:1; 2 Timoteut 3:16, 4:2

0 komente:

Post a Comment